Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramush Haradinaj: Gazpromi rus ka vdekur, hapni rrugë gazit amerikan

| E shtune, 26.03.2022, 10:26 AM |


BE, megjithëse me vonesë, e paska nënshkruar marrëveshjen e madhe për gazin e lëngshëm amerikan, projekt ky që e shkëputë Evropën nga varësia e gazit rus.

Për fat të keq, Qeveria e Kosovës, pa asnjë arsye të qëndrueshme, e kishte refuzuar gazin e lëngshëm amerikan, edhe pse gazsjellësi do të ndërtohej me paratë e taksapaguesve amerikan.

Për më keq edhe presidentja e vendit, nuk ka pasur kurajon ta thotë qoftë edhe një fjalë të vetme, për një projekt ekonomik e të sigurisë për Kosovën e rajonin, të miratuar nga vet Presidenti Biden!

Tash që kanë ndryshuar konceptet e të gjithë  botës demokratike për Rusinë dhe gazin rus, shpresoj të ndryshojnë edhe konceptet e kryeministrit e të presidentes të Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e pa asnjë vonesë t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë!

Gazpromi rus ka vdekur, prandaj mos e vajtoni më!