Mendime
Prend Buzhala: Nga nderimi patologjik për të fortin deri te vlerat e miqësisë me SHBA
E enjte, 07.04.2022, 07:18 PM
NGA NDERIMI PATOLOGJIK PËR TË FORTIN
E DERI TE VLERAT E
MIQËSISË ME SHBA
Psikologët
flasin edhe për nderimin patologjik ndaj të famshmëve apo ndaj të fortëve.
Kësisoj, kur psikologët ligjërojnë për njerëzit e fiksuar pas yjeve të filmit,
televizionit, sportit dhe muzikës së rrymave moderne, si figura të adhurimit;
lirisht ndër to mund ta fusim edhe figurën e adhurimit që i bëhet një
ambasadori apo një ambasadoreje që vjen nga "shteti i fortë" për hir
të miqësisë proverbiale ndaj të fortit
Nga
Prend BUZHALA
1.
Nuk
është e habitshme përse ndonjë politikan, në shenjë të mungesës së identitetit
të tij politik, çdo të dytën fjalë e ka te autoriteti i ambasadorit të
"shtetit të fortë"... Njerëzit e tillë me çrregullim psikik, shkojnë
deri aty, sa secilin shqiptar e sheh të vdekur, për hir të këtij nderimi
patologjik ndaj kultit të miqësisë me "të fortin" (pra, jo me vlerat
demokratike, qytetëruese a politike, të drejtësisë apo të partneritetit, por të
obsesionit që e shpie te antivlerat...). Psikologët do të thoshin për
karakterin e tillë: ""Unë e konsideroj personazhin tim të preferuar
si shpirtin tim binjak... Të tjerët janë ferr." E njëjta gjë vlen edhe për
njeriun që vihet në piedestalin e adhurimit; kur niset nga premisat e gabuara
të "fuqisë autoritariste"...
Adhurimi
i miqësisë që shqiptarët ushqejnë ndaj SHBA-ve,
bëhet në shenjë të solidaritetit të treguar historikisht, shpfaqin
falënderimin përr këtë miqësi e solidarësi, vlera, këto, që ngrihen në thesare
popujsh, sikundër është miqësia. Te e fundit, të mos harrohet: në Epokën
Moderne, sidomos gjatë shekullit XX, nuk ka ngjarje a kthesa ndryshimesh
historike, në përmasa planetare, të cilave të mos u ketë dhënë vulë SHBA-ja.
Pse të mos e themi: SHBA-ja janë amë e mami e historisë më të re, tek iu ka
dhënë pamje kaheve historike, rrjedhave shoqërore, avancimit të lirisë së popujve,
rendit demokratik, revolucionit modern të lirive dhe të drejtave njerëzore e
kapitujve të tjerë të civilizimit bashkëkohor. I ka dhënë pamjen e refleksit të
ndryshimeve Politikës, Ekonomisë, Progresit, Dijes, Shtetit, Aleancave, Tregut,
Zhvillimit etj etj. Nëse është thënë që moti se miqësia është nënë e të gjitha
virtyteve, atëherë nuk është e rastit pse te ky virtyt edhe shqiptarët e
Kosovës duan të sintetizojnë gjithçka që është e mirë. E pra, SHBA-të ndërhynë
gjatë luftës, duke e tërhequr më vete Qerren Njerëzore të Lirisë e Demokracisë:
e dëbuan Serbinë nga Kosova, kurse tani, pas tërbimit antishqiptar rus, edhe
njëherë na gjenden pranë për të na dhënë shpresë se ata, miqtë tanë, janë këtu.
2.
Mirëpo,
kur politikanët e profileve dhe partive të ndryshme manipulojnë me adhurimin
ndaj kësaj miqësie (me moton: unë kam mbështetjen e Amerikës e ti nuk e ke),
atëherë manipulimi i tillë kalon në antivlvera jo vetëm politike, por edhe në
degjenerim të vlerave qytetare e demokratike.
Më
parë kam theksuar: është propagandë e zbrazët që nuk i beson askush asaj për
antiamerikanizmin e të tjerëve. Dikur, nën ish-Jugosllavinë, ai që paraqitej si
projugosllav, fitonte privilegje (projugosllavi i zjarrtë i djeshëm, sot merr
flamurin e pro-amerikanit të madh dhe kësaj mendësie, fatkeqësisht, iu
bashkëngjitën të tjerët, kur kishte njëmijë rrugë të tjera për bashkëveprim...
por ky solidaritet për bashkëveprim, u shkatërrua me një mocion tejet
irracional)... një neveri e pafund kjo, mendësi e trashëguar nga mendësitë komuniste
për ta bërë DIFERENCIMIN IDEOPOLITIK të të tjerëve, të cilët, dikur, duhej
dënuar e burgosur pse kërkonin Republikë dhe vetë fitonin privilegje
pushteti... e tash, ky DIFERENCIM ANTINJERËZOR po shprehet në etiketimet e
hekurta: proamerikan, anti-amerikan... një etiketim thellësisht
antikombëtar)...
