Mendime
Dedë Preqi: Me dreqin në fqinjësi nuk ka 'rehati'
E enjte, 14.04.2022, 08:55 PM
ME DREQIN NË FQINJËSI NUK KA «REHATI»
Nga
Dedë Preqi
Kosova
dhe shqiptarët nuk e mohojnë nevojën dhe përmbushjen e kushteve për një
Marrëveshje me shtetin e tyre fqinj të Serbisë, dhe realizimin e një projekti
të paqës në mes këtyre dy vendeve, përmes së cilës do të përfundonte edhe një
epokë e kërcënimeve dhe luftrave në mes serbëve dhe shqiptarëve, që do të
ndodhte edhe me njohjen reciproke si dy shtete të barabarta.
Plagët
e popullit të Kosovës, kërkush nuk do i shëronte, ky popull duhet vetë ti
shërojë plagët e veta, përmes një angazhimi dhe fuqizimi të përbashkët, pa
dallime e përçarje politike dhe partiake, në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit
të vet, duke ditur se shkakëtarët e këtyre plagëve janë të njëjtit edhe sot, të
instaluar në pushtetin e tyre, të cilët e udhëheqin dhe e derigjojnë në vija të
njëjta të politikës millosheviqiane.
Kosova
dhe qeveria e saj, në kuptimin e dialogut dhe vetëm përmes dialogut këto dy
vende mund të krijojnë kushte për një marrëveshjeve diplomatike që të
realizojnë përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin në mes vete, dhe të
krijohen mundësitë e sigurimit të rrugës paqësore ndërnjerëzore e fqinjësore, si dy shtete të
barabarta.
Ndërtimi
i marrëdhënieve në mes këtyre dy popujve dhe shtetëve, shumë pak po afrohet,
sepse pala serbe dhe udhëqja e Serbisë, edhe sot është pothuaj komplet e
mentalitetit dhe e regjimit të vjetër, e
cila nuk ka ndryshuar fare nga e kaluara, ndërsa Brukseli dhe BE-ja, tregohen
shumë të butë ndaj veprimëve të Serbisë,
në veçanti kur ky shtet lejohet të armatoset përditë me armë të përsosura
luftarake, që vijnë nga Rusia, Kina, Turqia dhe vende tjera, vetë fakti tregon
se përçka po përgaditet Serbia dhe kujna do ti shpallë luftë… ?
Edhe
zgjedhjet e fundit në Serbi, nuk arritën të tregojnë se ky vend është
pro-perëndimor dhe pro marrëdhënieve paqësore me Kosovën, kur në krye të
qeverisë së këtij vendi fiton i njëjti protaginist, i cili po e mbanë peng
paqën dhe ardhmërinë në mes shqiptarëve dhe serbëve, një ngjarje historike e
cila do të ndikonte në stabilizimin e rajonit dhe Ballkanin perëndimor.
Duke
parë se politika e Serbisë, është e atillë dhe në sherbim të një elementi
përçarës dhe shkatërrues të Ballkanit perëndimor, në veçanti BE-ja, nuk duhet
të mbetët aq indiferente dhe e pa aftë për t’a
frenuar rrolin e saj, kur brenda kësaj absoluteje do të ndihej nevoja e
përkufizimit dhe ndalimit të kësaj sjellje, por që dikur do të ishte gjithçka e
vonuar…
Kjo
Serbi, është e njëjta sikur ishte edhe më parë ndaj Kosovës dhe popullit
shqiptarë të saj, asgjë më ndryshe vetëm se,
i ndërruan taktikat dhe maskat, ndërsa doktrinat dhe sjelljet janë të njëjta, një Serbi, e njëjtë që na del edhe
njëherë në shesh e tëra e zhveshur, e cila prodhon dhe kërkon sërish konflikte
të reja, në prirje për të qenë si gjithëherë antishqiptare.
Një
gjendje e tillë e thëllon krizën politike dhe stabilitetin në shtetin e ri të
Kosovës, duke vazhduar dhe ushqyer në këtë mënyrë edhe më shumë monopolin serb,
dhe Serbia, sikur po e tregon vetë djallëzinë e pa shuar ndaj Kosovës, duke
harruar se fqinji i vet sot, tani më nuk është provincë kolonizuese dhe nën
çizmën e saj, por Kosova është shtet i
pavarur sot dhe sovrane për jetë e mot.
