Mendime
Skender Jashari: Avionët që SHBA përdori kundër Serbisë (Jugosllavisë) më 1999!
E hene, 28.03.2022, 08:00 PM
Avionët që SHBA përdori kundër Serbisë (Jugosllavisë), më 1999!
Nga
Skender Jashari
Në
përvjetorin e fillimit të bombardimeve kundër Jugosllavisë( Serbisë), padyshim
ishte kontributi vendimtar i SHBA-së që bëri të ndërprehej gjenocidi, spastrimi
etnik, krimet kundër njerëzimit dhe masakrat serbe kundër Shqiptarëve të
Kosovës. SHBA, gjatë Operacionit Forcat Aleate, pati barrën kryesore, e që
gjatë këtij operacioni rriti ndjeshëm si numrin e avionëve gjuajtës ashtu edhe
numrin e sulmeve që u kryen. SHBA në bazat e NATO-s, në Europë kishte të
stacionuar 334 avion, e që prej tyre në ditën e parë të Operacionit Forcat
Aleate morën pjesë 214 të SHBA-së dhe 130 të anëtarëve të tjerë të NATO-s. Më
13 prill( në ditën e 20 të Operacionit Forcat Aleate), u bënë 550 avion të
SHBA-së, kurse më 27 prill u rrit në 700. Gjithashtu edhe sulmet më 24 mars
ishin 120, kurse më 13 prill u rritën në 250 sulme dhe pastaj më 27 prill më
340. Kurse më 7 maj 1999, NATO kishte angazhuar plotë 1000 avion, e që ishin në
proces për të vendosur 1.100 avion, prej të cilëve 1/3 ishin “gjuajtës”. Më 6
maj SHBA kishte 639 avion dhe NATO kishin 277, kurse më 26 maj SHBA kishte 717
avion, prej tyre 309 luftarak/bombardues, 261 mbështetës, 44 zbulues dhe 103
helikopter, pa përfshirë avionët e SHBA-së që bombardonin nga bazat ajrore prej
SHBA-së.
Në
tërë kampanjën ajrore dhe raketore të NATO-s kundër Jugosllavisë, asetet e
SHBA-së, ishin në mbi 70% të rasteve.
Aviacioni
ushtarak amerikan, përdori shumicën e bazave të saj në vendet anëtare të
NATO-s, në Europë, por edhe nga aeroplanbartëset e saj në Mesdhe. Avionët e
rëndë bombardues B-2, dëshmuan që moti nuk mund t’i frenojë, në çdo kushte
klimatike, janë avion superiorë. Avionët B-2, kanë bërë rreth 49-50 fluturime
deri në fund të kampanjës ajrore dhe raketore kundër Jugosllavisë, e që secili
nga ta, ka mundur të lëshoj nga 16 bomba me dirigjim me GPS 2000 pound ose 8
bomba 5.000 pound bunkershpuese. Kostoja e tyre për një orë fluturim ishte
6.000 deri në 14.700 dollar dhe vetëm karburant harxhon mesatarja 5.193 dollarë
për orë, e që është afërsisht ekuivalent me F-15, e që fluturonte për 30 orë
nga baza ajrore amerikane në Misuri.
Prandaj
avionët e parë që penetruan mbrojtjen antiajrore serbe, në natën e parë të
bombardimit, ishin avionët e rëndë bombardues B-2, të cilët treguan efikasitet
në 96% të rasteve. Mesatarisht bënin 28 deri 32 orë fluturim dhe mbi 40.000
këmbë, mbi vranësira duke lëshuar bombat GBU-31. Nga të gjitha 49 fluturimet e
avionëve të rëndë bombardues B-2, në 45 fluturime bombarduan, dhe B-2 lëshuan
11 % ose diku 700 bomba kundër caqeve fikse në Serbi dhe Kosovë, gjegjësisht
1/3 e të gjitha municioneve të dirigjuara( PGM). Zakonisht B-2, mbusheshin me
bomba JDAM( që ishin zakonisht bomba GBU-31, e që mesatarja për një fluturim e
këtyre bombave që hedhnin ishin 6 copë për avion ), por edhe ngarkoheshin edhe
me GBU-37, për goditjen e caqeve të varrosura nën tokë( bukerëve) dhe caqeve
shumë të forta. B-2 kishin hedhur mbi 80 % të 652 bombave JDAM-s( sipas një
burimi tjetër 656 bomba JDAM-s në 45 misione ) dhe 4 GBU-37. Sipas vlersimit të
Forcave ajrore amerikane, B-2, kishin goditur caqet e tyre në 89% të rasteve, e
që sipas disa burimeve B-2, kishin hedhur 1,4 milion pound të municioneve, ose
11% të të gjithë municioneve të hedhura mes 24 marsit dhe 30 qershorit, prej jo
më shumë se 50 fluturime nga 33.000-37.500 fluturimet e NATO-s gjatë tërë
kampanjës. Në 58 ditët e para të bombardimit mbi Beograd, ishin vetëm avionët e
rëndë bombardues B-2 dhe F-117, që sulmonin caqet në tokë. Pos kësaj kurrë B-2,
nuk u hetuan nga radarët e Serbisë duke fluturuar plotësisht të pavarur( pa
nevojën që të mbrohet nga avion mbështetës) dhe asnjëherë nuk u gjuajtën me
raketa SAM( Surface-to-air missile).
