Mendime
Nexhat Bexheti: Sulmi mbi vetveten
E enjte, 03.03.2022, 06:51 PM
SULMI
MBI VETVETEN
Nga
Nexhat Bexheti
Sa
po dola nga një kafene shisha bar,mu duk vetja se jam i persekutuar nga ndonjë
vendim i gabuar gjyqësorë. Muzika e lëshuar jashtë decibelëve të normuara,jo
vetëm kjo po edhe ritmi i muzikës,thuaje
se me çekan në kokë të vërsulet dikush,jo vetëm kjo por edhe ritmi i këngës dhe
teksti me sharje dhe fyerje, në dallim prej meje ,sepse vetëm unë nuk konsumoja
tym me Nargile.Klientela tjetër me Nargile ishin futur në ndonjë botë virtuale
të tyre.
I
traumatizuar nga kjo skenë ecja përreth mureve të godinave të cilat i kanë uzurpuar
trotuaret dhe pista e hollë si vijë gjarpërore,ku kalimtarët me dashje apo pa
dashje fërkohen me byrila me kalimtarët
tjerë në rrugët gjarpërore të qytetit tim.
Ashtu
në mjegullimin e mendimeve më përqafoi një mendim,nga që mbrëmë e ndoqa me
vëmendje një dabat televiziv, të ftuar disa analistë dhe do politikanë.Nuk u
indinjova nga mosdija që çfaqën këta,por u indinjova nga niveli i ulët i
komunikimit reciprok,mungonte dukshëm kultura komunikative,sepse kishte
ndërhyrje grindëse gjat dialogut.Toleranca e kohës akademike u rënua, silleshin
sikurse gjendeshin në arenë të toreadove,me bikat spanjol. thosha me veten time
,se këta debatues athua vallë janë shpellar,sikur nuk vin nga qendrat
urbanistike. Edhe debati u mbyll pa ndonjë konkluzë që ti ngjajë së paku një
mesazhi për zgjidhjen e krizave sociale, shkencore dhe kulturore.Debati më futi
në depresion,ngase reflektimi i
shkathtësive politike i shembi
kriteriumet,e krijimtarive shkencore të lartësuara,mbi aktualitetet e krizave
shoqrore.
Kaosi
intelektual,unë mendoj se ndikohet nga kaosi urbanistik,kaosi në
solidarizim,kaosi në nivelin mësimor në shkolla dhe universitete,kaosi politik
pasi në skenë politike i kemi votuar dudukat,posedojmë një lepezë kaose tjera
të cilat na e idhtuan jetën,sidomos rinisë.
I
zhytur në mendime të kota, dhe nuk shihja për reth,më kapi për krahu një mik i
vjetër,hë çka shkon kokë varur, fare nuk vëren se kalojnë pranë teje njerëz të
cilët të përshëndesin e ti s’ua var veshin,oh jo jo se pa dashje u futa në një
filozofi të imponuar nga rethi e jo nga unë. Po nga kështu, ja deri te
varrezat, të keqen unë, më trishtove ç’punë ke atje, jo vetëm të shkoj deri te
përmendorja e babit ta shoh ditën e vdekjes se e kam haruar,sepse duhet një
verifikim të patundshmërisë, si ore i marë a harohet dita e vdekjes së
babait,një herë vdes babai ajo duhet të, të gdhendet në memori. Ik shporu,ore sklerotik se nuk i pranoj bisedat
e tilla.
Eh më duket se sot e kanë vendos të më çmendin
dukurit anomalive. Ecja rrugës gjarpërore me ritëm të ngadalësuar dhe përsëri
në mendime, sa po e çova kokën ja aty pranë u çfaq djali i hallës,u
përshëndeta, hë nga ja ke m’sy a vjen në vizitë tek unë,aha me gjithë
dëshirë,por kam njëqindmijë obligime tjera, si more që sa vite akoma s’ke kthye
një muhabet ta bëjmë, gjithashtu, edha janë humbur mysafirët e pas darkës, si
qyqarë e kalojmë natën. Jo patjetër duhet të plotësoj disa aplikacione për
gruan,fatkeqsishtë ja kam haruar emrin
gruas, e s’më kujtohet po jam nisur deri te familja e
gruas, sepse gruaja gjendet jashtë që disa vite, dhe duhet shpejtë aplikacionet
për ta vazhduar misionin atje, hë more torollak bishti i kacisë për ty, e disa të tjerë a jetohet kështu
çfarë jete bëni. Shporru nga sytë, mjaft
se edhe mua më futët në koshin tuaj
torollak. Do shkoj e të mbyllem në shpi që mos të takoj rini demokratike, të
harxhuar dhe të shprazët nga ideologjitë e shëndosha,i ka sulmuar koha dhe nuk
ka se kush ti mbrojë,sistemi i mirëpret,nuk
i ngjallin reaksione dhe kundërshtime,negacioni i negacionit nuk
funksionon. Nuk u buçet gjaku i turbulluar, opiumi i popullatës i jep efektet
pozitive për rendin shoqërorë
demokratik.
Shumica
e budallenjve e udhëheqin pakicën e mençur, deri sa do zgjatë kjo dukuri se di
dot,koha punon, po për cilin do ta tregoje vet koha.