Mendime
Romeo Gurakuqi: Industria e naftes ne Shqiperi ndodhet ne gjendje te mjeruar
E diele, 10.04.2022, 06:56 PM
Romeo Gurakuqi:
Ne
vitin 1987, "Petroleum Geological Analysis Ltd", me baze ne Reading,
England, UK dhe "Dolan & Associates" me baze ne Surrey, po ne
England, UK, botuan nje raport te detajuar, ne te cilin jepeshin vleresime mbi
eksplorimin gjeologjik per naftë dhe shtresat hidrokarbure te Zones se
Adriatikut Lindor, zone qe mbulon sektoret jugosllave dhe shqiptare te Detit
Adriatik dhe ato te lidhura ngjitur me tokën.
Ky
raport u be pas zbulimit te nje numri te konsiderueshem te dhenash te mbledhura
mbi Shqiperine, fillimisht prej Administrates Ushtarake Britanike ne vendin
tone, pas Luftes se Dyte Boterore, te cilat u kombinuan me te dhena shume te
pasura mbi gjeologjine e Mesdheut dhe veprat e gjeologjisteve te petroliumit, jugosllave
dhe italiane, mbi zonen e Adriatikut.
Fokusi
kryesor i ketij studimi ka qene Shqiperia, shtresat e hidrokarbureve ne
territorin e administruar nga shteti shqiptar. Raporti eshte shume i ilustruar
dhe me rreth 80 harta, seksione dhe diagrama. Ne te jepen perllogaritje te
detajuara mbi rezervat e hidrokarbonit nder anet tona dhe mundesite e
shfrytezimit.
Ky
raport u publikua 4 vite para hapjes se Shqiperise, nderkohe qe varferia ishte
ne ekstrem, por perdorimi i pasurive natyrore te vendit pengohej nga skemat
politike te udheheqjes komuniste.
Pas
renies se regjimit diktatorial, institucionet kerkimore gjeologjike te
specializuara, ne vend qe te perdoreshin per t'i sherbyer publikut te nje vendi
te varfer, u shkaterruan, ndersa puna kerkimore e disa brezave te
gjeologjisteve shqiptare, nuk dihet se ku ka perfunduar.
Po
ashtu, qeverite e tranzicionit, ne vend qe te orientoheshin ne gjetjen e
investitoreve strategjike, serioze, nga vendet demokratike, aleate, u enden
drejt zgjidhjeve, qe nuk paten asnje impakt mbi pasurine e qytetareve
shqiptare, as ne garancine strategjike te Shqiperise.
Sot,
industria e naftes ne Shqiperi ndodhet ne gjendje te mjeruar, ne copetim
klientelist shokesh dhe shoqesh 'stratege', miq te femijeve te politikaneve
kryesore te vendit, kontrollore te gjithpushtetshem dhe te dhunshem te
vendimarrjeve themelore, kurse e ardhmja e ketij sektori realisht strategjik,
themelore per mireqenien nacionale, nuk ka asnje planifikim korigjues.
Rasti
i Industrise se Naftes ne Shqiperi eshte nje nga te shumtit shembuj te
grabitjes se pasurive natyrore te Shqiperise dhe Publikut, perkunder interesave
komunitare; drejtimet e gabuara te dhena ne raste si ky, i heqin kujtdo te
drejten per te qene edhe me tutje sherbyes dhe drejtues te qytetareve shqiptare,
mbasi jo vetem kane shperdoruar besimin, por kane qene te paafte per te kryer
detyren qe kishin para vendit dhe te ardhmes se tij.
https://www.facebook.com/romeogurakuqi