Mendime
Ibrahim Kabili: Një Nol "i dytë" i duhej sot shqiptarisë
E merkure, 02.03.2022, 08:09 PM
Një Nol "i dytë" i duhej sot shqiptarisë
Nga
Ibrahim Kabili
Asnjëherë
nuk duhet dhe nuk mundet të flitet në shkallën sipërore. Duhet të ketë dhe
"përjashtime", mendoj unë... E ky përjashtim duhet bërë për Fan
Stilian Nolin. Për Nolin e madh me përmasat e shqiptarisë, për Nolin si një
figurë poliedrike... Si mësues i historisë mua personalisht më ka tërhequr
shumë figura e Nolit. Ai më ka frymëzuar me veprimtarinë e tij, ka qenë për mua
modeli më i mirë i atdhetarit të gjithanshëm, i vënë përjetësisht në shërbim të
kombit të tij. Për të është shkruar e
rishkruar shumë. Eshtë shkruar gjatë dhe me detaje nga studiues të nivelit të
lartë, shqiptar dhe të huaj, nga historianë, studiues të gjuhës dhe letërsisë,
të artit, muzikës, kulturës, telogjisë etj. Për Nolin kanë shkruar e dhënë
kontribut për Të dhe veprën e tij, profesor Nasho Jorgaqi, Efthim Dodona, Vehbi
Bala, Alfred Uçi, Sinan Kamberi, Avni Spahia, Behar Shtylla, Eqerem Bej Vlora,
Shpëtim Sala, Estela Hoxha etj. Emëruesi i tyre i përbashkët ishte se:- Noli qe
dhe do mbetet një figurë e madhe poliedrike që gjithë jetën e tij i'a kushtoj
kombit të tij... Ai ishte dhe shkrimtar, poet, përkthyes, gazetar, orator,
politikan, filozof, teolog, muzikant, poliglot etj. Një Nol "i dytë"
i duhej sot shqiptarisë. Kam parasysh fjalimin e tij në Lidhjen e Kombeve...
Pyetjes se çfarë kishte bërë L.Kombeve për paqen? Noli i përgjigjiet me shprehjen
Shekspiriane: - "Fjalë! Fjalë! Fjalë!", asgjë më tepër nënkuptimi,
duke i shtuar nga shqipja e bukur e tij: "Flluskë
sapuni"...Pavarësisht se ai qe më i debatuari dhe pati shumë
"kritika"... E çfarë rëndësie ka kjo... Ndodh shpesh kjo me vendet
dhe popujt e vegjël... A nuk po ndodh edhe sot?... E pavarësisht kësaj fjalimi
i tij qe brilant dhe i'a hoqi maskën të mëdhejve... Ky qe vetëm një aspekt në
fushën e politikës dhe oratorisë së tij. Ai nuk qe vetëm i tillë, por qe një
figurë shumëdimensionale, një erudit që vështirë se mund ti vijë kombit të tij,
një tjetër, si Ai...
Në
trajtimin e këtij shkrimi krahas jetës dhe veprimtarisë së Nolit, më shumë do
vihet në dukje veprimtaria politike e tij...
Ai
lindi në Ibrik - Tepe më 6 janar 1882. Lindi një familje të thjeshtë shqiptare
me tradiita patriotike dhe atdhetare. Pasi mori mësimet e para, vazhdon
arsimimin e mëtejshëm dhe mbaron; Gjimnazin grek në Andrianopojë më 1900,
Shkollën Mbretërore Italiane më 1901, Shkollën e Lartë të Mbrëmjes në Boston më
1908, Universitetin e Harvardit në vitin 1912 me rezultate të shkëlqyera, në
vitin 1935 në moshën 53 vjeçare regjistrohet dhe mbaron Konservatorin "Nev
England" në Boston dhe u diplomua. Noli vazhdojë të studiojë edhe në
vijimësi deri në fund të jetês së tij duke u cilësuar si - "Studenti i
përjetshëm". Ai gjatë viteve të shkollimit dhe në mënyrë audidakte arriti,
si askush tjetër, të mësonte dhe fliste 14 gjuhë, si; greqisht, anglisht,
latinisht, rusisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht, turqisht, italisht,
arabisht, norvegjisht, danisht, etj. Pra në këtë aspekt idhte një poliglot i
paarritshëm.
Aktiviteti
dhe veprimtaria e tij e shtrirë në kohë qe e gjërë dhe shumëdimensionale. Ndër
ngjarjet më kulmore ku ai kontribojë, ndër të tjera përmendim: Në vitin 1903
shkoi në Egjipt duke punuar si mësues i greqishtes. Përktheu veprën e Sami
Frashërit -"Shqipëria ç'ka qenë, çështë dhe çdo të bëhet". Në vitin
1906 shkon në Amerikë dhe ndihmon në organizimin e bashkimin e shqiptarëve. Në
vitin 1908 u shugurua prift dhe i bënte meshat në gjuhën shqipe. Në vitet 1909
- 1911 botoi gazetën "Dielli". Më 28 prill 1912, së bashku me të
madhin tjetër Faik Konica, ishte një ndër themeluesit kryesor të Shoqatës
Panshqiptare "Vatra". Në mars të vitit 1913, mori pjesë në Kongresin
Shqiptar të Triestes organizuar nga Konica. Mbajti për herë të parë meshën në
gjuhën shqipe në Shqipëri më 10 mars 1914. Më 1915 u bë përsëri redaktor i
"Diellit". Në vitin 1917 u bë përsëri kryetar i "Vatrës".
