Mendime
Skender Jashari: Rusia paralelisht me agresionin në Ukrainë, është duke trajtu çështjen e islamistëve të saj
E hene, 11.04.2022, 07:31 PM
Rusia paralelisht me agresionin në Ukrainë, është duke trajtu çështjen e islamistëve të saj
Nga
Skender Jashari
Bëhen
gati dy muaj që bota tronditet me agresionin rus në Ukrainë, derisa bota arabe
duket që verbërisht mbështet Putinin. Për fat të mirë të Rusisë, shumica e
ushtarëve rus që janë përdorë në agresionin në Ukrainë, janë musliman të
Rusisë. Por askush nga bota arabe a edhe islamike nuk e ngritë zërin, ndoshta
edhe nuk e kuptojnë, që Rusia është duke i përdorë qëllimisht muslimanët,
sidomos muslimanët etnik të Rusisë, për t’i spastru etnikisht, për të zvogëlu
gjasat që etnitë e tilla të ngriten kundër Rusisë etj. Rusia ka problem serioz
me etnitë minoritare që janë 193 grupe etnike, e mbi gjitha ka pasur problem
tejet serioz me muslimanët, derisa gjasat edhe më të mëdha dhe kërcënimet
potenciale në të ardhmen i kanosen nga muslimanët. Prandaj Rusia, me rastin e
agresionit në Ukrainë, është duke i përdorë muslimanët etnik të Rusisë, për t’a
zvogëlu potencialin luftarak dhe kërcënimet potenciale që mund t’i ndodhin në
të ardhmen asaj.
Identiteti
rus, është farkëtuar gjatë shekujve me konfrontime, bashkëjetesë dhe
bashkëpunim me muslimanët. Rusia është e përbërë kryesisht me krishterizmin
ortodoks, ku sipas cenzusit të 2010-ës, 47.4% janë ortodoks, prej tyre 41.1%
besojnë në krishterizmin ortodoks rus, dhe 4.1% nuk janë të përcaktuar për
cilin krishterizëm, derisa 1.5% besojnë në krishterizmin ortodoks, kurse
katolik më pak se 0.1%, protestant rreth 0.2%. Rusia ka popullatën më të madhe
muslimane në Europë, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, e që janë rreth
14 milion me plotë 10% të popullatës, apo në disa burime jepet deri në 20
milion të etnive të ndryshme. Kurse sipas kryemyftiut të Rusisë Ravil
Gaynetdin, thotë se ka 25 milion musliman në Rusi. Edhe pse shtet laik i
normuar edhe në kushtetutën e saj, Rusia njeh 4 tradita fetare të vendit, mes
tyre krishterizmin( ortodoks), judaizmin, budizmin dhe islamizmin. Mirëpo fal
“mbështetjes” së Kremlinit për Islamin, supozohet që në vitin 2050, në Rusi,
muslimanët të përbëjnë nga 1/3 e popullësisë deri në 1/2.
Islamizmi
në disa pjesë të Rusisë, ishte shfaqur përpara krishterizmit, e që në vitin
2000, muslimanët e Rusisë festonin 14 shekuj të ardhjes së Islamit në vendin e
tyre, e që për dallim nga muslimanët e Europës që janë kryesisht emigrant,
muslimanët e Rusisë janë popullatë etnike autoktone. Muslimanët e Rusisë, i
përkasin më shumë se 40 grupeve etnike, si Tataërëve të Vollgës, Tatarëve të
Siberisë, Çeçenëve, Ingushëve, Bashkorëve, Dagestanëve, Balkarëve, Avarëve,
Karaçajve, Lezginëve, Kabardinëve dhe shumë të tjera etni. Muslimanët e Rusisë
praktikojnë kryesisht islamin suni, kurse Çeçenët dhe Ingushët, praktikojnë
medhhebin Shafi, derisa shi-itët janë minoritet. Edhe pse popullata muslimane
në Rusi është e shpërndarë në tërë territorin e kësaj federate, por se
muslimanët etnik, janë dominues në 7 nga 21 republikat, si në Bashkortostan,
Tataristan, Çeçeni, Ingusheti, Dagestani, Kabardino-Balkari, dhe
Karaçai-Çerkezi, derisa në qytetet si në Moskë, komuniteti islam është rreth 2
milion ose 20% e totalit, në Shën Petersburg është rreth 700.000 prej 4.78
milion banorë. Derisa hapësira të koncentruara me musliman ka edhe në Lindjen e
Largët përfshirë Omsk, Tjumen, Tobosk, Novosibirsk, Vladivostok, Khabarovsk dhe
Urengoi.