Serbia
me shqiptarët ka bërë shumë mëkate, të cilat nuk do t’ia falë kurrë historia e
popullit shqiptarë dhe gjaku i atyre, që e ujitën trollin tërë e Dardanisë,
prandaj heshtja e shqiptarëve nuk do të thotë „miratim“, por mbi thëmelet e lirisë po ndërtohet e ardhmja
e popullit shqiptarë dhe gjitha etnitetëve që jetojnë në Kosovë, si një model i
popujve të paqës, të cilët e kanë të ardhmën e tyre në Evropën e bashkuar.
Edhe
Lugina e Preshevës, një regjion në lindje të Kosovës, që përfshinë teritorin e
komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri, që nga
viti 1945, e ndau padrejtësisht regjimi
komunist jugosllav nga teritori i Kosovës dhe e bëri pjesë të teritorit të Serbisë,
në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun,
me ç’rast ndarja e kësaj pjese të
Kosovës, ka qenë çëllimi i copëtimit të trungut shqiptar dhe trojeve të tyre.
Dhe
për dallim kjo pjese e teritorit shqiptarë e banuar me popullatë shqiptare sot,
do të ishte në një gjendje të dobët ekonomike dhe e fushave tjera, politike,
arsimore dhe kulturore. Në këtë pjesë të Kosovës, xënësve shqiptarë u rrëmbehet
edhe Abetarja shkollore, ku një gjë e tillë në veri të Mitrovicës, ndaj
minoritetit serb kurrë nuk do ti kishte ndodhur ndonjëherë prej organeve dhe
shtetit të Kosovës.
Djallëzia
e Serbisë, ndaj popullatës shqiptare të kësaj pjese të Kosovës, shpaloset dhe
shpërfaqet në mënyra dhe forma të ndryshme dhe më të shëmtuara, kur kësaj
popullate shqiptare i bëhët zhdukja dhe çrezistrimi i adresave të vendbanimeve
të tyre, nga organet kopetente të Serbisë, pikërisht këtu qëndron ligësia dhe
djallëzia e Serbisë, ndaj kësaj popullate edhe në rrethana historike.
Marrëveshja
e Brukselit, ku bëhët fjalë për një marrëveshje paqësore dhe fqinjësore në mes
dy vendeve, Serbia, nuk është në gjendje të plotësoj kriteret e saj, që i kanë
përcaktuar marrëveshjet në fjalë, sepse nuk e ka qëllimin e mirë dhe të krijojë
një atmosferë paqësore, me domethënjën se, nuk është e gatshme të shërohet nga
sëmundja e « urrejtjes » shekullore
mitike e saj, ndaj shqiptarëve.
Shumica
e komunave serbe të formuara sipas ligjit të Ahtisarit, janë ato që nuk i
plotësojnë kushtet e një komune të mirëfilltë, por përmes pakos së Ahtisarit
dhe me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, arritën të formohen edhe disa
bashkësi të vogla serbe si komuna, që tani serbët i quajnë Asosacione të
komunave serbe, me ç’rast grupimi i këtyre komunave të veqanta mund të luajnë
një rrol të rrezikshëm karshi shtetit të Kosovës, duke marrë si model ndarjen e
Bosnjes.
Zgjedhja
e problemit të Mitrovicës veriore, përveq negociatave dhe vullnetit qytetar të
të dyja palëve, zgjedhja më profitabile
mund të bëhët përmes fuqisë së shtetëve perëndimore të BE-së, dhe vetë SHBA-ve, me aleatët e saj, të cilat
duhet ta kushtëzojnë Serbinë për qështjen e veriut të Kosovës, përndryshe
ngecja e procesit të normalizimit të këtyre negociatave do të ndodh edhe më
tutje, kur Serbia, haptazi po e kërcënon këtë vend me luftë.
Neglizhenca
e BE-së, si edhe mos serioziteti i saj ndaj një marrëveshje të tillë në mes
Kosovës dhe Serbisë, duke e lënë anash një çështje shumë të ndieshme në
marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve,
padyshim se do të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të pa riparueshme edhe për
vetë BE-në, duke marrë mësim edhe në luftën e përgjakshme dhe të tmershme
aktuale që po e shkakëton Rusia ndaj popullit të pafajshëm të Ukrainës.
Prandaj,
BE-ja, dhe NATO, duhet të reagojnë në mënyrë të përshpejtuar dhe reagimet e
tyre duhet të jenë të mrehta në veçanti ndaj Kosovës, ndoshta njëra dhe tjetra
e kanë kuptuar më mirë rrolin e Serbisë, duke ditur se luftën që e ka nxitë
Rusia me kokën e Putinit, ka edhe tendenca ndaj vendeve tjera pushtuese, që do
e trimëronte edhe Serbinë, për të realizuar ëndërrallat e saj, e cila po
përgaditët dhe armatoset për luftë sikur ajo do të fillonte nesër.