Mendime
Qazim Shehu: Sprovë lirike-dramatike dhe filozofike
E hene, 07.03.2022, 07:59 PM
ROMANI I AGRON KOSTËS, SPROVË LIRIKE-DRAMATIKE DHE FILOZOFIKE
Nga
Qazim SHEHU
Leximi
i një romani të mirë, gjithnjë është një
kënaqësi e veçantë jo për ngjarjet që trajton, por për mënyrën e të shkruarit
dhe qasjen që i bën realitetit.Kjo ndodh
me ato vepra narrative që ngjarjen e marrin si shkas dhe pastaj e vendosin si nukël, prej nga ajo duhet të amortizojë
ndërtimin e fatit të padrejtë, i cili reflektohet në botën e njeriut.
Lexuesi
vihet në dilemë, është ngjarja që shtyn njeriun
apo njeriu e krijoi ngjarjen,
enkas për të sprovuar veten e tij dhe për t`i dhënë kuptim jetës.Në të vërtetë, jeta është e
bukur atëherë kur ndihesh skaj
hireve të saj, ndërsa ajo
shpesh bëhet dramatike dhe e zymtë,
kur përpiqesh të futesh në thelbin e saj
dhe veçmas kur kërkon prej saj maksimumin dhe kuptimin dinjitoz të personalitetit
njerëzor.Dhe, në këtë kuptim, në këtë rendje të përditshme, përmes të
zakonshmes, mbetesh, Pothuajse Njeri,
sepse njeriu asnjëherë nuk realizohet plotësisht, kur e shikon sesi ndodhet përditë në luftë me
shëmtitë e jetës, me hallet, brengat,
nevojat, dilemat dhe moskuptimet.Ai gjithnjë e ndërton imazhin e tij
drejt plotësisë dhe po aq vijon të heqë prej këtij imazhi copëra të
thyera, duke krijuar kështu gërmadhën e
kuptimit, përmes realizmit dhe delirit.
Vepra
e Agronit është një roman modern, shkruar me një intuitë dhe vetëdije të
kthjellët gjuhësore dhe me një narrativë të rrjedhshme, të kompletuar në rrëfimtarinë e shprehjes.Është një roman që realizohet si
një rrugëim i njeriut drejt përsosmërisë së qenies, në një botë që afron pak,
pavarësisht nga dëshirat, në një botë sa të bukur, aq kontraverse dhe me të papritura që bien
ndesh me perceptimin që ka një individ në rritje dhe me dëshirën për ta njohur
atë dhe për t`i marrë asaj më të mundshmen.Dhe në këtë rrugëtim njeriu mbetet
sërish Pothuajse Njeri, sepse e shikon se sa gjëra humbasin rrugës ose nuk
gjenden dhe shkasin, edhe kur
gjenden.Kjo është loja e trillit të fatit, të kohës, të moskuptimit dhe të
informimit të gabuar, e gjitha kjo një sfidë e përhershme, rrethuar me
mjegull, duke iu larguar konkretësisë së
kuptimit,
Jo
më kot, personazhi kryesor quhet
Mjergulloshi, i cili mëton që ta harrojë
emrin e tij të vërtetë dhe ta kthejë atë në një cilësor të figurshëm,
pikërisht prej asaj atmosfere të zymtë
që e rrethon.
E
zymtë mbetet atmosfera prej një realiteti banal
dhe të kontaminuar, një mjedisi
paragjykues dhe të ethshëm, për ta
vendosur paragjykimin si të drejtë të përcaktuar, se ashtu
ndoshta është, e zymtë mbetet gendja, anthi, dashuria dhe dyshimi ndaj saj, indiferenca mbetet po
kështu gri dhe e plasuar në dridhje të
lehta e herë -herë të implikuara në një
kryengritje apo rebelim të beftë, që
vjen nga mendimi.
Me
një stil disi kafkian, ku duket sikur s`ndodh asgjë dhe personazhet mbërthehen
në lojën e absurdit, autori mbërrin gjithnjë
te mundësia që t`ia zbulojë
perden banales dhe ta tregojë atë ashtu siç është.
Qartësisht
i vetëdijshëm për rolin dhe misionin që
ka njeriu në jetë, që të arijë
kptimin dhe të kuptuarit të saj, autori
na tregon se kjo nuk është as e lehtë as e paarritshme dhe këu fillon drama dhe
shkëndijon mundësia për të përsiatur rreth saj.Shohi m sesi ky rol integrohet
në dëshira, por mpihet dhe çaktiviohet
nga pamundësia dhe goditja që jep fati,
por edhe një shoqëri që kërruset nën peshën e indiferencës dhe
mosrealizimit të saj, si dhe të
energjive të pakta kriuese.Hapësira e
kufizuar e saj nuk është një mjedis gjeografik, po një mjedis i konceptuar, shenjuar në lodhejn e saj të
përhershme dhe të indoktrinuar nga sa e sa mendësi politike, ideologjike,
morale dhe kulturore, të gjitha së bashku,
të përcaktuara si sëmundje
që paraqiten si rregullsi dhe
viruse të pranueshme.
