Mendime
Hasan Hasanramaj: Shqiptarët nga Kosova me sytë e tyre e panë vdekjen dhe tmerrin
E premte, 08.04.2022, 07:08 PM
Shqiptarët nga Kosova me sytë e tyre e panë vdekjen dhe tmerrin...
Nga
Hasan Hasanramaj
Bllaca,
një fshat malor, më ma shumë së gjashtëqind
shtëpi, me popullsi qind për qind shqiptare, shtrihet midis Shkupit e Kaçanikut.
Popullata shqiptare e kësaj ane nga pushtuesit shekullorë përjetuan ditë dhe
momente të vështira. Ishte mbarimi i muajit dhjetor të vitit 1944 kur në fshatin Bllacë
pas katër orësh lufte të përgjakshme komunistët maqedonas u detyruan të tërhiqen para forcave të rezistencës shqiptare, duke i
lënë në fushën e mejdanit qindra të
vrarë dhe shumë të plagosur, kurse nga ana shqiptare kishte pak të vrarë e disa
të plagosur. Pas kësaj masakre komunistët
maqedonas, në krye me komandantin kriminelin Stevo Atanasovskin, në shenjë të
hakmarrjeje i urdhëruan treqind e tetë djelmoshave të zgjedhur shqiptarë të
fshatit Bllacë të rreshtohen buzë
kanalit, të cilin e hapen me duart e
tyre e gropën e madhe dhe të gjithë i
pushkatuan dhe u hodhën ne këtë gropë. Andaj edhe sot e kësaj dite, nënat, motrat dhe popullata e këtij lokaliteti
vajtojnë e mbajnë zi për djemtë dhe vëllezërit që u masakruan, jo në luftë, por
të pushkatuar nga xhelatët shovinistë maqedonas. Barbaritë e serbo-maqedonasve serish
dolën në shesh me fillimet e bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe, më 24 mars
të vitit 1999. Këto ishin ditët më të gëzueshme për popullin shqiptar anekënd Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, por
edhe sinjal se forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe gjatë muajve
mars dhe prill të këtij viti në shenjë hakmarrja vazhdua terrorin e paparë antinjerëzor me një
intensitet dhe tërbim më të egër ndaj popullit të pafajshëm shqiptar. Para njëzetë e tri vjetëve në fillimin e muajit prillit në të gjitha
rrugët e kryeqytetit tonë Prishtinës dhe të qyteteve e të fshatrave tjera ane kënd
Kosovës mund të shihje vetëm pamje të tmerrshme - kolona të gjata fëmijësh,
pleqsh, grash, të sëmurësh. Të gjithë
kishin një drejtim: stacionet e trenit dhe të autobusëve në Prishtinë, në Fushë-Kosovë,
në Lypjan, në Ferizaj, në Kaçanik. Në Mitrovicë, në Pejë, në Gjakovë, në
Prizren, në Gjilan. Të zhveshur, këmbëzbathur, pa bukë, pa shtrojë, pa mbulojë
e me lot në sy, të tmerruar e të frikësuar se çka do të mund të ndodhte çdo
minutë, çdo orë, me dhunë barbare u detyruam të largohem nga trojet tyre
stërgjyshore, ku lindën e u rritën duke lënë pasurinë e çdo gjë që kishin, u detyruan ta marrinë botën në sy.
Një
përndjekje e madhe, një eksod i paparë tani njëzet e tri vjet në të gjitha anët
e Kosovës i cili i përngjante eksodit të hebrenjve të viteve dyzetë të ndërmarrë
nga nazistët gjermanë, cak e kishin gropën e tmerrit e të ferrit në Bllacë, aty
ku para shtatëdhjetë nëntë vjetëve u bë masakra e paparë mbi qytetaret e
pafajshëm shqiptarë.
Lugina e Bllacës krijoi
lotët dhe mallkimet me të cilat mbuluan
shumë trupa të pajetë ...