Islami
është një forcë e rëndësishme në Rusi dhe Kisha Ortodokse Ruse ka raporte të
shkëlqyera me Islamin, që datojnë që prej 700 vite më parë, e që edhe sot të dy
këto fe, ballafaqohen me fenomenet e fundit, edhe pse ortodoksët kanë frikën e
ringjalljes së ekstremizmit islamik anti-krishter, siç ishte shfaqur në luftën
sovjetike në Afganistan dhe pastaj edhe në konfliktet tjera regjionale që
shpien në rënijen e Bashkimit Sovjetik. Edhe për dy dekadat e pastajme, shihet
rritje e nacionalizmit në disa hapësira me shumicë islamike, gjithashtu rritja
e nacionalizmit edhe tek rusët, por për të cilat ende politikëbërësit rus nuk
merren seriozisht. E në këtë rast duket sheshazi që Putini në mënyrën më
brutale është duke trajtuar këtë problem, duke i përdorë muslimanët e sidomos
muslimanët etnik për agresion në Ukrain.
Historikisht
Rusia ka përdorur islamizmin për qëllime të saj qoftë kundër minoriteteve të
tjera, kundër fqinjëve( si rasti kundër Ukrainës), për mbajtje të pushtetit(
përdorimi i Kadirovcëve për mbajtjen nën pushtim të Çeçenisë) etj. Fryma
hegjemoniste, shoveniste, ekspansioniste ruse, e kombinuar me totalitarizmin
dhe autoritarizmin e regjimeve të një pas njëshme të saj, daton që nga viti
1715, kur Car Pjetëri i Madh, deklaronte ”që preferonte të shihte mes kombeve
tona muhamedanizmin dhe paganizmin më shumë sesa hebrejt. Ata janë mashtrues dhe
hileqar. Përpjekja ime është ta zhduk të keqen e jo ta shumëzojë atë”. Pastaj
për të vazhduar me Katarinën e Madhe e cila e sponsorizoi islamizmin dhe
klerikët islamik, e që islamikët i ishin lojalist ndaj saj sesa ndaj osmanëve.
Gjatë sundimit të Katarinës së Madhe 1762-1796, e centralizoi administratën
islamike, duke e sjellur nën udhëheqjen e shtetit, e që me pak ndryshime edhe
gjatë Bashkimit Sovjetik deri në ditën e sotme ekziston. Madje qeveria e
Katerinës, miratoi ligje islamike për çështjet e martesës, familjes, moralit
publik, e që shpeshherë anëtarët e komunitetit të mullave dhe xhamive
ktheheshin në polic carist që denonconin fqinjët e tyre për kryerje të
tradhëtisë bashkëshortore, apo mos ndjekje të namazit, duke u bë islami shtyllë
të rendit perandorak konservativ.
Pas
rënijes së Bashkimit Sovjetik, filloi një rilindje a riislamizim edhe në
Rusi, shkuan për studime teologjike në
Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, e që këta klerikë radikal zakonisht ishin
nga vendet islamike etnike të Rusisë, si nga Kabardino-Balkaria, Dagestani,
etj. Në këtë rast mund të shihet me lehtësi, që dërgimi për studime në
“universitetet teologjike islamike” me ideologji radikale-vehabiste, nga vendet
etnike muslimane të Rusisë, ishte e qëllimshme nga ndikimi i drejtëpërdrejt a i
tërthortë i institucioneve të sigurisë së Rusië, për t’i shfrytëzu për qëllime
të saj.
Kurse
pas Erës së Bashkimit Sovjetik, organizatat islamike, nuk kanë qenë gjatë nën
kontrollin e shtetit, por ato fituan statusin e organizatave private, derisa
kryekëput kontrollohen nga institucionet e sigurisë së Rusisë, e që u ngritën
tre organe kryesore që veprojnë në këtë federatë, e që konkurojnë mes vete për
influencë në komunitetin islam, derisa hoxhallarët sfidojnë njëri-tjetrin për
supremaci duke akuzuar për ekstremizëm dhe herezi dhe duke apeluar shtetin rus
dhe policinë që të ndëryjnë kundër njëri-tjetrit, pra luftojnë e shkatërrohen
mes vete. Derisa predikime konservatore e radikale islamike vijnë edhe në Rusi
kryesisht nga migrantët musliman nga Azia qendrore dhe Kaukazi, krahasuar me
interpretimet konservative të islamit nga Rusia. Vehabistët kërkojnë pastrimin
e Islamit, derisa tradicionalistët kërkojnë ruajtjen e traditave të tyre
islamike, kjo ka bërë që të ketë një mori vrasjesh mes tyre dhe dhunë.
