Mendime
Xhafer Leci: NATO shpëtoi zhdukjen e 2 milionë shqiptarëve
E enjte, 14.04.2022, 08:56 PM
NATO shpëtoi zhdukjen e
2 milionë shqiptarëve
Nga
Xhafer Leci
Në historinë tonë mbi 2
mijë-vjeçare, për herë të parë u ndihmuan shqiptarët e Kosovës, në luftën e
vitit 1999.
Pse shqiptarët përherë kanë luftuar, për të tjerët dhe asnjëherë nuk janë
ndihmuar, shpërblyer nga ata?!
(Shqipnia Etnike më 74 mijë km. katror gjatë Luftës së Dytë
Botërore)
Albanski dobrovoljci posmatraju tek oslobo?en Novi Pazar
Vullnetarët shqiptarë vëzhgojnë Novi Pazarin e sapo çliruar
- E drejta e autorit: SZ Photo/Süddeutsche Zeitung 1941
Foto e huazuar nga http://sandzakpress.net
Për bombardimet
e NATO, kundër Serbisë pushtuese, disa studiues, si Prof. Dr. Enver Bytyçi,
publicisti Idriz Zeqiraj, gazetar profesionist, e tjerë, këtë meritë më së
shumti ja dedikojnë aftësive të urtakut, Presidentit Dr. Ibrhim Rugova,
vizionar lagpamës, i cili, me mençurinë e Tij, nuk pranoi ta fillonte një luftë
të pabarabartë me Serbinë pushtuese, para Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës, në
vitin 1991-1992. Këto ishin Republika dhe ushtarakisht ishin më të përgatitura
se Kosova, sidomos Kroacia. Rugova e dinte se ne, shqiptarët do ta pësonim keq!
Për pos rezistencës me mjetet paqësore,
presidenti Dr.I.Rugova,arriti një
marrëveshje me presidentin e Shqipëri Ramiz
Alinë,për ushtrimet-stërvitjet e dy gruprve të para ushtarake në Shqipëri me1991.
Pra,Rugova në heshtje përgatitej,që
pas shterrjes së bisedimeve me Serbinë pushtuese, për një luftë të aramtosur…
Për çlirimin e Kosovës, UÇK është
ngjarja-meritore më e lavdishme e
historisë tonë, përjshto plaçkitësit e
pasurive tona të përbashkëta,cilët fshiheshin pas emblemës së UÇK-së…!
Gjatë historisë mijëra-vjeçare të ekzistencës së vet, në
Siujdhesën Ilirike, etnisë shqiptare, i është dashur të përballet me valë të
shumta pushtimesh, të cilat, që nga lashtësia parahistorike dhe deri në shek.
XX, numërohen 26 syrësh. Por etnia shqiptare, mundi t’i përballojë, këto dyndje
pushtuesish të huaj dhe sot vazhdon të qëndrojë më këmbë, falë vitalitetit të
saj të jashtëzakoshëm për mbijetesë.
Profesori i nderuar Aleksandër Lambert, i cili i kujton Evropës se duhet të
jetë krenare me shqiptarët, për historinë e tyre të lavdishme.
Shqiptarët përherë kanë luftuar dhe kanë dhënë
figura-përsonalitete të mëdha, të ngritura në poste udhëheqëse të perandorive,
të njohura historikisht për shumë vende të huaja, pushtuese të trojeve të
Gadishullit Iiirik- Ballkanit të sotëm, por edhe të disa vendeve,të cilat nuk
kanë qenë pushtuese, si Egjipti,Spanja etj.
Nuk jam historian, por e dua dhe lexoj për historinë.
Përpos popullit shqiptarë dhe atij boshnjak musliman, në Sanxhakun e Novi
Pazarit, historia nuk njehë të tjera vende, të jenë falënderuar, për të mirat
që kanë pasur nga ilirët-shiptarët! Bile, disa as që e pranojnë origjinën
shqiptare, si bie fjala grekët, për Marko Boçarin, por duan ta përvetësojnë si
personalitet me përkatësi greke!
Lidhjet e mira të cilat i kishte
lideri-udhëheqës kryesor i Sanxhakut, Aqif Blyta, merr kontaktet me liderët
shqiptarë, si Rexhep Mitrovcën, Xhafer Devën, Pajazit Boletinin, Shaban
Polluzhen etj.
Kanë bërë mobilizimin e mbi 3 mijë vullnetarëve shqiptarë nga Kosova, për
mbrojtjen e Novi Pazarit, nga sulmet çetnike në vitin 1941.
Populli i Sanxhakut, e njeh si Komandant kryesor Shaban Polluzhën, për
çlirimin e Novi Pazarit.
Në shenjë respekti që ruajnë, për Komandantin hero i kombit,
Shaban Polluzha, me rastin e 71 vjetorit të rënjes së Tij, një delegacion
zyrtarë nga Këshilli Nacional i Sanxhakut, kanë vizituar dhe, bërë homazh te varri iTij në Polluzhë të Drenasit
të Drenicës, në shoqërim me Ismet Azizin, profesor, njëherit kryetar i Shoqatës
“ Kosova për Sanxhakun“.
Po ashtu, Dr.Sulejman Uglanin, kryetar i SDA, (Partia për Veprim Demokratik), ka
vizituar varrin e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe,familjen Jashari në
Prekaz të Drenicëc, në shoqërim me Ismet Azizin, profesor, njëherit kryetar i
Shoqatës „Kosova për Sanxhakun“. Për këtë vizitë pushteti dhe shtypi serb kanë
kritiukuar ashpër…
Në luftën e fundit, në vitet 1990-ta, shqiptarët kanë marrë pjesë, në
Kroaci dhe Bosnje, në luftën kundër ushtrisë serbe. Andaj, kroatët dhe
boshnjakët muslimanë, u janë mirënjohës shqiptarëve. Me armë dhe logjistikë,
thuhet se na kanë ndihmuar shumë, për çlirimin e Kosovës, por nuk kam
dëgjuar,apo lexuar të kenë ardhur me luftuar, kundër forcave serbe, për çlirimin e Kosovës, asnjë
kroat e as boshnjak musliman!
Pamje nga
mobilizimi për mbrojtjen e Novi Pazarit dhe,fjalimi i Shaban Polluzhës etj.
Foto e huazuar nga http://sandzakpress.net
Pamje nga “Kufiri gjermano-italian
në kohën e Luftës së Dytë Botërore
Për kryetar i komunës Crkvine zgjidhet Hasan Bozaj, i cili asnjë fjalë nuk ka
ditur serbisht, ka punuar me përkthyes. Ndërsa këtu, poshtë, tek ky
burim-çeshme, ka qenë dogana gjermane. Crkvine, gjendet 12 km., nga Tutin-i,
rruga që e lidhë me Novi Pazar-in.
Marrë nga libri: “Gluhavica kroz vekove” -Glluhavica ndër shekuj-Të autorit me
origjinë shqiptare-Husein Habiboviç (Shqipnia Etnike me 74
mijë km. katror, gjatë Luftës së Dytë Botërore) Gjermani Wendlingen,14.04.2022