Mendime
Florim Zeqa: 1000 thirrje nga shpirti
E shtune, 09.04.2022, 06:18 PM
1000 thirrje nga shpirti, miliona mirënjohje atdhetare lexuesve besnik!
Shkruan
Florim Zeqa
Përgjatë
rrugëtimit të përbashkët 12 vjeçar, krahas mijëra paraqitjeve dhe prononcimeve
publike për mediat e shkruara dhe elektronike në trojet etnike dhe diasporë, ky
është shkrimi im i 1000-të autorial, janë këto 1000 thirrje shpirtërore
drejtuar qytetarëve të vendit tim.
Gazetaria mision i
shenjtë dhe fisnik
Erdhi
natyrshëm kjo hyrje e veçantë në këtë shkrim, sepse është bëhet fjalë për një
rrugëtim të gjatë e të pafund në shërbim të vendit, e në veçanti të
bashkatdhetarëve kudo që ndodhen ata, në trojet etnike apo në diasporë.
Rrugëtimi
im në fushën e gazetarisë dhe publicistikës nuk ishte aspak i lehtë, ngenjëherë
i mundimshëm dhe me sfida të paparashikuara, por falë vendosmërisë në rrugën e
nisur asnjëherë për këto 12 vite nuk jam ndalur nga qëllimi im fisnik për t’i
shërbyer vendit dhe qytetarëve, pa llogaritur asnjëherë aspektin material, por
gjithnjë duke e menduar interesin e përbashkët shoqëror dhe kombëtar, interesin
e shtetit dhe mirëqenjen e qytetarëve të vendit tim të shenjtë.
Pavarësisht
vështirësive dhe sfidave, gazetarët dhe publicistët duhet të dëshmojnë etikë
gazetareske, kulturë njerëzore, gjuhë të pastër, të dëshmojnë se janë të zotët
të shpërndajnë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, pa kamuflime, pa censurë
dhe pa ndikime partiake.
Rrethanat
politike shpeshëherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj
gazetarëve dhe analistëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë
në rritje e sipër!
Por,
gazetarët dhe analistët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre
është i shenjtë dhe fisnik, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e politikanëve.
Asnjëherë nuk duhet humbur besimin për një gazetari të lirë dhe të pavarur dhe
të pandikuar nga politikat ditore.
Pavarësisht,
kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale, asnjëherë nuk më ka shkuar
mendja të tërhiqem nga misioni fisnik, përkundrazi pas çdo sfide kam dalur edhe
më i fortë dhe i pathyeshëm në rrugën e nisur në shërbim të shtetit dhe
qytetarëve.
Paanësia partiake, kusht
themelor i shprehjes së lirë
Në
rrethanat e pluralizmit politik, gazetaria nuk guxon të jetë një partiake dhe
as në shërbim të grupeve të interesit. Gazetari nuk duhet të vrapoj pas lajmeve
senzacionale, pas VIP-ave, për ta bërë "zogun" apo “bilbilin” e
dikujt më të rëndësishëm sesa skandalet e politikanëve.
Pasi,
zbardhja e skandaleve të politikanëve mbetët prioritet i gazetarisë hulumtuese.
Kur lajmet senzacionale për VIP-at ngarendin njëri pas tjetrit nuk është shenjë
e mirë e informimit, është tregues i fundosjes në greminë të gazetarisë!
Andaj,
të gjithë gazetarët, pa dallim cilit medium i përkasin, pa dallim pikëpamjesh
ideologjike duhet të mendojnë për krijimin e një imazhi sa më pozitiv të
gazetarisë bashkëkohore.
Mbi
të gjitha, gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i
ndryshimeve pozitive shoqërore, e jo të mbetëm zë i pakicës, por të shndërrohen
në zë plural dhe të respektuar nga opinioni i gjërë.
Gazetaria
është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar
lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për
t’i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është
interpretimi im!
Kur
jemi tek gazetaria dhe gazetat, për dallim nga Shqipëria, Kosova po përballet
me paradoksin më të keq dhe të pazakont, pa asnjë gazetë të shkruar (printuar)!
Nuk
duhet harruar faktin, se edhe përkundër zhvillimit të hovshëm teknologjik
(rrjeteve sociale dhe portaleve), gazeta e shkruar është e pazavendësueshme në
fushën e informimit, përhapjes së kulturës dhe edukatës së shëndoshë njerëzore.
Mungesa
e gazetave të shkruara sikur është duke u zavendësuar me shumë libra të
printuar të autorëve të rinjë. Mbase kjo është gjë pozitive për rrethanat e
kohës. Mirëpo, edhe përkundër rritjes së numrit të autorëve të rinjë dhe
librave të shumtë në treg, lexueshmëria shënon nivelin më të ulët në këto
tre-katër dekadat e fundit.
Në
fund, shfrytëzojë nga rasti t’iu dërgojë me miliona përshendetje dhe
falenderime, respekt dhe mirënjohje atdhetare të gjithë lexuesve besnik, të
cilët, me mbështetjen e tyre janë bërë motivi dhe inspirimi i rrugëtimit tim
publicistik. Poashtu, një falenderim publik shkon për të gjitha mediat e
shkruara dhe elektronike, për bashkëpunimin e sinqertë, korrekt dhe imediat në
trajtimin dinjitoz të shkrimeve të mia autoriale.
Vazhdojmë
tutje misionin tonë të përbashkët në shërbim të kombit, shtetit dhe qytetarëve
për t’i bërë vendet tona të dashura dhe prosperuese për të jetuar, tërheqëse
dhe prioritare për investitorët e jashtëm, ashtu siq i ka bekuar Zoti me
bukuritë dhe pasuritë e pashterrshme natyrore dhe nëntokësore.