Në qendër të romanit është jeta e një
shkrimtari, marrëdhëniet e tij me babanë, nënën, vëllanë e vogël, vajzën që ka dashur, gruan, flirtet etj.Këto
marrëdhënie jepen sa konkrete aq edhe të vagëllta, sa të dukshme aq edhe të
padukshme e, përmes tyre, përvijohet qyteti, trotuaret, restorantet,
takimet me kritikun letrar Thimaqi, leximet e mosleximet, fati i librit, fati i
krijimtarisë.
Gjithçka
jepet përmes frymës dhe trandeshencës, ftillohet e mbartet në
njëkohësi e gjithëkohësi, përmes bartjes
së mendimit dhe të ndjenjës, herë me një atmosf erë të përzishme e herë pak më
të zbutur.Shkrimtari është i prirur pozitivisht
të zbulojë drama të shoqërisë,
lëvizje e lëkundje të saj, të krijojë gjithnjë një atikorp moral dhe estetik
ndaj sëmundjeve sociale, por ai është aq i ndjeshëm dhe aq i përkushtuar në
këtë, sa nuk mundet, veçse ajo që mbetet
është zëri i protestës, përmes së mirës
që afirmohet vetiu.
Një
narrativë e trillit dhe e elementit fantast përshkon romanin e Agron Kostës,
duke na sjellë forcën e imazhit që ngulitet tek individi dhe bëhet kështu frymë
e përmes tejmbartjes e përcjell atë poetikisht me lirizëm, dhe dramatikisht.
Si
një lajtmotiv vjen gjithnjë vëllai i
vogël i protagonistit, duke sjellë
vijimësisht mësime e sentenca, ai mbartet përmes hijes së tij jo vetëm në
kujtesë, por përmes prozopopesë(animizimi i të vdekurit)ngjan se ai është
gjithmonë aty pranë të gjallit dhe këshillon;po kështu hija e Lenës, imazhi i
saj, e vërtit vazhdimisht, sa herë i
duhet protagonistit të takojë një grua, apo të mendojë për të.
Aluzionet,
imazhet, monologu i brendshëm, dialogjet e shkurtra me një frymë ankthi
dhe mjaft intesivë,
e kanë ndihmuar shkrimtarin të
depërtojë te të fshehtat e subkoshiencës dhe dëshmojnë për shkathtësinë e
stilit të autorit.Të gjitha këto teknika
të procedimit artistik vijnë në prozën e tij moderne dhe postmoderne,
natyrshëm dhe e ndërtojnë fjalën rrëfimtare me një këndellje të posaçme
leximore.
Duke
e lexuar romanin, gjithçka mbetet e
qartë, por ajo çfarë sjell mendimin se
duhet të dëpërtosh në shtresat kuptimore të prozës së tij, është
zbulimi i të fshehtave, i atyre mendimeve dhe dëshirave të
turbullta, që e shtyjnë individin të
mbetet peng i tyre.Dhe këto i ka çdo njeri, veçanërisht një shkrimtar.
Nuk
kemi në këtë roman ngjarje me intriga as
kthesa të papritura, rrëfimi është i shtruar dhe operohet me elementë të së
zakonshmes, por kemi një ligjërim të lirë, autentik, përsiatje e konkludime që
vijnë nga konstatime të çastit ose
si rrjedhim i përvojës, për të nxjerrë mësime të caktuara, që janë po
aq, rezultat i përvojës .Ndaj shpesh në gjuhën e rrëfimit vijnë sentenca dhe
shprehje të caktuara me valencë
të fortë, që përvijohen me natyrën e
prozës së autorit, konceptimin e lëndës jetësore dhe integrimin e saj në një
rrafsh të caktuar të perceptimit artistik dhe të operimit me mjete moderne të
të shprehurit.
Asnjanësia
autoriale në paraqitjen e jetës siguron një objektivitet të kënaqshëm të besimit të lexuesit se kështu
vërtet ndodh, gjë që shihet si një
arritje artistike e romanit dhe përmbushje e vlerave të kënaqshme letrare të tij.