Fatkeqësisht,
këso fenomenesh po shfaqen edhe në Shqipërinë postkomuniste (rusofili e
stalinisti i djeshëm e merr flamurin e proamerikanzimit të zjarrtë). Për të
qenë NJERI I AMERIKËS duhet të kesh LEGJIMIMITET brenda kombit tënd. Ky
legjitimitet nuk është një llastik që tkurret e zgjatet sipas interesave të të
pushtetshmëve. Ndryshe, deformohet keqas miqësia e tillë, kur kërkohet të
shkelet gjithçka me vlerë dhe gjithçka e mirë. Miqësia e tillë barbrazizohet.
Miqësia
e tillë për Amerikën, keqpërdoret e fetishizohet. Këtë ndjesi e përcaktim
tonin, po e shndërrojnë mediat dhe politika në mall konsumi për publikun. Kjo
do të thotë që i tërë ky prodhim idesh, të vlerësohet si kategori
epistemologjike, këta kërkojnë që ta zhvendosin në botën e fetishizmit,
adhurimit syverbër, pa shikuar, se, në ecje, ti merr në thue. Edhe
ANTIAMERKIANIZMI i shpifur po kalon në anatemë politike.
Amerika
nuk e do këtë fetish, se nuk jemi në shoqërinë primitive afrikane. Edhe atë e zënë
epidemitë, furtunat, tërmetet... Janë njerëz prej mishi e gjaku, si gjithë të
tjerët...Nëse dikush mendon që PROAMERIKANIZMI qenka një përulje skllavëruese,
shërbimin më të keq ia bën pikërisht këtyre vlerave amerikane, për t'i
arsyetuar hajninë, korrupsionin, keqbërjet...
Është
mendësi tragjike po ashtu edhe një fakt tjetër (që flet për shpirtin e robit e
jo për shpirtin e njeriut të lirë): Amerikën e marrin si një gogol, si një
fantazmë, ndaj të cilës duhet nënshtruar: "Mos gabo ta kundërshtosh Amerikën,
se të zë belaja"! HJithnjë me moton: “sa më servil ndaj Amerikës dhe sa më
i egër e më jotolerant ndaj tëndit...”. Thua se vlera civilizuese amerikane
qenkan servilizmi, shpirti i robit, nënshtrimi total...
A
thua, kështu, ky proamerikanziëm, a është ajo miqësia servile, miqësi prej
frikës dhe miqësi e jo e sinqertë?!
Miqësi
dyfytrëshe!?
Miqësi
prej frikës?!
Mirë,
dikush na thotë se me njerëzit e profilit të tillë politik, që nuk kanë miqësi
të sinqertë, por djallëzore, duhet t'i ndjekim pas, sepse, ashtu e do politika,
ashtu e do Amerika!?
Ashtu
e do politika! Sa shumë na ka kushtuar kjo mendësi! Duke mos qenë vetvetja,
duke hequr dorë prej vlerave të pavarësisë, lirisë dhe demokracisë, nuk përbën
as proamerikanizëm as politikë e as demokraci.
3.
Me
këso djallëzish dhelpërish tona, Amerika nuk e ka ndërtuar sistemin e vet të
vlerave. Nuk themi që të gjithë në Amerikë janë engjëj apo djaj, por janë
NJERËZ, të përbërë nga shumë kombe të botës. Vetë Amerika ka kaluar nëpër
sfidat e panumërta të kundërshtive, luftërave civile, çlirimit të vetvetes ndaj
skllevërve zezakë... deri te Martin Luter Kingu i Ri apo Kenedi... Dhe te ta
shenjtëri mbi të gjitha shenjtëritë është LIRIA. Dhe vlerat demokratike...
Pikërisht
mendësitë e tilla vetëskllavëruese, jo të sinqerta, e kanë kapluar pjesën më të
madhe të popullit, prej frikës e qyqarisë së vet, prej keqbërjeve të
politikanëve kundër popullit të tyre. Prandaj ndodhin këso fenomenesh
negative... dhe Amerika nuk t'i ka fajet për to!
Rusët
thonë: "Ju kuptojmë, e doni Amerikën prej zorit, se përndryshe në
demokraci të vërtetë, ju nuk do ta kishit dashur".