Mendime
Adil Fetahu: A do t'i publikojë Maqedonia e Veriut rezultatet e regjistrimit të popullsisë?
E marte, 15.03.2022, 09:37 PM
A DO T’I PUBLIKOJË MAQEDONIA E VERIUT REZULTATET E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË?
Nga
Adil FETAHU
Në
“Bota sot”dhe në RKL, më 2 shtator 2021, u botua shkrimi im, me titull: “A do
të bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut”? Këtë pyetje e
shtrova dhe elaborova gjërësisht, dike ditur se në Maqedoni kishin kaluar 19
vjet pa u bërë ndonjë regjistrim i popullsisë. Natyrisht, i elaborova edhe
shkaqet (politike) të shmangëjes së këtij procesi.
Dyshimi
i shfaqur në shkrimin tim bazohej në faktin, se regjistrimi i popullsisë në atë
Republikë ishte caktuar të mbahej prej 1 deri më 20 prill 2021. Mirëpo, me
kërkesën dhe kërcënimin e opozitës maqedonase, se do ta bojkotojë regjistrimin dhe nuk do t’i pranojë
rezultatet, ai regjistrim u shty për t’u bërë në shtator të vitit 2021 (prej 5
deri më 30 shtator). Shtyrjën e regjistrimit e bënë kryeministri Zoran Zaev në
marrëveshje me kryetarin e partisë opozitare maqedone VMRO-DPMNE, Hristijan
Mickoski, pa pjesëmarrjen, pa konsultimin dhe pa pëlqimin e asnjë lideri të
partive politike shqiptare në atë Republikë.
Shtyrja
e afatit të regjistrimit u “arsyetua” me shkakun e rrezikut të përhapjes
së pandemisë së koronavirusit, por
arsyeja e vërtetë qëndronte në virusin politik të nacinal-shovinizmit maqedon.
Sepse, pala maqedonase ia kishte frikën rezultatit real që do paraqitej nga
regjistrimi, ku do kishte rënie të popullsisë maqedone dhe rritje të popullsisë
shqiptare. Përkundër antagonizmave në rivalitetin politik midis Zaevit e
Mickovskit, kur është në pyetje çështja e raporteve kundër shqiptarëve, ata
gjejnë gjuhë të përbashkët.
Frika
e palës maqedone se nga regjistrimi i popullsisë mund të dalin rezultate në
favor të shqiptarëve e kishte bazën në përqindjet e caktuara për të drejtat e
shqiptarëve! Sipas Marrëveshjes së Ohrit (2001), të drejtat dhe liritë e
shqiptarëve varen nga përqindja e pjesëmarrjes së tyre në strukturën e
popullsisë së përgjithshme në nivel të vendit dhe në nivel të komunave. Në bazë
të asaj përqindje, do duhej të kenë të drejtën e përdrimit të gjuhës amtare,
punësimit, lirinë e përdorimit të simboleve, në nivel lokal (të komunave) dhe në
nivel qendror.
Nga
regjistrimi i vitit 2002, përkundër të gjitha malverzimeve me teknikat dh
emetodat e regjistrimit dhe të përpunimit të të dhënave, doli se nga 2,1 milion
banorë të Maqedonisë, Shqiptarë ishin 25,7%.
Prandaj,
rritjes së kësaj përqindjeje të shqiptarëve ia kanë frikën maqedonasit, dhe
bëjnë të gjitha përpjekjet ta shtyjnë ose ta manipulojnë procesin e
regjistrimit të popullsisë, në mënyrë që rritja e përqindjes së pjesëmarrjes së
popullsisë shqiptare të mos ndodhë.
Kjo
frikë iu shtua shovinistëve maqedonas iu shtua nga shifrat që vinin nga
regjistrimi i diasporaës. Në të vërtetë, në fillim të marsit të vitit 2021
filloi regjistrimi i diaspores, sipas aplikacioneve të qytetarëve (shtetasve)
të Maqedonisë në botën e jashtme. Brenda një kohe të shkurtër, nga diaspora
ishin regjistruar 204.850 veta, pjesa
dërmuese (afro 200.000)shqiptarë, dhe duket se kjo shifër ua shtini frikën
zyrtartarëve dhe bëri të shtyhet regjistrimi. Me qenë se regjistrimi u shty,
edhepse diaspora mund të aplikonte edhe më tutje për regjistrim, kjo shtyrje
bëri që të bie dinamika dhe ineresimi i diasporës për regjistrim.
