| E marte, 08.03.2022, 07:35 PM |
GJURMË TË PA SHLYERA NË KUJTESËN E POPULLI T’IM
Nga
Dedë Preqi
Lufta
është pjesa më e rëndë e jetës së një populli, ajo lë gjurmë të pa shlyera në
kujtesën e tij, të cilat herë pas herë shpërthejnë si të tilla si plagë të pa
shëruara, por kur kujtojmë qëndresën dhe shpresat e zemrave të thyera e të vrara, që qepeshin nga ndjenjat e
ngurta të dhembjes krenare, dhe sot në
thirrje të kujtimit të përjetshëm të trimave të lirisë, u thëmi me krenari
-lavdi e përjetshme!
Duket
se kjo kohë e tragjedive njerëzore edhe sot po na tërheq pas vetës pa dashur, e
cila po i shalon kuajt e vet të llastuar pa frenjë, dhe për ne kjo kohë nuk
është befasi as nuk është e çuditshme, edhe pse dikush nuk e besonte helmin e
kurdisur dhe vuajtjet nën lëkurën tonë, që edhe sot të tillët, sikur duan të ia
imponojnë njeriut edhe ajrin që e thithin…
-Po
shihet sot dhe bota po e vërenë se çka po vepron Putini me ushtrinë e vet ruse,
duke e pushtuar Ukrainën sovrane, mbi të cilën po bëhët luftë e tmershme mbi
popullatën e pa fajshme, ku për shkak të bombardimeve nga ushtria ruse,
popullata e Ukrainës, me miliona njerëz largohen nga vendbanimet e tyre, duke u
vendosur në ndonjë vend të sigurtë jashtë vendit të vet.
Të
njëjtën gjë kundër shqiptarëve të Kosovës, e bëri dje…ushtria dhe paramilitarët
serb të Millosheviqit, me tendencë për ta robëruar dhe kolonizuar këtë vend,
por liria e shqiptarëve dhe shteti demokratik i saj, ishte i gavruar në zemren
e këtij populli, dhe gjaku i dëshmoreve të saj ujiti shpresat e tyre bashkë me
lirinë që agoi një ditë në këtë mes njerëzor.
Sa
herë që vijnë pranverat dhe ndërrohen stinët në Kosovë, pothuaj se kortezhet e
njerëzve nuk ndalen, duke bërë homazhe
për dhembjen por edhe për krenarinë e më të dashurve të tyre, që e dhanë
më të shtrenjtën për këtë tokë, ku shpeshherë ndizet gjaku dhe vështirë që
pajtohet zemra, kur loti i nënave akoma s’terët, duke pritur eshtrat e bijave
dhe bijëve të vet, të atyre lulediejve të pa vdekshëm.
Peshën
e turpërisë së krimit duhet ta ndjejë një shoqëri e tërë, sepse është pasqyrim
i destruktivitetit shoqëror, që për demenzion të vetëm ka dhunën dhe krimin,
jetën e ndrydhur dhe të shtrydhur, dhe në kërkim të hapësirës reale të
komunikimit dhe të vetë ekzistencës nuk mundet njeriu të mos gjakoj për
lëvizjen dhe jetën e vet të lirë.