Mendime
Ibrahim Kabili: Presidenti i Ukrainës i dha shpresë popullit të vet dhe leksione perëndimit
E enjte, 03.03.2022, 08:59 PM
Presidenti i Ukrainës i dha shpresë popullit të vet dhe leksione perëndimit
Nga
Ibrahim Kabili
Njerëzit
e mëdhej e tregojnë veten në kohë të vështira. Në këto momente nga gjiri i
popullit dalin edhe herojtë e vet. Ato marrin situatën në dorë dhe bëhen
interpretët më të mirë të tij. Kështu ndodhi edhe me Presidentin e Ukrainës,
Zelensky. Askush nuk e besoi në fillim se ky do të organizonte një qëndresë
dinjitoze përballë një armiku të madh dhe jo të barabartë me të. Ai në
funksionin e presidentit të Ukrainës e mori situatën në dorë dhe e shpëtoi
Ukrainën dhe popullin nga asgjësimi i shpejtë i saj... Vendi u shkel nga
ushtria e fuqishme e "carit" rus, Putinit. Sot është dita e tetë e
luftës në Ukrainë. Pasojat luftës të shkaktuara nga ushtria ruse janë të rënda
dhe shumë tragjike. Bombardime të tmerrshme, qytete të rrënuara, godina të
shkatërruara, mbi një milion njerëz të larguar nga Ukraina. Mbi 600 ukrainas të
vrarë midis tyre shumë fëmijë, civilë dhe njerëz të pafajshëm. Nga luftimet, raketimet dhe bombardimet, disa qytete dhe objeket janë në
flakë. Pamje dhe panoramë rrënqethëse!
Po përse gjithë kjo tragjedi? Kundër kujt drejtohet kjo? A u mor në fillim
seriozisht Putini? Natyrisht u bënë shumë përpjekje diplomatike nga liderët
botëror për ndaljen e luftës por pa
rezultat. Fatkeqësisht Putini nuk u ndal me diplomaci dhe vazhdoj luftën në
Ukrainë. Lufta u drejtua kundra Ukrainës
dhe popullit paqedashës të saj. Luftën e ideoi, organizoi dhe po e drejton vetë
Putini. Ai dëshiron të "rikthejë" Perandorinë e Madhe Ruse apo BRSS-në. Për "realizimin" e kësaj
ai nuk kursen asgjë... Nuk kursen dhe popullin e njëgjaku me rusët,
ukrainasit... Kësaj radhe ai bëri llogaritë gabim dhe shpresoj se shpejt do ti
vijë edhe disfata. Kjo varet nga mbështetja e mëtejshme e Fuqive të Mëdha ndaj Ukrainës...
Mendoj
se humbja e Putinit në këtë luftë, pavarësisht kohës që do ndodhë është e
sigurtë, pasi:
?Lufta
e Rusisë është e padrejtë, grabitqare, pushtuese.
?Nuk
u mbështet nga bashkësia ndërkombëtare por u dënua prej saj.
?Putini
u braktis nga shumë aleat të tij.
?Ndeshi
me organizimin, mobilizimin, rezistencën dhe qëndresën heroike të popullit të
ukrainës dhe udheqësve të saj.
?Ushtria
ruse, pavarësish epërsive ushtarake në të gjitha aspektet, është mbërthyer nga
paniku .
?Lufta
e Putinit në Ukrainë nuk mbështetet nga populli rus, intelektualët, opozita dhe
shumica e njerëzve atje.
?Sistemi
despotik i tij, është inferior ndaj demokracinë, ndaj duhet t'ia lëshoj vendin
asaj.
Agresori
gjatë këtyre tetë ditëve në Ukrainë ka pësuar humbje të mëdha. Humbje të mëdha
në forca ushtarake. Numri i të vrarëve në radhët e ushtrisë armike është i
madh, mbi
6000
forca. Ka humbje të jashtëzakonshme në shkatërrimin e armëve dhe mjeteve
luftarake.
E
gjithë kjo falë luftës së drejtë të Ukrainës, rezistencës së saj ushtarake,
mobilizimit të popullit dhe optimizmit e besimit të lartë në fitore. Ukraina
gjatë kësaj luftë zbulojë dhe fitojë heroin e gjallë të saj, presidentin
Zelensky. Ai i doli zot vendit me qëndresën unike, motivimin dhe drejtimin e
luftës. Jo vetëm kaq pasi ai i dha leksione edhe perëndimit... lndividët në
kohë vështira bëjnë diferencën dhe vihen në krye të kombit të vet...
Pavarësisht se si do të rrokullisen ngjarjet, presidenti po e udhëheq
mrekullueshëm popullin e tij. Shpresoj që delegacioni ukrainas të mos lëshojë
pe në bisedimet e sotme me rusët, që ende janë në vazhdim...
Falë
qëndresës dhe "leksioneve" të dhëna:
?OKB-ja
miratoi me 141 vota pro rezolutën për ndalimin e luftës nga Rusia dhe tërheqjen
e ushtrisë së saj.
?Perëndimi
më në fund u bë bashkë, foli me një zë kundër Putinit, dhe përshkallëzojë më
shumë sanksionet ndaj tij.
?Embargo
e vendosur në të gjithë sektorët e ekonomisë po funksionon më mirë, dhe nga
dita në ditë ajo po e dobëson Rusinë.
Lind
pyetja: - Si do të zhvilloheshin ngjarjet nëqoftëse Ukraina nuk do të bënte
rezistencë? Çdo të ndodhte nëse ajo do të kapitullonte shpejt ashtu siç e
kishte planifikuar, Putini? Rreziku edhe tani është evident. Putini dështojë
atje me planin e tij rrufe të kapitullimit. Kjo qe një fitore e madhe për
Ukrainën. Përse jo, edhe për perëndimin? Rreziku qëndron ende për atje për Evropën, dhe aq më
shumë për Ballkanin... Ndaj Evropa dhe Perëndimi duhet të ndërhyjë! Ne të
vërtetë luftimet janë përqëndruar në Ukrainë... Në rast se perëndimi nuk do të
marrë masa të tjera për Ukrainën, "ujkut" rus do ti shtohet
"oreksi". Prehë e tij, druaj se, do të jetë Ballkani... Dora e
zgjatur e Putinit në Ballkan është Serbia dhe Vuçiçi. Fakti që Serbia votoj pro
Rezolutës së OKB-së për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës është për tu
vlerësuar. A mund të destabilizohet rajoni? Nuk duhet besur Vuçiçi. Ai mbetet
një rrezik për paqën dhe politikën në Ballkan. Kosova është A-ja dhe ZH-ja për
Të. Të tjerat janë demagogji. Unë dëshiroj dhe shpresoj të mos jenë kështu!
Duke e vënë "gishtin" tek "dhëmballa" që dhemb, mendoj:
?Kuvendi
i Shqipërisë dhe i Kosovës, duhet të miratojnë rezolutat përkatëse, mbi dënimin
e krimeve dhe gjenocidin të Serbisë mbi popullsinë e Kosovës gjatë luftës së
vitit 1998-1999.
?Të
vendoset reciprocitet i plotë i Kosovës me Serbinë.
?T'i
kërkohet NATO-s antarësimi sa më i shpejtë i Kosovës në gjirin e saj.
?Në
kuadër të NATO-s të forcohet edhe më shumë ushtria dhe mbrojtja e vendit.
Ibrahim
Kabili
Tiranë
më 03.03.2022