Mendime
Dedë Preqi: Vuçiqit po i vjen fundi i modelit antipaqësor
E hene, 28.03.2022, 06:28 PM
VUÇIQIT PO I VIE FUNDI I NJË MODELI ANTIPAQËSORI
Nga
Dedë Preqi
Demokracia
është mjeti më i vertetë dhe më konkret që sjellë zgjidhjen e problemeve në
praktikë dhe bënë kontrollimin e një qeverisje reale në një shoqëri të vërtetë,
edhe pse në sëcilën shoqëri problemet janë të mundshme, por elementi njerëzor i
ndërgjegjës dhe mendimet e udhëheqjes
janë në sëcilën rrethanë për komunikim dhe dialog të hapur, duke e ndihmuar dhe
stimuluar një zgjidhje të pranueshme për sëcilën palë shoqërore.
Edhe
në Kosovë, mendojmë se ka forca të shëndosha të cilat janë promotore të
demokracisë, me përspektivat e një mundësie për një vend paqësor dhe të një
vendi ku kanë pjesën sëcili pa dallim etnie dhe religjioni, dhe në pajtueshmëri
me ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi, që është burim dhe prodhim i të
drejtave dhe lirive të këtij populli.
Prandaj,
si në çdo vend demokratik, poashtu edhe në Kosovë, aty ku pikpamjet e
përbashkëta paqësore dominojnë dhe pikpamjet e ligjit përputhën nga një
ligjislaturë e tillë , duke respektuar
bazën e shtetit juridik ku sundon dhe vendos ligji për të gjithë njësoj,
atëherë këto forca kanë elemente të një shteti ligjor, që do ta mundin dogmatizmin
e çdo rrjedhe dhe rrethane shoqërore.
Krahas
guximit dhe reformave që ka berë Kosova, në kohën e pasluftës, edhe pse në një
mënyrë ka hasur në rryma të ndryshme të turbullirave dhe përpjekjeve të
politikës së Serbisë, për ta dizeorientuar dhe destabilizuar rrjedhën e saj
demokratike dhe zhvëllimore, sidomos në kohën e fundit dhe me qeverisjen Kurti,
ky vend nuk është laraminuar me një politikë të tillë dhe sot kemi një politikë
shumë të kordinuar të Kosovës, e cila brenda sistemit kushtetues të Kosovës,
lufton dhe vepron për të drejtat themelore të popullit dhe vendit të vet.
Sidomos
me ardhjen e presidentit Aleksandër Vuçiq, dhe përkrahësve të tij në krye të
shtetit serb, Kosova shpeshherë është e
kërcënuar dhe e minuar në mënyra të ndryshme, sepse kryetari i lartëpërmendur
është pasardhësi më i ngushtë i Millosheviqit, i cili nuk mund të mendojë
ndryshe për Kosovën dhe popullin e këtij vendi, apo të ndryshojë nga figura dhe
rroli i tij, me cetralizmin shofenist të Serbisë, duke zbatuar në qeverisjen e
tanishme një model të tillë urrejtës dhe nënçmues për këtë popull, së bashku me
grupin e krimineleve që i ka në bashkëqeverisje, që dje ishin protagonist të
luftës dhe krimeve në Kosovë, ndërsa sot janë në vende kyqe dhe udhëheqëse të
qeverisë serbe në Serbi.
Kosova
është sot një vend i lirë e demokratik, i cili dallimet kombëtare dhe fetare
dhe ideologjike e humbasin peshën e tyre që sot mund ta përqajnë këtë vend dhe
këtë popull, sepse Kosova është vend i të gjithë kosovarëve pa dallim, i atyre
që banojnë dhe jetojnë në këtë vend, që e duan dhe e ruajnë dhe mbrojnë çdo
pëllëmbë të këtij vendi.