Megjithatë,
regjistrimi i popullsisë në atë Republikë u krye prej 5 deri më 30 shtator
2021. Zyrtarët kompetentë, duke filluar nga kryeministri Zaev deri te drejtori
i Entit të Statistikës, Apostol Simovski, kanë thënë se procesi i regjistrimit
është kryer me sukses dhe se një numër i vogël, ndoshta jo më shumë se 10 mijë
vetë ta kenë bojkotuar regjistrimin.
Ripas
rezultateve preliminare të publikuara menjëherë pas regjistrimit, del se janë
regjistruar 1.860.000 banorë; 570.000 familjedhe 840.000 banesa. Edhepse
rezultatet e regjistrimit të vitit 2021 nuk janë përfundimtare, nga krahasimi
me rezultatet zyrtare të vitit 2002, dalin këto shifra:
2002 2021
Banorë:
2.022.547 1.860.000
Familje: 564.296 570.000
Banesa:
698,143 840.000
Siç
shihet nga krahasimi i të dhënave të regjistrimit të vitit 2002 me këto të
vitit 2021, popullsia e përgjithshme e Maqedonisë ka pësuar një rëni prej 162.547 banorëve. Me qenë se të
dhënat nuk janë përpunuar e publikuar akoma, nuk dihen shifrat e sakta të
rënies së popullsisë së njënit apo të komunitetit tjetër. Sidoqoftë,
maqedonasit trumbetojnë se rënia është te maqedonasit, ndërsa te shqiptarët ka
rritje? Dhe këtë e mbështesin në të dhëna të publikuara, se në periudhën 2008 –
2019, popusllsia maqedonase ka pasur më
shumë vdekje se lindje dhe ka pasur rënia për 35.000 banorë maqedonë, ndërsa
popullsia shqiptare në të njëjtën kohë
ka pasur rritje për 53000 banorë. Po a është kjo e vërtetë, mbetet të shihet,
aq më tepër duke ditur faktin se në tridhjetë vjetët e fundit, mbi 50% të
shqiptarëve të Maqedonisë kanë emigruar në shtetet e Perëndimit (Revista:
“Shenja”Nr.131, Mars 2022). Shumica prej tyre as nuk mund të regjistrohen,
sepse nuk e kanë numrin amë të identifikimit si shtetas të Masqedonisë, madje
një shumicë e madhe as që janë të interesuar të regjistrohen, gjë që shkon në
favor të politikës zyrtare të
Maqsedonisë, që të ketë sa më pak shqiptarë.
Gazetari
serbo-maqsedonas, Dragan Pavlloviqi-Llatash, në një inervistë për TV-1, e pati
alarmuar Maqedonin për rrezikun që i kanoset poqese regjistrohet diaspora
shqiptare. Sipas tij, regjistrimi i diasporaës e rritë përqindjen e popullsisë
shqiptare dhe krijon premisë, kushte dhe obligime që në çdo veprimtari publike
të përdoret gjuha shqipe, të rritet numri i punësimit të shqiptarëve, të cilët
“do t’i paguajmë ne” dhe së fundi do të shpie në federalizimin e Maqedonisë,
thoshte ky gazetar i brumosur me amalgamin e nacionalizmit dhe shovinizmit
serbo-maqedon.
Sidoqoftë,
procesi i regjistrimit është kryer. Janë regjistruar ata që janë regjistruar.
Ka mbetur të përpunohen të dhënat e të komunikohen rezultatet përfundimtare
zyrtare. Sipas Ligjit mbi regjistrimin,
rezultatet përfundimtare të regjistrimit duhet të publikohen më së voni brenda
gjashtë muajve prej përfundimit të regjistrimit. Drejtori i Entit Shtetëtor të
Regjistrimit, Simovski, pati deklaruar se përpunimi i të dhënave do të kryhet
më heret dhe se rezultatet do të publikohen në janar të këtij viti (2022), por
janari e shkurti dhe gjysma e marsit kaluan e rezultatet nuk u publikuan. Afati
i fundit ligjor është me fundin e marsit. A do të publikohen rezultatet, apo akoma
“do të zihen e përzihen” të dhënat e regjistrimit në kazanin e politikës
maqedonase, për t’i kurdisur sipas nevojës dhe dëshirës së tyre, mbetet të
shihet. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë regjistrim edhe një numër i madh i
qytetarëve të Maqsedonisë të jenë deklaruar si bullgarë, dhe numri i maqedonëve
të mbetet si pakicë kombëtare?!