Mendime
Florim Zeqa: Një vit stabilitet politik pa zhvillim ekonomik!
E merkure, 06.04.2022, 07:07 PM
Një vit stabilitet politik pa zhvillim ekonomik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Edhe
përkundër ndërrimit të pushtetit, pas një viti në Kosovë po ndodhë ajo që ju
intereson ndërkombëtarëve-stabiliteti politik, pa liberalizim të vizave dhe pa
asnjë ndryshim sa i përket imazhit të shtetit dhe mirëqenjes së qytetarëve.
Vazhdon “Status Quo”-ja
e vendnumërimit
Për
dallim prej qytetarëve, po vazhdon avazi i vjetër i ngritjes së mirëqenjes së
pushtetarëve, bashkë me ketë edhe rritja e nepotizmit në të gjitha
institucionet deri në majat e pushtetit.
Edhe
pse ka kaluar një vit nga ndërrimi i pushtetit, asnjë hap pozitiv në politikën
e jashtme, pa asnjë njohje dhe pa asnjë përpjekje për anëtarësim të Kosovës në
organizatat ndërkombëtare: INTERPOL dhe UNESCO, BE dhe OKB, por as një nismë
për anëtarësim të Kosovës në NATO, aspirata dhe shpresa këto të qytetarëve!
Nuk
jam nga ata që e kritikojnë qeverinë për gjithçka dhe për çdo gjë, por as që e
mbështesë opozitën në opozitarizmin e saj të çakorduar, që shpeshëherë i ngjet
një gramafoni të prishur, duke i përseritur të njëjtat fjalë, pa ndryshuar
asgjë në kursin e saj politik!
Një
vit i qeverisjes nuk është shumë, por nuk është edhe pak për të vërejtur nismat
e para të ndryshimit, të cilat nuk shihen as në horizont!
Albin
Kurti mund të kritikohet për mosmbajtjen e shumë premtimeve elektorale, por jo
edhe për krizën energjetike të trashëguar, për krizën pandemike dhe për krizën
ekonomike (të shkaktuar nga faktorët e jashtëm) me të cilën po përballen
shtetet e rajonit dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian dhe në mbarë
botën.
“Qeveria e shpreses”,
fundi i të gjitha shpresave për ndryshim
‘Qeveria
Kurti’ doli të jetë më e votuara nga paslufta, jo pse ishte më e mira, por pse
ishte mbetur e vetmja alternativë e paprovuar në qeverisjen qendore!
Me
qeverinë e re, qytetarët kanë pritur përmirësim të sistemit shëndetësorë dhe
atij arsimor, kanë pritur përmirësim të sistemit të drejtësisë, barazi sociale
dhe qytetare.
Sukseset
e një qeverie nuk maten me pjesëmarrje nëpër akademi përkujtimore të liderëve
shtetërorë dhe as me numrin e vizitave jashtë shtetit, por me rritje të
zhvillimit ekonomik, me thithjen e investimeve të jashtme të cilat gjenerojnë
hapje të vendeve të reja të punës për të rinjët.
Thonë
“shpresa vdes e fundit”, por në mungesë të sinjaleve të para të ndryshimeve të
pritura, qytetarët kanë filluar ta humbin besimin edhe në ‘qeverinë e
shpresës’. Qytetarët me shpresa të thyera, janë duke u larguar me të madhe nga
Kosova, për shkak se nuk i besojnë më asnjërës nga partitë e skenës politike.
Ngase secila prej prej partive politike në mënyrën e vet i kanë zhgënjyer
qytetarët me mashtrime të njëpasnjëshme pa ju ofruar asnjë përspektivë të
sigurtë në vendin e tyre!
Politikanët pa projekte
dhe pa vizion, e morën në qafë një popullatë të tërë
Falë
kësaj klase politike në pushtet dhe opozitë, qytetarët e Kosovës tani e 23 vjet
nga përfundimi i luftës kanë mbetur të vetmit në rajon dhe Evropë pa sigurime
shëndetësore, sikurse që kanë mbetur të vetmit të izoluar, pa të drejtë levizje
të lirë drejt shteteve të BE-së.
Për
të qenë ironia më e madhe dhe paradoksi më absurd i kohës, Kosova është ndër
vendet me prezencën më të madhe dhe më të fuqishme politike dhe ushtarake në
rajon dhe ndër vendet e para që ka pranuar valuten EURO (të imponuar) të Bashkimit
Evropian, porqë qytetarët e saj nuk mund të lëvizin drejt këtij “UNIONI” të
cilin e aspirojnë si të vetmin shpëtim nga varfëria dhe denigrimi social që ua
shkaktuan politikanët pa etikë dhe pa vizion për të ardhmen prosperuese në
atdheun e tyre!
Zbrazja
në heshtje e Kosovës nga popullata e saj, është pasojë e klasës politike
vendore dhe burokracisë perëndimore e cila u bë krahë i politikave
antishtetërore dhe antikombëtare e armiqëve të Kosovës.
Projektim
im i Alternatives së Re politike (emrin e të cilës nuk mund ta bëjë publik para
kohe) për dalje nga situata e krijuar është i thjeshtë dhe praktik, i
pranueshëm për të gjithë qytetarët dhe i realizueshëm në afatet e përcaktuara
kohore për krijimin e fondit të sigurimeve shëndetësore dhe sigurimin e barnave
esenciale në të gjitha spitalet për të gjithë pacientet me sëmundje kronike,
rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimineve brenda një viti në
tërë territorin e vendit. Po ashtu me përgjegjësi të plotë e deklaroj se brenda
një viti do ta përmbyllja dialogun me Serbinë dhe realizoja liberalizimin e
vizave për qytetarët, për të arritur në fund edhe tek anëtarësimi i Kosovës në
të gjitha organizatat ndërkombëtare.