Identifikimi
i të fshehtave të shpirtit njerëzor si rrjedha të përcaktuara, bëhet me dorën e një mjeshtri të analizës, ku
fjala e natyrshme, e rrjedhshme dhe konkludive,
asnjëherë nuk vihet në dëm apo teprim, që ta sfumojë episodin apo
çastin.
Romani
“Pothuajse Njeri” është një vepër e prozës realiste dhe me mjaft shtresëzime
alegorike- simbolike, ku realizmi, sa
paraqitet në vizatimin e kohës dhe të ambienteve, të psikologjisë së
personazheve, aq edhe “tërhiqet”para
shfrimeve ndiesore të protagonistit apo
kodeve të veçanta autoriale, në
të cilat vendosen ato.Larmia e mendimeve, mbulohet jo rrallë me një vello të zymtë, prandaj
zotërimi i tekstit dhe depërtimi në mesazhet që përcjell, kërkon një
përqëndrim të zellshëm në leximin e
romanit, ku ngjarjet nuk vijnë si nevojë
për të plotësuar e ngopur këshërinë ndaj tyre, por si plazma që jetësojnë dhe u japin forcë ideve, gjendjeve
të fuqishme lirike -dramatike dhe
universalizimit si filozofi.
Edhe
pse shkrimtari, si çdo prozator serioz, është munduar të qëndrojë jashtë ose disi larg personazhit të tij, nuk
është vështirë të kuptohet se
protagonisti kryesor është një
alter ego e tij, ai është sa konkret aq edhe konvencional, duke shenjuar
intelektualin e kohës sonë, që shpesh
bëhet viktimë e një realiteti surreal,
absurd dhe kontravers.
Atij i duhet që tërë jetën të gjejë kuptimin e asaj që kërkon në më të mirën, më të
bukurën, por që shpesh realiteti i
kursen ato dhe servir me shumicë,
banalen dhe boshësinë e kuptimeve;ndaj edhe romani nuk ka një mbyllje
klasike, as një subjekt që respekton të gjithë
elemntët tradicionalë, që montohen përpikmërisht;jo, romani mbyllet
me mesazhin se loja absurde e jetës me njeriun, vazhdon duelin e saj të heshtur
e të fshehtë pafundësisht, një zgjidhje ideore e mençur nga autori.
Si
kompozimi i linjave të pakta, proza e tij
të tërheq me ndërhyrjet dhe mbushjen e këtyre linjave, përmes
narrativës përshkruese të ndjenjës dhe të mendimit, madje, këto linja rimerren dhe përforcojnë këtë frymë në një kontekst të
ri.Romani vjen në strukturë të ngjeshur,
duke aktivizuar dhe ripërçuar vijimësisht një frymë filozofike dhe konceptuale, natyrisht, pa e
tepëruar këtë dhe duke i lënë gjithnjë vend episodit dhe detajeve të ndryshme jetësore, si dhe
marrëdhënieve të ndryshme midis personazheve.
Libri
i Agron Kostës është ndërtuar mbi një lëndë që ai e njeh mirë, që dëshmon
përvojë dhe kulturë autoriale, erudicion kulturor, zotërim të teknikës
rrëfimtare dhe ruajtjes së sensit të masës në rrëfim, edhe pse tipologjia e këtij romani është mjaft e
vështirë në të shkruar.
Qartësia
në të shkruar, harmonizimi i linjave dhe
përcjellja e ankthit ekzistencial, janë
disa nga tiparet përmbajtësore të veprës, ashtu siç mund të thuhet pa
drojë për fluksin e reflekseve
meditative që nuk mungojnë dhe sigurojnë kënaqësi në lexim, për ata individë që janë të prirur drejt
një proze që të fton në mendim e përjetim përmes mendimit.
Romani
i Agron Kostës ka një stil të rrjedhshëm, një frazë të kulturuar, të ngjeshur
dhe elokuente;ky stil, në aspektin e
vlerësimit, shpërfaq dhe transmeton ndjenja të fuqishme, mendime që nuk stakohe
n kurrë, nga forca e një energjie të
brendshme të dashurisë për jetën;por edhe një zgjedhje të fjalës, përvijim të
kujdesshëm të formës së saj, që fjala të
gdhendet e të dallohet për shijen që injekton në qelizën rrëfimtare.Si roman në
motive shtytëse, në kërkim të
identitetit dhe gjetjes së vetvetes në një
kohë traumatike që të gënjen me petkun e qetësisë së saj të rreme, ai i
plotëson të gjitha kushtet shtjelluese dhe leximore, për t`u quajtur filozofik, lirik, dramatik;një testament i
gjallë i shpirtit njerëzor që kërkon vijimësisht nevojë për përtëritje dhe
ndarje nga e keqja, dhe kapërcimin e mundshëm të saj.