Mendime
Xhemal Ahmeti: Islami tradicional mund të jetë vetëm osman e jugosllav
E diele, 20.03.2022, 07:34 PM
ISLAMI TRADICIONAL MUND TË JETË VETËM OSMAN E JUGOSLLAV
Kështu verdikti i
fakteve historike
Nga
Xhemal Ahmeti
Shqetësues
është fakti se shumica e deputetëve shndërruan Parlamentin e RK në xhami. Ata
argumentuan kundërshtimin e një kodi nga perspektiva e shkollave parajurudike
monoteiste abrahamite. Deputetët Balje dhe Basha e vazhduan debatin po në këtë
mënyrë; duke akuzuar njëri tjetrin për mungesë të devotshmërisë. Basha i
sugjeroi Baljes ta vesh ferexhen. Kjo e pandehi atë të deformuar për shkak të
infektimit të pashërueshëm me kulturë amerikane, kështu duke i bërë stilit
jetësor amerikan portretin e djallit anti-islam. Balje u thirr në islamin
tradicional; cilin? Atë të kohës së komunizmit jugosllav apo atë të kohës së
perandorisë osmane? Sepse nëse flasim për islam tradicional ai është i mundshëm
vetëm brenda këtyre dy etapave. Tradita e praktikimit u krijua nën sundimin
osman, serb dhe atë jugosllav. Shqipëria siç dihet ishte ateiste deri dje.
Identiteti politik “boshnjak” është produkt i komunizmit jugosllav. Ashtu siç
është edhe identiteti politik ortodoks sllav i Maqedonisë Veriore. Po aq siç
është "identiteti" mysliman i shqiptarëve produkt i kohës osmane dhe
atij të komunizmit jugosllav. Kosova mirëpo, shteti, ky shtet nuk është produkt
i këtyre etapave dhe ideologjive. Ose është por si kundërshti e tyre. Si
konstrukt dhe ekzistencë është produkt shqiptar dhe amerikan. Është finalja e
një luftë shekullore kundër dy të parave dhe shumë tjerave. Një luftë që nuk do
të triumfonte pa amerikanët – se Balje, Basha dhe gjithë tjerët aty morën
shansin të futen në parlament është meritë e një luftë të gjatë shqiptare për
liri e pavarësi: nga osmanët, serbët, jugosllavët. Për shkak të tendencës së
deformimit të një institucioni si Kuvendi në plenum homeinësh dhe degradimit të
shtetit si instrument banal të gjithë atyre feve e sekteve, kryesia e Kuvendit
duhet ta mendojë mirë këtë punë. Kosova nuk është republikë islamike. Ose po?