| E hene, 21.03.2022, 07:03 PM |
Dashuri, tradhëti dhe
urrejtje!
Nga
Zenel Çeliku
Sulmi
ushtarak pushtues i Rusisë ndaj Ukrahinës, ka pushtuar vëmëndjen e mbarë
opinionit dhe të politikës shqiptare, fatkeqësi e madhe sepse kanë humbur jetë
me qindra qytetarë ukrahinas. Mirpo, duke qënë të fokusuar në këtë ngjarje
tragjike, opinion publik harron se më 6 Mars në Shqipëri këmi zgjedhje vendore
në 6 bashki, ndërsa politika e prek pak, shumë pak përballjen e forcave polike
më 6 Mars. Në këto zgjedhje do të shikojmë se ku është forca e opozitës ku në
mënyrë apsurde opozitën e shikojmë të përçarë në dy parti, ajo e “Foltores” dhe
e ashtuquajtura Partia Demokratike (PD), dhe nga krahu tjetër shikojmë Partinë
Socialiste (PS) në mënyrë unike. Po të kthehemi në rotrespektivë për 9 vite me
radhë ku në krye të PD pa asnjë meritë është Z. Lulzim Basha, vërejmë disa
humjeve radhazi dhe pa asnjë përgjegjësi politike. Ai u katapultua nga lideri
historik Z. Sali Berisha me besim se Basha do të jetë energjik dhe I vendosur
në luftën politike përballë PS.
•
Dashuria Berisha & Basha funksinoi nga 2005-2021, 8 vite
në
pushtet ishin të arta për Lulzim Bashën I cili pa asnjë përvojë dhe pa asnjë
meritë u bë Minister I Transporteve ku u akuzua për abuzime në përmasa
marramëndëse, Ministër I Jashtëm ku u përfol se abuzoi në ndarjen e detit ku I
“dhuroi” palës greke 6 milie det të hapur, Ministër I Brëndshëm ku ndodhën
vrasjet e 21 Janarit 2011 dhe më pas vjen djallosja me mandatin që Bashës I dha
PD postin kryetar I Bashkisë Tiranës. Gjithsesi dashuria Berisha & Basha
prap funksionoi sepse PD dhe Berisha menduan se Basha do të jetë lideri që me
një politikë të re dhe me këmbëngulje për të qënë forca e pare politike në
vënd. Edhe pse PD me kryetar Bashën pësoi disa humbje zgjedhjesh, përsëri
Berisha e mbështeti me besimin se Ai do të luftoi fort për të rrëzuar PS nga
pushteti dhe për të rikthyer PD në pushtet. Këtu pa dyshim përgjegjësi ka edhe
Berisha I cili nuk ndaloi që t’a ngarkonte Bashën me përgjegjësi politike me
qëllimin që në krye të PD të vinte një figure tjetër premtuese. Shumë kush nuk
e kanë besuar Bashën në “dashurinë” e sinqertë ndaj liderit historik
(Berishën). Interesante është se në disa TV kur e pyesnin Bashën ; Ju si
pasardhës I Bërishës, e ka mundësi që një ditë mund t’a “vrisni” “babain tuaj
politik”? Basha me buzëqeshje plot hipokrizi deklaronte –kurrrë,kurrë,kurrë.
Ndërsa Berisha me besimin se Ai (Basha) do ti qëndronte besnik kauzës së Tij,
vazhdointe ta mbështestë pasardhësin e tij-njeriun që qesh.
•
Tradhëtia është një fenomen që njihet kudo ne jetën e
njerëzimit,
por një tradhëti e llojit Basha, ishte e pabesueshme nga anëtarët dhe votueist
e PD. Sa turp, sa keq, sa hipokrizi dhe sa mosmirnjohje. Akti I Bashës për
përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar I PD, ishte ai hap që mediat e
kishin parashikuar sepse e kishin psikologjik mirë Bashën si njeri pa bosht
moral e politik. Vërtetë Basha ka qënë nën presionin e ndërkombëtarëve që të
“pushkaktoi” “babain I tij politik”, por për çdo njeri brënda PD, ky vendim I
Bashës ishte çudia e shekullit. Si është e mundur që Lulzim Basha I cili erdhi
nga asgjëja në PD si pjesë e KOP-it, si njeri që ishte nul në politikë dhe fare
pa eksperiencë, erdhi moment dhe bëri përjashtimin e “ustait të tij politik”
nga PD. Kush janë ato fakte dhe ato prova me një forcë madhore që Bashës iu
paraqiten përpara me kushtin që të përjashtoi Berishën nga PD-ja? Nëse Bashën e
ndjekin nga mbrapa vërtetë gabime dhe faje të mëdhaja që ka bërë kur ka qënë në
pushtet, atëhërë Ai kërkon që të lajë m.tin me sh.rrë. Kjo nuk është politikë e
pastër, këtu nuk ka moral, këtu nuk ka strategji për të mbrotjur PD, por këtu
ka vetëm dhe vetëm manovrime mafioze për të mbrojtur vehten e tij dhe për të
larë atë që tham më lart. Në një mënyre të drejtpërdrëjtë veprimet e Bashës nuk
kanë asngjë parimore, kanë vetëm tradhëti të pa parë, mosmirnjohje të pa
shkruar, çudia më e madhe në këto 30 vitë demokraci në Shqipëri. Edhe pas kësaj
tradhëtie çudibërëse, Z.Berisha u ringrit shumë shpejt dhe krijoi një lëvizje
popullore që ka gjetur përkrahje mbi 70 % të anëtarësisë dhe votuesve të PD.
Dita e zgjedhjeve është shumë afër dhe të gjithë do të shikojnë se sa përkrahës
ka Berisha apo Basha.
•
Urrejtja ndërmjet dy eksponentëve ka bërë që, sot kemi dy PD,
ku
njëra përfaqësohet nga Z. Berisha dhe pjesa tjetër më e vogël përfaqësohet nga
Z. Basha. Para një situate të tillë ku për pak dit kemi zgjedhje bashkiake në 6
bashki dhe kur sot më shumë se kurre duhet bashkim brënda opozitës, për fat të
keq shikojmë e dëgjojmë urrejtje dhe artileri të rëndë politike ndaj
njëri-tjetrit. Gjuha e Bashës është me shumë urrejtje ndaj “kandidatëve të
“Foltores” dhe drejtpërdrejt akuza, shpifje dhe urrejtje ndaj “babai te Tij
politik”. Turp, më turp nuk ka, por ja që ka nga ata njerëz si Z. Basha që për
interesa të ngushta personale vrasin edhe atë figurë që e lançoi, që e njohu
dhe e bëri pushtetarë por politikan me bosht njerëzot ku mbizotëron
trasparenca, mirnjohja dhe respekti kurrë Ai nuk u bë.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency 25 Shkurt 2022