Pamjet
e fytyrave të zhvendosurve, të
trishtuara dhe të dërrmuara të fëmijëve, të grave shtatzëna, pleq, të sëmurëve
e të masës së hutuar, fizikisht të dërrmuar e të demoralizuar, të përkujtonte “Zonën
e Errësirës”, ku njerëzit e pashpresë ishin të dënuar për vdekje të ngadalshme.
Nuk ishin këto pamje patetike të ndonjë filmi artistik, por dhimbje të afro njëqind
mijë njerëzve të lënduar në shpirt, të
cilët duke mos pasur mundësi t’u kundërvihen forcave paramilitare të armikut
shekullor anekënd Kosovës, merrnin botën në sy...
Vaji
i fëmijëve i të gjitha moshave, zërat e
dhimbshëm të nënave duke kërkuar fëmijët e humbur në këtë rrëmujë, klithjet
tmerruese për ndihmë, tollovitë e papërshkrueshme të gjitha moshave (që i dokumentojnë fotografitë
e këtij reportazhi) në mesin e të cilëve isha edhe unë si gazetar, të bënte që
ta humbasësh edhe atë pakë shpresë për jetën.
Të
zhvendosurit nga Kosova: fëmijë, pleq e sidomos nëna shtatë zëna, që lindnin
fëmijë të vdekur, filloi t’i kositë
vdekja e pamëshirshme. Lugina e tmerrit dhe e ferrit në kampin e Bllacës, me njëzete më shumë hektarë sipërfaqe,
ku ishin grumbulluar njëqind mijë të zhvendosur nga Kosova të cilët mirë
shpifen në fotografit tona të këtij reportazhi, pas të reshurave të shiut të
përzier me borë, u shndërrua në kënetë balte të gjallë, e cila për çdo ditë gëlltiste
njerëz të pafuqishëm. Kjo ishte strategjia serbo-maqedonase për shfarosjen e njëqind
mijë të zhvendosurve nga Kosova në Luginën e Bllacës, të cilët shikimin e kishin
drejtuar kah kufiri ku ishin koncentruar forca të mëdha të njësive policore e
ushtarake serbo-maqedonase dhe silleshin me përbuzje e agresivitet, që pak a
shumë i ngjante agresivitet vrastarëve që i përngjan asaj që po ndodh sot në
Ukraine popullatës së pafajshme nga trojet e tyre
stërgjyshore. Vaji i fëmijëve të lodhur, të rraskapitur, të uritur, të lagur
dhe pa vetëdije nuk kishte të ndalur. Gjëma e pleqve dhe plakave arriti kulmin,
sepse nuk e dinin sa do të qëndronin në kampin e barbarive, të rrethuar me tela
me gjemba dhe në çdo dhjetë metra të mbrojtur nga forcat ushtarake e policore
serbo-maqedonase, të cilat nuk lejonin lëvizje askund. Lumi Lepeci bartte me
vete lotët dhe mallkimet e kësaj mase të qytetareve të trishtuar të Kosovës
martire. Shiu i përzier me borë në luginën
e Bllacës krijoi lotët dhe mallkimet me të cilët mbuloi shumë trupa të pajetë.
Të gjithë pyesnin: Çfarë do të ndodh me ne?!
Autoritet
serbo-maqedonase e kishin një qëllim, që kësaj pjese të
popullatës, të zhvendosur nga Kosova, në ledinat e fshatit Bllacë t’i shkaktojë
tragjedi të njëpasnjëshme duke e mbajtur të ngujuar në kushte që s’i duron as
kafsha e lëre më qenia njerëzore. Sot, kur po bëhen njëzet e tri vjet, dhe
gjithmonë sa të jemi gjallë, me shpirt e me zemër i falënderojmë vëllezërit tanë shqiptarë nga
të gjitha anët e Maqedonisë, të cilët në momentet më të vështira, kur ne vëllezërit e tyre nga Kosova përballeshim
me jetë apo vdekje, në kampin e Bllacës,
me tërë qenien e tyre u angazhuan nën një anë, kurse në anën tjetër e shpejtuan
jetën e qytetareve të Kosovës shumica e të cilëve e kanë harru ...