Mendime
Enver Bytyçi: Çfarë është neveritëse te Baton Haxhiu?
E premte, 18.03.2022, 07:24 PM
Çfarë është neveritëse te Baton Haxhiu?
Nga
Enver Bytyçi
Gjithologu
dhe i kudondodhuri, Baton Haxhiu, ka ditë që lufton me shpirt ndër dhëmbë
kundër protestuesve shqiptarë, të cilët prej më shumë se një javë kërkojnë të
mos spekullohet me çmimet e produkteve që qytetarët shqiptarë konsumojnë çdo
ditë. Veç tjerash ai i ka konsideruar këto protesta si "neveritëse"!
dhe "jashtë kontekstit". Haxhiu thotë se protestat drejtohen kundër
Ukrainës dhe ndihëmojnë Rusinë. Pra, ai njësoj si edhe kryeministri Rama, po i
bën një mbrojtje të modelit totalitar doktrinues qeverisë Rama 3.
Ata
që e kanë jetuar diktaturën, si dhe ata që e kanë studiuar atë, e dinë se asaj
kohe çdo reagim ndaj vështirësive të ditës konsiderohej si "shërbim ndaj
armikut të brendshëm e të jashtëm"! Në çdo gjë do të kishte dy
alternativa: Ose me ne ose me ata! Rama, Batoni, ministrat e qeverisë i
dëgjojmë vazhdimisht të përdorin pikërisht këtë logjikë: - Ne dhe ata!
"Ata (protestuesit) janë të shitur", thonë qeveritarët dhe servilët e
tyre, si Batoni, të cilët shpërblehen me 15 mijë euro në muaj për të mbrojtur
qeverinë. Ata dhe organizatorët e tyre, janë pro-rusë, bërtet Edi Rama në
foltoren e parlamentit dhe Baton Haxhiu në foltoren e Fevziut!
Por
le të analizojmë se çfarë është neveritëse te Baton Haxhiu?
1. Te Batoni janë
neveritëse takimi dhe pazaret e tij me Stanishiqin në kohën e terrorit serb në
Kosovë. Ai thotë se shkoi dhe e takoi shefin e shërbimit sekret të Serbisë në
Brezovicë "për të mirën e Kosovës"! Por askush nuk e di këtë. Një
Baton që takohet aq lehtësisht me kreun e dhunës serbe në vendin e tij, nuk
është e mundur që të kishte rol për konfliktin e kohës. Pastaj lind pyetja: Në
emër të kujt u takua dhe foli ai? Kë përfaqësoi? Kush e autorizoi? Edhe pse
Kosova prej gati një dekade kishte institucionet e saj përfaqësuese prej
kuvendit, qeverisë e deri te presidenti i vendit, askush prej tyre nuk kishte
dijeni për takimin "shpëtimtar" të Batonit me Staniishiqin. Në raste
të tilla, ashtu si në rastin e kafes te Lulzim Basha para një viti, Batoni ka
bërë pazare! Prandaj takimet e tij janë aq neveritëse!
2. Baton Haxhiu gënjeu
sipas një skenari serb për "eleminimin fizik të tij" në kohën e
luftës në Kosovë. Ai ishte në atë moment, sipas dëshmitarëve, në hotel Grand të
Prishtinës në shoqërinë e shefave serb të sigurimit dhe nën mbrojtjen e tyre. Shou
mediatik i sajuar rezultoi se kishte për qëllim jo vrasjen e Batonit, por
heroizimin e tij, me qëllim që ai të vazhdonte shërbimet e veta pro-Beogradit,
shërbime të cilat ia përmendi edhe Milosheviçi në gjyqin e Hagës! Kjo është
akoma më neveritëse!
3. Me skenarët e Serbisë
Baton Haxhiu interferoi te politikanët e luftës, të cilët në një kohë tjetër e
kishin shpallur në listën e eleminimit fizik për "tradhti ndaj
atdheut"! Interferimi te këta politikanë që më pas erdhën në pushtet, u
shndërrua në tutorizëm, përsëri sipas skenarëve të Beogradit. Ky lloj tutorizmi
e çoi ish-presidentin e Kosovës të angazhohej në ndarjen e Kosovës, projekt i
cili, sipas Haradinajt, priste vetëm firmën e kryeministrit të vendit!
4. Baton Haxhiu u bë i
pari këshilltar i Edi Ramës si kryeministër dhe vazhdon në këtë detyrë prej 10
vitesh, sepse ai është rekomandim, garanci dhe shërbim që i bëhet presidentit
të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pra, është ndërlidhësi midis Beogradit dhe
Tiranës zyrtare. Bazuar në këtë begraund, ai organizoi vizitën e Ramës në Moskë
dhe takimin e famshëm me Sergei Lavrov! Ky, njeriu i Lavrovit në kabinetin e
kryeministrit shqiptar akuzon shqiptarët protestues për pro-rusë! Dhe kjo është
uluritëse, jo thjesht neveritëse!
5. Baton Haxhiu pati
uluritur para tri vitesh nga një ekran televizioni në Prishtinë, duke kërkuar
që t'i falen Serbisë krimet kundër njerëzimit dhe geocidi që ajo ka kryer në
Kosovë dhe që veriu i Kosovës t'i falet gjithashtu Beogradit! Atë natë vuri në
habi edhe kolegët e tij në panelin e debatit të zhvilluar. Ata hapën sytë dhe e
pyetën Batonin se "Çfarë po thotë"! Ndërkohë Batoni e përsëriti
kërkesën serbe për të falur kriminelët dhe tjetërsuar territorin e Kosovës!
Pra, ky njeriu që sot "derdh lot" për viktimat në Ukrainë dhe
protestat i asocon me gjakderdhjen e ukrainasve, po i njëjti ka kërkuar që të
harrohet gjakderdhja në Kosovë e shkaktuar nga serbët! Ky fakt e bën Baton
Haxhiun dy herë neveritës! Në njërin rast, sepse kërkon faljen e gjakut të
shqiptarëve në dobi të Serbisë dhe në anën tjetër, sepse protestat kundër
mafies qeveritare i kundërshton me alibinë e viktimave në Ukrainë! Sot hiqet
human dhe mbrojtës i të drejtës së viktimave në Ukrainë, kur dje u shfaq
dhunues dhe mohues i të drejtave të viktimave shqiptare në Kosovë!
Mund
të numrojmë neveri të tjera të pafund të Baton Haxhiut. Por besoj se këto
mjaftojnë që ai të na hiqet qafe e të mos dalë më në ekranet televizive.
Thirrja ime për publikun është që të bojkotojnë çdo ekran ku shfaqet kjo lloj
neverie anti-shqiptare e rama-lëpirës!