Mendime
Dedë Preqi: 100 grosh bira e minit!
E diele, 20.03.2022, 06:25 PM
ME QEVERISJEN E ALBINIT, NJËQIND GROSH BIRA E MINIT!
Nga
Dedë Preqi
Kjo
qeveri në krye me kryeministrin Albin Kurti, që në fillim të qeverisjes është
atakuar me probleme të lloj-llojshme dhe të pa numërta, që kanë kërkuar
zgjidhje dhe qeverisje të vërtetë, dhe përveq të tjerave do i duhej të bëjë
përpjekje për të nxjerrë në dritë dhe në vija zhvillimi gjithë ato gjëra që
janë mbrapambetur nga neglizhencat, korrupsioni dhe zhvatja e pushtetit të
qeverive të kaluara.
Dhe
në këto rrethana lind pyetja se, me qeverisjen Kurti, shteti i Kosovës, a është
duke funksionuar dhe duke u zhvilluar si duhet që do jetë në nivelin më të mirë
në krahasim me të kaluarën, sigurisht se po, dhe pa medyshje shpresohet se një
qeverisje e tillë do të realizojë zotërimin e pushtetit në një formë të
lakmueshme dhe do bëhët shembëll për të gjithë, përmbajtja e sëcilës nuk është
aq e lehtë të përcaktohet në këto kushte.
Kjo
qeveri, nga ana tjetër në veqanti dallon dhe e ka rrjedhën e pastër të saj,
duke marrë parasysh se nuk është e korruptuar dhe as e inkriminuar, tek e cila
duhet të shprehet besimi se, ekziston një vullnet dhe motivacion që duhet të
jetë tashmë e qartë për këdo, nga se ky pushtet e ka marrë rrolin e një qeverie llogaridhënëse dhe përgjegjëse
ndaj detyrave të veta, kriteri i sëcilës është edhe funksionimi i ligjeve
bazike që i prek dhe ndëshkon të gjitha ata që kanë abuzuar me ligjin dhe e kanë keqpërdorë djersën e këtij populli.
Në
të vërtetë kjo qeveri, nuk mundet për një kohë të shkurtër dhe të shpejtë, që
të ndryshojë çdo rrjedhë dhe të bëjë një ndryshim drastik në shoqërinë tonë kosovare,
sepse në Kosovën e pasluftës, ka pasur aq keqqeverisje dhe korrupsion të thellë
nga pushtetet e kaluara, sa edhe një kohë e gjatë do kalojë përderi sa ky vend
do duhej ta merr vetën në dorë, prandaj kjo shpresë është e drejtuar në pritje
të daljes në dritë e një realiteti të ri njerëzor, të cilët do jenë të
përkushtuar për t’ia kthyer këtij vendi dhe këtij populli dinjitetin e vet.
Kosovën
dhe gjendjen e saj të pa lakmueshme nuk mundet një individ dhe grup njerëzish
ta ndryshojnë në çfarë do rrethanë shoqërore, por me një strukturë
gjithëpërfshirëse të infrastrukturës njerëzore, duke e kuptuar jo vetëm rrolin
e pozitës në pushtet, por edhe rrolin e opozitës, për të nxjerrë një fryt të
përbashkët dhe të dobishëm, përndryshe asgjë nuk mund të realizohet dhe
krijohet në favor të kësaj shoqërie dhe me mënyrën e sjelljeve arrogande, sikur
po vepron opozita e sotme kosovare, në krye me PDK, LDK, dhe AAK, të cilët
përditë e më shumë po e marrin rrolin e njerëzve dekonstruktiv të një shoqërie
primitive, sikur nuk kanë të bëjnë me këtë shoqëri njerëzore të këtij vendi.
Kritikat
dhe format e koncepteve që kanë të bëjnë me temat e rëndësishme dhe zhvëllimore
për vendin dhe popullin e këtij vendi, janë të nevojshme dhe të domosdoshme për
sëcilin subjekt politik që të debatohet dhe zhvillohet në Kuvendin e Kosovës,
por në vend të kritikës, të shprehet
mllefi dhe urrejtja e pa natyrshme ndaj qeverisë dhe figurës së kryeministrit
Albin Kurti, duke ia drejtuar gishtin disa herë dhe duke e fyer dhe shpifur pa
asnjë burim të vërtetë, vetëm për shkakun se pse është ky « njeri »
në krye të kësaj qeverie, është një absurditet dhe turp për shqiptarët dhe
shoqërinë tonë, kur vetë populli ia ka dhënë mandatin dhe besimin për ta
udhëheqë qeverinë e Kosovës.
Në
këtë mënyrë, nuk mund të ndërtohet kjo shoqëri në asnjë formë shoqërore e
rregulative, nëse ai që i prinë dhe e ndërton nuk është vetë i formuar dhe nuk
mbështetët në zotërimin e vetës dhe vetë mohimit, përkrah tëcilit do jetë edhe
shoqëria njerëzore, jo vetëm si një përshtatje të një pushteti apo qeverisje
figurative me plot abuzime dhe krime, por si një përgjegjësi e vetëdijshme,
duke marrë në konsideratë format dhe modelet e vendeve të zhvilluara të botës
demokratike.
Prandaj,
Qeveria Kurti, ka ndërmarrë një sëri aksionesh anë e kënd Kosovës, kundër
grupeve kriminale që inkriminojnë me ekonominë dhe abuzojnë me gjitha vlerat e
këtij vendi, dhe duke shkelur ligjet e shetit të Kosovës, ndaj të cilëve pa
dallim etnie dhe grupi, do u shqiptohen masa ndëshkuese ndaj tyre, si me
aksionin « Brezovica » , me
aksionin « Pika » dhe shumë aksione tjera, prandaj sëcili prej nesh
aksionet e tilla duhet ti quajmë të drejta dhe ligjitime, nga se kemi të bëjmë
me gjëra të jashtëligjshme dhe të dëmshme për këtë shoqëri njerëzore dhe në dëm
të shtetit tonë, përndryshe, me qeverisjen e Albinit, « njëqind grosh bira
e minit ».
Në
një mënyrë, nisur nga një ktjelltësi e tillë parimore dhe njerëzore, pastaj
atdhetare e shoqërore, për sëcilin pushtetar që i përkushtohet vendit të vet me dashuri dhe vullnet, do të
ishte në gjendje të depërtonte përtej asaj shtrirje që na rrethon në rrethana
të mira e të këqija, dhe e gjithë kjo do të dilte e suksesshme dhe e dobishme,
nëse jemi të prirur së paku të përvijojmë profilin e një udhëheqësi të drejtë
dhe pa hile, të pa korruptuar dhe të pa inkriminuar, që niset nga vetëvetja, ky
është Albin Kurti dhe qeverija e tij.
Lidershipi
i tanishëm i Kosovës, si zonja presidente Vjosa Osmani, kryeministri Albin
Kurti, kryekuvendari Glauk Konjuvca, ministerja e Punëve të Jashtme dhe
Diasporës z. Donika Gërvalla dhe figura të tjera të kësaj qeverie, mbase më
mirë i njeh edhe vetë populli Kosovës dhe botës, por nëse do afroheshim më
njëri-tjetrin dhe e thëmi realitetin, dhe do përpiqëmi të kuptojmë më mirë
rrolin e pushtetit dhe qëndrimet e vëna në jetën shoqërore të këtij vendi, do
të kishim edhe shumë çka për të thënë, kur një katërshe e tillë dhe e zgjedhur
në udheheqje të shtetit të Kosovës, nuk do e kishim ndonjëherë dhe nuk do e kemi ndonjëherë tjetër.