E premte, 02.05.2025, 12:45 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Dashuri, tradhëti dhe urrejtje!

E hene, 21.03.2022, 07:03 PM


Dashuri, tradhëti dhe urrejtje!

Nga Zenel Çeliku

Sulmi ushtarak pushtues i Rusisë ndaj Ukrahinës, ka pushtuar vëmëndjen e mbarë opinionit dhe të politikës shqiptare, fatkeqësi e madhe sepse kanë humbur jetë me qindra qytetarë ukrahinas. Mirpo, duke qënë të fokusuar në këtë ngjarje tragjike, opinion publik harron se më 6 Mars në Shqipëri këmi zgjedhje vendore në 6 bashki, ndërsa politika e prek pak, shumë pak përballjen e forcave polike më 6 Mars. Në këto zgjedhje do të shikojmë se ku është forca e opozitës ku në mënyrë apsurde opozitën e shikojmë të përçarë në dy parti, ajo e “Foltores” dhe e ashtuquajtura Partia Demokratike (PD), dhe nga krahu tjetër shikojmë Partinë Socialiste (PS) në mënyrë unike. Po të kthehemi në rotrespektivë për 9 vite me radhë ku në krye të PD pa asnjë meritë është Z. Lulzim Basha, vërejmë disa humjeve radhazi dhe pa asnjë përgjegjësi politike. Ai u katapultua nga lideri historik Z. Sali Berisha me besim se Basha do të jetë energjik dhe I vendosur në luftën politike përballë PS.

• Dashuria Berisha & Basha funksinoi nga 2005-2021, 8 vite

në pushtet ishin të arta për Lulzim Bashën I cili pa asnjë përvojë dhe pa asnjë meritë u bë Minister I Transporteve ku u akuzua për abuzime në përmasa marramëndëse, Ministër I Jashtëm ku u përfol se abuzoi në ndarjen e detit ku I “dhuroi” palës greke 6 milie det të hapur, Ministër I Brëndshëm ku ndodhën vrasjet e 21 Janarit 2011 dhe më pas vjen djallosja me mandatin që Bashës I dha PD postin kryetar I Bashkisë Tiranës. Gjithsesi dashuria Berisha & Basha prap funksionoi sepse PD dhe Berisha menduan se Basha do të jetë lideri që me një politikë të re dhe me këmbëngulje për të qënë forca e pare politike në vënd. Edhe pse PD me kryetar Bashën pësoi disa humbje zgjedhjesh, përsëri Berisha e mbështeti me besimin se Ai do të luftoi fort për të rrëzuar PS nga pushteti dhe për të rikthyer PD në pushtet. Këtu pa dyshim përgjegjësi ka edhe Berisha I cili nuk ndaloi që t’a ngarkonte Bashën me përgjegjësi politike me qëllimin që në krye të PD të vinte një figure tjetër premtuese. Shumë kush nuk e kanë besuar Bashën në “dashurinë” e sinqertë ndaj liderit historik (Berishën). Interesante është se në disa TV kur e pyesnin Bashën ; Ju si pasardhës I Bërishës, e ka mundësi që një ditë mund t’a “vrisni” “babain tuaj politik”? Basha me buzëqeshje plot hipokrizi deklaronte –kurrrë,kurrë,kurrë. Ndërsa Berisha me besimin se Ai (Basha) do ti qëndronte besnik kauzës së Tij, vazhdointe ta mbështestë pasardhësin e tij-njeriun që qesh.

• Tradhëtia është një fenomen që njihet kudo ne jetën e

njerëzimit, por një tradhëti e llojit Basha, ishte e pabesueshme nga anëtarët dhe votueist e PD. Sa turp, sa keq, sa hipokrizi dhe sa mosmirnjohje. Akti I Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar I PD, ishte ai hap që mediat e kishin parashikuar sepse e kishin psikologjik mirë Bashën si njeri pa bosht moral e politik. Vërtetë Basha ka qënë nën presionin e ndërkombëtarëve që të “pushkaktoi” “babain I tij politik”, por për çdo njeri brënda PD, ky vendim I Bashës ishte çudia e shekullit. Si është e mundur që Lulzim Basha I cili erdhi nga asgjëja në PD si pjesë e KOP-it, si njeri që ishte nul në politikë dhe fare pa eksperiencë, erdhi moment dhe bëri përjashtimin e “ustait të tij politik” nga PD. Kush janë ato fakte dhe ato prova me një forcë madhore që Bashës iu paraqiten përpara me kushtin që të përjashtoi Berishën nga PD-ja? Nëse Bashën e ndjekin nga mbrapa vërtetë gabime dhe faje të mëdhaja që ka bërë kur ka qënë në pushtet, atëhërë Ai kërkon që të lajë m.tin me sh.rrë. Kjo nuk është politikë e pastër, këtu nuk ka moral, këtu nuk ka strategji për të mbrotjur PD, por këtu ka vetëm dhe vetëm manovrime mafioze për të mbrojtur vehten e tij dhe për të larë atë që tham më lart. Në një mënyre të drejtpërdrëjtë veprimet e Bashës nuk kanë asngjë parimore, kanë vetëm tradhëti të pa parë, mosmirnjohje të pa shkruar, çudia më e madhe në këto 30 vitë demokraci në Shqipëri. Edhe pas kësaj tradhëtie çudibërëse, Z.Berisha u ringrit shumë shpejt dhe krijoi një lëvizje popullore që ka gjetur përkrahje mbi 70 % të anëtarësisë dhe votuesve të PD. Dita e zgjedhjeve është shumë afër dhe të gjithë do të shikojnë se sa përkrahës ka Berisha apo Basha.

• Urrejtja ndërmjet dy eksponentëve ka bërë që, sot kemi dy PD,

ku njëra përfaqësohet nga Z. Berisha dhe pjesa tjetër më e vogël përfaqësohet nga Z. Basha. Para një situate të tillë ku për pak dit kemi zgjedhje bashkiake në 6 bashki dhe kur sot më shumë se kurre duhet bashkim brënda opozitës, për fat të keq shikojmë e dëgjojmë urrejtje dhe artileri të rëndë politike ndaj njëri-tjetrit. Gjuha e Bashës është me shumë urrejtje ndaj “kandidatëve të “Foltores” dhe drejtpërdrejt akuza, shpifje dhe urrejtje ndaj “babai te Tij politik”. Turp, më turp nuk ka, por ja që ka nga ata njerëz si Z. Basha që për interesa të ngushta personale vrasin edhe atë figurë që e lançoi, që e njohu dhe e bëri pushtetarë por politikan me bosht njerëzot ku mbizotëron trasparenca, mirnjohja dhe respekti kurrë Ai nuk u bë.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency 25 Shkurt 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx