Mendime
Aurel Dasareti: Rusia gjithsesi do ta humbasë luftën në Ukrainë
E merkure, 16.03.2022, 08:22 PM
Rusia gjithsesi do ta humbasë luftën në Ukrainë
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Rusia e humbi luftën në Ukrainë në
momentin kur e filloi. Çmendaraku
nazist-terrorist Putin është befasuar nga gatishmëria e Ukrainës për të
luftuar, si dhe nga rezistenca me të cilën është përballur Rusia, e cila do ta
humbasë luftën e Ukrainës: qoftë ushtarakisht, politikisht ose të
dyja.
***
Unë jam një nga ata që mendojnë se Rusia
agresive-pushtuese do ta humbasë luftën në Ukrainë në një të ardhme shumë të
afërt.
Megjithatë, tani për tani le të mos harrojmë se pjesa tjetër e Evropës (përfshirë
Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare) është gjithashtu ndër
objektivat e Rusisë.
Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Forcat pushtuese të Putin-it nuk
do të jenë në gjendje të marrin Kievin. Mendoj se Ukraina do ta fitojë luftën:
Nuk besoj se rusët kanë mjaft ushtarë (të aftë) për ta
rrethuar qytetin e madh (luftarak) dhe të paktën jo për ta marrë atë. “Kulmi
është arritur kur një forcë ushtarake nuk mund të kryejë më operacione.”
Kjo do të thotë se lufta arrin në një pikë ku përparimi i forcave ruse
ndalet. Për më tepër, pas "pikës kulmore të luftës",
ndoshta do të jetë shumë e shtrenjtë për rusët të vazhdojnë me terrorin. Besoj
se nuk ia vlen barra qiranë. Me sa duket ukrainasit do të mbeten me
përparësinë. Perëndimi duhet të shtojë dërgesat e armëve për Ukrainën. Mendoj
se gjatë dy javëve të ardhshme Rusia do të arrijë kulmin e ligësive, që do të
thotë se ata nuk do të mund të vazhdojnë më sulmin.
Rusia tani është në një Luftë rraskapitjeje (rrënimi).
Sipas disa ekspertëve, Rusia nuk ka atë që duhet për të fituar një luftë të
tillë:
Agresorëve u duhen tre gjëra për të fituar një luftë
rrënimi, dhe nuk i kanë të tria gjërat. Ata nuk kanë kohë, nuk e kanë
“fuqinë punëtore” dhe nuk besoj se i kanë municionet.
Kjo kushtëzon që vendet perëndimore të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në
mënyra të ndryshme: Domethënë, që ne Perëndimi, jo vetëm të ruajmë (të
mbajmë), por edhe të rrisim furnizimin me ato mjete që ukrainasve u
nevojiten për të shkatërruar pajisjet ushtarake ruse. Sa më e fortë Ukraina, aq
më e dobët Rusia. Dhe, aq më e sigurt Kosova, Shqipëria...
Lufta që ka tronditur botën. Kjo është një
analizë e thjeshtë, por asgjë nuk është aq e sigurt. Është e vërtetë se deri
tani, ukrainasit kanë pasur sukses në strategjinë e tyre:
Ukrainasit kanë qenë të zgjuar në aspektin strategjik dhe
e kanë kthyer armikun në një terren ku dobësitë ruse bëhen më të dukshme.
Për forcat agresore ruse, të cilat e kanë lodhur veten duke luftuar drejt
Kievit për javë të tëra, me gjithë terrorin e gjithanshëm kundër civilëve
ukrainas, mund të jetë e vështirë për të pushtuar dhe marrë nën kontroll
kryeqytetin. Mund të jetë një luftë e gjatë rraskapitjeje. Një moçal
evropian...një Somali dhe Afganistan...
PS: Ky është një koment. Komenti shpreh qëndrimin e
autorit.