Nga
një anketë e vitit 2010, 73% e mohonin ekstremizmin fetar dhe politik, derisa
në Dagestan 97% kurse në Çeçeni 86%, kurse në Kabardino-Balkari 39%, duke
treguar sheshazi që ekstremizmi dhe terrorizmi islamik i shkonte për interes
Rusisë. E që kishin ndodhur 4 komplote të mëdha që shënjestronin imamët e lartë
sufi në Dagestan, nga salafistët që në tetor 2011 deri në fund të nëntorit
2014, 3 prej imamëve ishin vrarë, e që ishin të motivuar kryesisht nga feja,
por edhe për motive shtesë politike. Pra terroristët islamik shënjestronin
islamistët më liberal( tradicionalist). Prandaj Rusia fshehtas nxitë
radikalizmin dhe terrorizmin islamik, kundër muslimanëve tradicionalist etnik
të Rusisë, e që pasi të kryhen akte terroriste, del në mbrojtje të viktimave,
duke sulmu pastaj brutalisht radikalët dhe terroristët islamik. Kështu u
mbyllën e u ndaluan organizata islamike, si: MexhlisulShura Supreme ushtarake e Forcave të Bashkuara të
Muxhahedinëve të Kaukazit, Kongresi
Popullor i Ishkerisë dhe Dagestanit, Baza( e Al Kaidës), Osbat al-Ansar,
al-Jihad( al-Masri), Al-Gama’a al-Islamiyya, Vëllazëria Muslimane,
Lashkar-e-Taiba, Talebanët, Lëvizja muslimane e Uzbekistanit( ose Partia
islamike e Turkmenistanit), Jamiat al-Islah al-Idzhtimai, Jamiatlhya at-Turath al-Islami, al-Haramain,
poashtu edhe ndalime u bënë edhe nga autoritetet regjionale duke ndaluar
operimin e organizatave të tilla në territorin e tyre.
Askush
më shumë sesa regjimi i Putinit, nuk e ka përdorë islamizmin, duke u prezentu
njëherit si mbrojtës i tij, derisa në prapavijë si vrasës perfid i tij,
njëherit si nxitës i fshehtë dhe përdorues i fshehtë i radikalëve,
ekstremistëve dhe terroristëve islamik derisa pastaj edhe si ndëshkues brutal i
tyre. Putini e integroi islamin si pjesë të kodit kultural të Rusissë, duke i
inkurajuar emigrantët islamik nga ish blloku sovjetik dhe dënoi gjuhën e
urrejtjes ndaj muslimanëve siç ishte edhe rasti me karikaturimin e Muhamedit,
duke përfitu simpatinë e ekstremistëve dhe terroristëve potencial islamik të mbarë
botës. Prandaj edhe sot e shohim që mrekullisht e përzemërsisht muslimanët e
Rusisë i shërbejnë agresionit të Putinit. Edhe pse popullata ruse është 53% e
tyre kundër emigracionit, e që shkaku i nevojës së fuqisë punëtore, shkaku i
natalitetit të ultë të rusëve, bëhet e nevojshme që të pranohen emigracioni nga
vendet islamike të Azisë Qendrore, Azerbejxhani dhe Kaukazi verior, që për një vit ishin 3.5 milion njerëz,
Sundimtarët
rus, gjithmonë kanë pasur lojalitetin e komuniteteve muslimane nën autoritetin
e tyre, jo vetëm në pjesën jugore të Rusisë, por edhe në Rusinë Europiane, e që
marrëveshja e udhëheqësve shpirtëror kanë mbështetur raportet dhe i kanë
respektuar ato, e që as sot nuk dallojnë e që kanë forcuar edhe më shumë
raportet e tyre, po ashtu edhe me Kishën Ortodokse Ruse.
Prandaj
Putini, në rastin e agresionit në Ukrainë, duket që trajton njëkohësisht edhe
çështjen e muslimanëve e kryesisht të muslimanëve etnik të Rusisë, në mënyrën
më brutale, duke i përdorur si mish për top kundër Ukrainës, derisa në
prapavijë synon spastrimin etnik të tyre, zvogëlimin e rrezikut potencial dhe
kërcënimit potencial të tyre ndaj Rusisë
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.