Mendime
Dritan Demiraj: Nga kush trembet Serbia?
E hene, 11.04.2022, 08:55 PM
NGA KUSH TREMBET SERBIA?
Nga
Kolonel Dritan Demiraj
Qe
nga fillimi i pushtimit te paprovokuar te Ukraines nga Rusia dhe sidomos ne
momentin kur dy javet e fundit e gjithe bota po perjeton me optimizem mposhtjen
e ushtrise ruse ne tre frontet, kemi patur gjithmone e me pak reagime nga
Beogradi zyrtar.
Eshte
sigurte se kjo humbje qe ne fakt ka befasuar shume eksperte nderkombetare, po
perjetohet me shume ankth ne Serbi.
Humbja
e 'vellait te madh' ka bere qe shume lider "pacifiste" te Serbise qe
nga presidenti Vuçiç, Ministri i Mbrojtjes Stefanoviç, Ministri i Brendshem
Vulin dhe Daçiç te ulin tonet dhe kercenimet sa i perket mbrojtjes se
komuniteteve Serbe, qe ne fakt asnjehere nuk jane kercenuar nga askush ne
rajon.
Por
kjo farse, nuk ka ndaluar procesin e armatosjes se Serbise. Kete fundjave
gjashte avione kinez te forcave ajrore transportuan mjetet e fundit moderne per
mbrojtjen kunderajrore te blera ne Kine nga Serbia.
Rritja
e kercenimeve rajonale, armatosja e vazhdueshme, mungesa e distancimit dhe
vendosjes se sanksioneve kunder Rusise ne nje kohe qe e gjithe bota po i zbaton
ato, thirrja e vazhdueshme e SHBA dhe BE qe edhe Serbia ti zbatoje, kane rene
ne vesh te shurdher.
Prokurimi,
dergimi dhe se shpejti instalimi i raketave kunderajrore me rreze te mesme
kineze HQ-22, blerja e mjeteve te tjera te sulmit, asistenca ushtarake dhe me
inteligjence te vazhdueshme nga Rusia nderkohë qe Serbia pretendon statusin e
vendit neutral, perbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor,
veçanërisht për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinen.
Sistemi
kunderajror HQ-22 eshte nje sistem raketor modern prodhim i fundit, i cili ka
nje rreze veprimi 50 m deri ne 27 km lartesi, rreze efektive deri ne 170 km dhe
raketa me peshe 180 kg. Ky sistem eshte i njejte me sistemin KA rus S-300.
Që
nga viti 2020 dhe ne vazhdim, zyrtarët e DASH-it e kane paralajmëruar Beogradin
kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit
njihet si FK-3, por edhe per blerje te tjera armatimesh ofensive.
Tashme
eshte e qarte per te gjithe diplomatet perendimore se Serbia nuk dëshiron t’i
bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, por ajo
thjesht shfrytezon ndihmat e tyre financiare pasi orientimi i tyre eshte
krejtesisht anti euroatlantik.
Si
perfundim, keto zhvillime duhet te shihen me pergjegjesi nga qeverite tona
sidomos ne Shqiperi dhe Kosove, ne menyre qe te vazhdoje me tej investimi ne
infrastrukturen e sigurise kombetare dhe ne rritjen e kapaciteteve operacionale
te forcave tona te armatosura.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100044589662161