Në vitin 1918 themeloi dhe botojë ne anglisht revistën "Adriatiku".
Më 24 mars Noli u emërua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA. Më
4 korrik 1918 Noli merr pjesë në konferencën e Virxhinias, organizuar për
popujt e shtypur, dhe takohet atje me Presidentin Amerikan Udro Uillson. Fal
Uillsonit Shqipërinë e shpëtoj nga
copëtimi. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare
në Amerikë. Ai arriti dhe e shkëputi kishën tonë nga Patriarkana e Stambollit
duke themeluar Kishën Autoqefale Shqiptare... Më 1920 Noli u zgjodh kryetar i
delegacionit shqiptar që do merrte pjesë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Falë
Nolit dhe delegacionit tonë Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve më 17
dhjetor 1920. Për periudhën 1921-1923, Noli u zgjodh deputet i Kolonisë së
Amerikës në Parlamentin Shqiptar. Në
vitin 1923 Noli u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit. Më 27
dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës. Noli në qershor 1924, udhëhoqi
Revolucionin e Qershorit dhe u bë kryeministër i Shqipërisë. Pas
kundrarevolucionit të dhjetorit të organizuar nga Zogu e bashkëpuntorët e tij,
me mbështetjen e fuqishme nga
Mbretëria Jugosllave dhe pazaret
e saj me Zogun, Noli jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht në mërgim.
Fillimisht në Evropë pak kohë dhe për gjithë jetën në Amerikë. Atje, Ai,
ushtroi një aktivitet të gjatë dhe të gjithanshëm në Shoqërinë "Vatra, dhe
gjithë shqiptarët e Amerikës duke bërë shembulli dhe modeli më i mirë i tyre...
Kjo veprimtari qe e gjatë, e gjithanshme, shumë dimensionale, e lloit të tij "noliane", që filloi atje në
fillimet e viteve '30 deri kur mbylli sytë, më 13 mars 1965. Vdekja e tij u
prit me dhimbje dhe trishtim të madh nga vatranët, diaspora kudo që ishte,
gjithë shqiptarët, miqtë dhe dashamirësit e tij shqiptar dhe të huaj... Në
ditët e mortit, në ato post mortium, për Nolin pati vlerësime me fjalët më
sipërore të fjalorit të bukur të shqipes. E natyrisht njerëz si Noli, janë të
vdekur "të gjallë", janë të pavdekshëm.
Bazuar
në të dhënat e dokumentuara dhe shkrimet dhe studimet e cituara më lart në mënyrë
shumë të shkurtuar u mundova të paraqes disa të dhëna të shkurtëra nga jeta dhe
veprimtaria e Nolit. Kam mendimin se sa do të shkruash për Të, pothuajse nuk ke
thënë asgjë. Asgjë pasi krijimtaria dhe veprimtaria e tij ngjajnë me
"madhësinë" dhe "vëllimin" e ujit oqeanik... Sado që ky ujë
pëson lëvizje dhe kalon nga një gjendje fizike në tjetrën, ai mbetet i njëjtë
në madhësi dhe vëllim. Kështu ndodh edhe me Nolin, e madh shqiptar, sa më shumë
kalojnë vitet, aq më tepër krijimtaria e tij mbetet edhe më aktuale se kurrë...
Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë duke lexuar shkrimet e tij. Ai mbi 45 vjet
pati një krijimtari të gjerë në prozë, poezi, shkrimet historike, përkthimet e
tij të shumta, shkrimet kritike, përkthime kishtare, etj. Noli ka lënë të shkruara
mbi 40 libra, një pasuri e madhe dhe me kjo, për brezat që pasojnë... Eshtë
vështirë ta pasqyrosh këtë krijimtari, është pothuajse e pamundur ta hedhësh në
një shkrim të tillë, dhe modest nga ana ime.
Unë
në këtë shkrim jam munduar të paraqes disa nga vlerat; intelektuale,
patriotike, historike dhe atdhetare të Nolit. Parë në këtë aspekt, unë nuk mund
të rri pa shtuar diçka, për veprimtarinë e tij politike gjatë Revolucionit të Qershorit 1924. Eshtë
paradoksale që ky Revolucion i drejtuar kundra feudalizmit dhe feudalëve, dhe
që i hapte rrugë zhvillimit të kapitalizmit, sot mohohet dhe thjeshtohet vetëm
si, kryengritja e qershorit 1924. Natyrisht këto të fundit janë histrianë, edhe
me zë, kanë edhe mendimet e tyre...
