Mendime
Sali Berisha: Nje ngjarje e dhimbshme por dhe triumfi ne historine e kombit tone!
E shtune, 16.04.2022, 02:21 PM
Nje ngjarje e dhimbshme por dhe triumfi ne historine e kombit tone!
Nga
Sali Berisha
Te
dashur miq, 23 vjet me pare, ish kasapi i Ballkanit Solobodan Millosheviçi
ndermorri spastrimin etnik dhe genocidin e krimet me te egra kunder njerezimit
ndaj shqiptareve te Kosoves. Hordhite e
tij barbare perzune nga vatrat e tyre dhe nisen drejt Shqiperise rreth 1 milion
shqiptare.
Millosheviçi,
me operacionin e tij "Patkoi", synonte te realizonte endrren e tij te
vjeter, spastrimin etnik te Kosoves, pra Kosoven pa shqiptare. Por me barbarite
e tij ai synonte edhe perhapjen jashte
kufinjve te ish Jugosllavise ne Shqiperi te katastrofes se madhe njerezore qe
kishte shkaktuar ne Kosove. Mirepo projekti i tij deshtoi. Shqiptaret, nga
veriu ne jug, nga lindja ne perendim hapen zemrat dhe vatrat e tyre per
vellezerit te ndare prej 50 vitesh, tashti ne dhimbje sakrifica dhe zi. Vetem
Kukesi, Hasi dhe Tropoja strehuan rreth çerek milione vellezer e motra nga
Kosova dhe po keshtu mbare Shqiperia.
Shqiptaret
me mikpritjen dhe bujarine e tyre u deshmuan samaritane te vertete dhe bene te
deshtoje projeki ogurzi i Beogradit per te krijuar nje tragjedi tjeter
njerezore ne Shqiperi. Por kjo sage vuajtje biblike e shqiptareve te Kosoves
pati dhe mrekulline e saj: kthimin e tyre brenda nje jave ne vatrat e tyre pas
kapitullimit te Milloshevicit si deshmi e ngadhenjimit tyre mbi barbarite,
vuajtjen, dhimbjen dhe genocidin.
Sot
pas 23 vitesh Kosova eshte e lire e pavarur faktor paqe dhe stabiliteti ne
rajon. Por perseri gjer sot Beogradi refuzon te njohe e te denoje genocidin
krimet monstruoze te tij ne Kosove. Madje edhe sot presidenti i serbomadhise
ish Gebelsi i Millosheviçit gjate luftes ne Kosove Aleksander Vuçiç i thure
hymne Sadamit te Ballkanit dhe organizon provokacione e kerkon ndarjen coptimin
e Kosoves.
Sot
pas 23 viteve Edi Rama duke shkelmuar mbi lumenjte e gjakut, djerses, dhimbjeve
dhe sakrificave te shqiptarve te Kosoves ne plojen dhe kalvarin e mizorive te
pushtuesit serb eshte shnderruar ne nje vasal te padronit te tij Vuçiç,
projektit te tij anti shqiptar te serbomadhise Ballkanit te Hapur.
Ndaj
sot te dashur miq, le te shprehim ne nderimin tone me te madh per sagen e
dhimbshme te te gjithe atyre qe 23 vite me pare u detyruan nen dhune e terror
te braktisin shtepite e tyre por qe u kthyen ne ditet me te para te mundshme ne
vatrat e tyre dhe i rindertuan ato nga shkrumbi dhe hiri. Nje mirenjohje te
veçante te shprehim ne kete pervjetor
per mikpritesit e tyre bujare e fisnik ne Shqiperi.
Se fundi ju ftoj te dashur miq te denojme me force qendrimet e serbomadhit Vuçiç ndaj masakrave, genocidit dhe krimeve kunder njerezimit te pushtuesve barbare serbe ne Kosove dhe sherbimet qe i bene atij Edi Rama argati i Beogradit ne Tirane.