Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nikoleta Kovaçi: Protesta duhet ba zakon

| E diele, 20.03.2022, 08:31 PM |


Protesta duhet ba zakon…

Nga Nikoleta Kovaçi

Edi Rama nxori nga paftyresia e tij nje tjeter mekanizem kto dite; pushimin per administraten! Qe te premten e deri te merkuren nuk gjendet asnje mjek-doktor ne pune! Ne urgjenca mund te jete ndonje por neper pavione asnje! Duke patur parasysh gjendjen katastrofale te sistemit sot e mot, lenia pushim e atyne qe duhej te ishin ne ndihme te njerzve te semure, me ligj, duhet ndeshkue! E na meqe s’kena institucione, i bie te reagojme! Meqe jeta e nje te semuri nuk mundet me prit me marue pushimet qe u jep qeveria, nuk duhet te presim as na…

Ka forme dhe edhe nese ska duhet gjet forma….

Qeveria nxjerr akte dhe vendime te panumerta, naten, ne kohe pushimesh dhe ne ndrrim motesh! Ne 99 perqind te rasteve jane ne sherbim te oligarkeve dhe elementeve mafioze! Ktu padyshim fus kedo qe ka lidhje me pushtetin-regjim dhe regjimin sistem! Na asnjehere nuk ndalena te kto vendime kunder nesh! Kunder popullit dhe te pamundunve! Nese zuzaret marrin vendime naten, na te pakten duhet me i lexue diten, e jo me i lane derisa te na perkthehen ne afera alla incineratoresh…

Ka forma, edhe nese jo, duhen gjetë…

Qeveria, qe perqindjen ma te madhe te ministrave meshkuj i ka me rekorde te theksueme kriminale dhe grate thuajse te gjitha pa nivelin e duhun me qene as sekretare, vijon te implementoje rregulla tallese qe na i servir nepermjet FB dhe levat e shtrime ne cdo arterie te ketij vendi levizin ethshem me i ba ligj kunder njerzve! Na, tue qene katun i vogel, e tue njofte mire njani tjetrin duhet te reagojme kunder ktyne personave para se ata te ngjiten ne karrigen me te cilen ngjiten e nuk shqiten! Ne te kundert do perftohen, siç jane perftue, modele eliserash e alla ministreje perbuzese ndaj frymes se shqiptarit qe ia llogarit muajin me 130 euro, ose 150 mije leke te vjetra!

Ka forma e edhe mekanizma me i ndal te paftyret…

Krimi i organizuem me kumbare qeverine ne tana hallkat e saj sod ka kap thuajse çdo hallke institucionale! Na krejt i dime kto pune! Na krejt ua dime edhe emnat, kush loz drogen, kush investon tue pastrue pare ne ndertime, spitale, arsim, skuader vrasesish me pagese, kompani fantazma, banka e ne çdo sektor! Sigurisht qe ne kte faze ne te cilen gjendet krimi-mafie dhe mafia-qeveri asht e veshtire te reagohet! Nuk duhet me prit qe ata te fuqizohen edhe ma, sepse do na e rrafshojne edhe ate pjese te egos qe ka mbet pa preke prej tyne, e masanej rruga e vetme do jete ikja ne moskthim ma ne kete vend…

Ka forme, po edhe nese jo, duhet gjet me çdo çmim…

Duhet mesue protesta ashtu siç msohet abc-ja! E nese kete pune se bajne dot mesuesit, ca nga injoranca, ca nga kapja e ca nga pamundesia, kjo duhet ba nga prinderit ne shpi! Te bahet si lutja apo si dhania e celularit femijes me i mbyll gojen mos te baje zhurme! Vetem duke reague mas çdo psikopatie qe hidhet si helm mbi njerzit, kthehet vetedijesimi se jeta jone s’mundet me mbet e as me kane n’duar horrash me pushtet gjithfaresh!

Ta bajme protesten zakon e mision! Mundena…