Në
këndëvështrimin tim Noli ka marrë pjesë dhe ka dhënë kontributin e tij të vyer
në disa kthesa histotike dhe rrejedhimisht edhe në politikë. Ai i ngjiti
shkallët e "karierës" së tij në politikë si; diplomat, deputet,
ministër dhe kryeministër.
Një
kontribut të madh si politikan ai ka dhënë në:
??Antarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
??Në diskutimin dhe mbrojtjen e çështjes së
kufijve.
??Fuqizimin e opozitës dhe parlamentarizmit në
Shqipëri.
??Veprimtarinë e tij të gjithanshme në mbrojtje të
interesave kombëtare, gjatë kthesave të historisë së saj.
??Hartimin e programit të reformave që do
ndërmerrte qeveria e tij.
??Dhënjen e leksioneve për shtetin, kombin e
çështjen kombëtare dhe bëri gjithçka për të.
Ai
qe deputet në Parlamentin e Shqipërisë në periudhën e viteve 1920-24. Ishte një
periudhë e paqëndrueshme politike dhe qeveritë bien një e nga një, në afate të
shkurtëra kohore. Nga lufta e egër dhe e pamoralshme për pushtet, brenda 4
viteve ranë shumë qeveri... Opozita me Nolin të organizuar edhe në parti dhe
grupime politike kishin programin e tyre. Ky program qe në thelb kundër
feudalizmit dhe u mbështet fillimisht nga fshatarësia, nga vegjëlia... Kjo do
binte ndesh me kastën e vjetër të feudalëve dhe pronarëve të mëdhej të tokave.
Programi
i Qeverisë së Nolit përmbante:
1-Çrrënjosjen
e feudalizmit.
2-Përmirësimin
e kushteve në bujqësi ndoshta duke bërë një "reformë" agrare sipas
"modelit" të tij.
3-Forcimin
e autoritetit të shtetit.
4-Çarmatimin
e popullsisë.
5-Organizimin
e sistemit arsimor.
6-Futjen
e Kapitalit të huaj etj.
Ky
program qe ambicioz dhe shumë i parakohshëm për shoqërinë shqiptare dhe për më
tepër për klasën politike heterogjene e cila u pozicionua kundra tij... Ndër
shkaqet e dështimit të tij, Noli e thekson shumë këtë fakt... Pavarësisht
vështirësive Noli në një kohë afër 6 mujore, arriti të:
1-Bënte
disa reforma në arsim.
2-Bëri
disa përpjekje për reforma në drejtësi.
3-Përmirësoj
disa ligje në legjistacion.
4-Bëri
një politikë të jashtme por nuk pati rezultat. E akuzuan si bolshevik pasi
kishte ardhur në pushtet me revolucion...
Më
24 dhjetor 1924 Qeveria e Nolit ra. Disa nga shkaqet e dështimit qenë:
1-Humbi
besimin e fshatarësisë pasi nuk arriti të bëjë reformën agrare që u kishte
premtuar atyre.
2-Dështimi
i tij për të bërë të mundur njohjen e Qeverisë prej shteteve të tjera.
3-Ndërhyrja
e jashtme e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe mbështetja e Zogut prej saj.
4-Nuk
mundi të bëjë zgjedhje të përgjithshme, që të fitonte ndoshta, dhe ta bënte
qeverinë të ligjshme.
5-Nuk
arriti të bëjë reformat e duhura.
6-Pati
një qeveri heterogjene.
7-Nuk
arriti që të zbuste diferencat e mëdha ekonomike dhe përmirësonte nivelin në
mënyrën e jetesës së shtresave shoqërore të kohës
8-Përpjekjet
për të vendosur marrdhënie diplomatike me BS patën një ndikim negativ.
Pavarësisht dështimit të Revolucionit të Qershorit në shumë tregues të tij,
mund të themi se ai pati dhe vlerat e tij. Ky është mendimi im i palëkundur.
Kjo gjë më ka motivuar në vite për ti shpjeguar me zell këto tema mësimore deri
tek ardhja e kundërrevolucionit zogian. Noli dhe Zogu janë shkolla të
kundërta...
Parë
dhe vlerësuar në këndvështrim e përgjithshëm mund të themi se Noli është një
figurë me përmasa të madha kombëtare. Filozofia e tij sot do të apelonte:
1-Të
rikthehet autoqefalia kishës shqiptare.
2-Të
respektohen fqinjët por mos tu bëhet asnjë lëshim atyre.
3-Të
mos lejohet asnjë coptim i ri i Kosovës.
4-Të
ketë një unitet dhe bashkëpunim
mbarshqiptar.
5-Të
mos lejohet dëmtimi i gjuhës standarte shqipe.
6-Të
gjithë politikanët në trevat shqiptare të bashkëpunojnë për çështjen shqiptare
dhe të udhëhiqen nga interesi i madh kombëtar.
Ibrahim Kabili
Tiranë më 27.02.2022