Serbia
dhe udhëheqja e saj, në veqanti kohën e fundit nën udhëheqjen e kryetarit
Aleksandër Vuçiq, sidomos ndaj Kosovës, ishte jo paqësore dhe aspak e sinqertë
dhe miqësore, i cila me bashkë udhëheqësit e vet shpeshherë iu këcënua këtij
vendi dhe në mënyrë të hapur me luftë, edhe pse Kosova, u tregua shumë
përmbajtësore dhe e sinqertë në takimet e Brukselit ndërmjetësues, ky vend
ndjenë, jo vetëm një ankth por edhe pasiguri në këtë kohë, ku e gjithë bota e
ka përpara ardhmerinë e saj dhe se duhet të dëshmohet se është e lirë dhe e
lumtur.
As
serbët dhe gjithë populli i këtij nacioni nuk do të ishin të lumtur, nëse
tëndencat e Vuçiqit dhe apetitet e
presidentëve të tillë, që janë urrejtës dhe
grabitëqarë ndaj parimeve të një etnie të veçantë dhe të caktuar, sikur
janë shqiptarët apo të tjerët, duke mohuar të drejtat dhe liritë e tyre
njerëzore, të cilat janë të drejta që i takojnë çdo shoqërie njerëzore, pse jo
edhe shqiptarëve, të cilët janë një ndër popujt më të përkushtuar ndaj lirisë
dhe paqës në çdo mes shoqëror e njerëzor në rajon.
Prandaj,
Vuçiqi dhe lloji i tillë, i cili gjatë mandatit të tij si kryetar i Serbisë,
nuk ka treguar unitet dhe përafrim me popujt e vendit dhe jashtë vendit, duke
treguar një dekonstruktivitet dhe nxitje të urrejtjes dhe konflikteve
ndërnacionale, në veqanti me popullin shqiptarë, edhe pas një lufte tragjike
dhe gjenocidiale ndaj këtij populli , duke mos treguar kërkim falje për asnjë
delikt dhe tragjedi që ka shkuar deri në gjenocid, e ka domethënjën e veqantë të një populli të
egër dhe primitiv, që nuk ka ndjenja njerëzore morale, edukative dhe shoqërore
në këtë botë.
Dhe
Vuçiqit, si edhe të tjerëve të llojit të tillë, po u vie fundi i hidhur, nga
vetë populli i vet, sepse autoriteti i tyre dekonstruktiv dhe i pa
ndërgjegjshëm as për popullin e vet nuk është i rëndësishëm, duke nxjerrë
jashtë logjikës dhe çdo përkrahje e ndikimi të llojit të tillë të këtij
interpretimi të rrejshëm dhe jashtë interesave të një populli dhe komuniteti,
pa marrë parasysh cilit i takon, duke rënë në zgrapcë në çdo hap dhe përpjekje
të një afirmimi të tillë të rrejshëm, si edhe duke shkakëtuar përçarje e
dallime ndëretnike të një pasnjëshme.
Vuçiqit
dhe bashkëpunëtërëve të tij po i vie fundi i keq dhe dëshpërues, ku një pjesë e
madhe e popullit serb është i zhgënjyer dhe është në kundërshtim të politikës
së tij denigruese dhe jo integruese e këtij populli në Institucionet
ndërkombëtare dhe ato të Kosovës, duke i keçpërdor serbët e Kosovës, në veçanti
nga Lista serbe, duke i bërë vegla dhe shërbëtorë të një politike shofeniste
dhe përçarëse, si edhe të dëmshme për
komunitetin serb që jeton dhe vepron në Kosovë.
Dhe
me 3 prill, në zgjedhjet e ardhshme presedenciale të Serbisë, politika e
Vuçiqit, duhet të merr fund, sepse ky popull nëse e do një qeverisje të mirë,
të lirë dhe demokratike dhe një të ardhme më të mirë të këtij populli, pa
brenga, pa luftë dhe në paqë, duhet ta votojë të ardhmën e vet ndryshe dhe pa
diktaturën e Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët me fytyrë janë nga
perëndimi dhe bythët ia ka lënë gjithëherë Rusisë, e cila po e shkërdhyen sipas
dëshirës së vet.