SHBA,
mbi të gjitha bëri 30.018 fluturime, përfshirë 11.480 hedhje ndihmash, 8.889
fluturime luftarake, 322 fluturime bombarduese, 6.959 fluturime tankere(
furnizuese me karburant të avionëve tjerë), 1.038 fluturime zbulimi,
inteligjence dhe vëzhgimi, 834 operacione speciale dhe 496 misione me fluturake
papilot(UAV). SHBA kreu mbi 60% të të gjitha fluturimeve, 53% të sulmeve, mbi
80% të municioneve të hedhura, 71% të fluturimeve mbështetëse, mbi 90% të
misioneve të zbulimit dhe inteligjencës së avansuar, mbi 90% të misioneve të
luftës elektronike, mbi 80% të armëve precize dhe lëshoi mbi 95% të raketave
kryqëzore.
Për
herë të parë u përdorën edhe UAV(Unmanned aerial vehicle), përmes të cilave
eprorët dhe planifikuesit përfitonin video-imazhe reale në kohë dhe pa
rrezikuar aspak pilotët. Si Ushtria amerikane, Marina dhe Forcat Ajrore
amerikane, përdorën fluturaket UAV. SHBA përdori edhe 175 fluturake, me të
cilat zakonisht i zbulonte pozicionet e forcave serbe, e sidomos caqet mobile i
identifikonin dhe krijonin harta softuerike për të siguruar gjeolokacionin e
pastaj goditeshin caqet e tilla nga avionët dhe se video-imazhet për pozicionet
e forcave serbe, i transmetonin në bazë përmes satelitit, për vonesë vetëm 1
sekondë. Këto fluturake UAV, fluturonin 1000 këmbë, mbi forcat serbe, e që
eprorët e NATO-s, kërkonin që të fluturonin sa më poshtë, gjë që bëri që
mbrojtja antiajrore serbe t’i rrëzonte disa të tillë. Fluturakja UAV, që u
përdorë RQ-1A Predator, e cila mund të fluturonte pandërprerje për 24 orë.
USAF, kishte dërguar 3 fluturake pa pilot (UAV), në Tuzla të Bosnjës, prej nga
operonin kundër Jugosllavisë, kurse nga 4 prilli, fluturaket e tilla fluturonin
nga Shkupi.
Rreth
47 fluturake pa pilot ishin rrëzuar, disa burime japin shifrën prej 15
fluturake UAV, të rrëzuara( që nënkupton fluturake të SHBA-së), prej tyre 17 të
SHBA-së, 7 të Gjermanisë, 5 të Francës dhe 14 të Britanisë së Madhe si dhe 4
nuk ishin specifikuar. Kurse sipas burimeve perëndimore numri i fluturakeve
UAV, gjatë gjithë periudhës 78 ditore, u rrëzuan nga zjarri armik a nga
dështimi teknik ishte 25, prej tyre SHBA humbi 4 “Predator”, 4 “Pioneer” dhe 8
“Hunter”( tre prej të cilëve nga raketat tokë-ajër, një në radar të raketave
tokë-ajër dhe të tjerët shkaku i dështimit mekanik), kurse Gjermania dhe Franca
humbën në total 6 drona CL-289( prodhim kanadez) dhe 2 prodhim francez
“Crecerelles”, shumica e tyre brenda një jave.
Nga
avion të forcave ajrore amerikane, që ishin në dispozicion gjatë 78 ditëve të
bombardimit të Jugosllavisë, e që nuk u përdorën, prej tyre ishin: nga bazat
ushtarake amerikane në Turqi, 68 avion amerikan, prej tyre: 36 avion F-15E në
bazën Balikesir në Turqi, 12 avion F-16CJ në bazën Bandirma në Turqi, 20 avion
KC-135 në bazën Incirlik në Turqi. Si dhe ishin në dispozicion por nuk u
përdorën edhe 62 avion në bazën amerikane në Aviano të Italisë, e që prej tyre
ishin 28 F-16C dhe 24 avion F-16 CJ.
Kurse
mbi 650 avion amerikan u përdorën në bombardimin e Jugosllavisë. Shumica e
avionëve amerikan, u përdorën nga bazat ajërore të NATO-s në vendet Europiane,
si nga Hungaria, gjithsej 31 avion, nga Franca gjithsej 30 avion; nga Bosnje
dhe Hercegovina gjithsej 2 fluturake; nga Italia gjithsej rreth 219 avion dhe
12 helikopter; nga Gjermani gjithsej 51 avion; nga Britania e Madhe gjithsej
106 avion; nga Spanja, rreth 29 avion; nga Misuri në SHBA, 6 avion; nga
aeroplanbartsja Teodor Rusvelt, gjithsej 71 avion dhe 6 helikopter; nga
Kearsarge 8 avion dhe 21 helikopter; nga Inchon gjithsej 10 helikopter; nga
Shqipëri, gjithsej rreth 56 helikopter; dhe nga vende të ndryshme gjithsej
rreth 74 avion.
SHBA,
përdori 214 avion sulmues, 18 bombardues, 175 tanker, 43 transportues.
SHBA-të
në Vietnam kishin përdorë 15% të aseteve të forcës ajrore, në Desert Storm
rreth 30%, kurse në Operacionin Forcat Aleate, në Kosovë, pothuajse gjysmën.
Komanda e lartë, kontrolli, komunikimi dhe kompjuteret/ Inteligjenca, Vëzhgimi
dhe Zbulimi u përdorën në 45% e totalit, përafërsisht 22% e bombarduesëve dhe
44% e avionëve luftarak, derisa F-16CJ pothuajse të gjithë u përdorën, më shumë
se 40% e avionëve tanker.