Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Dedë Maçaj
E enjte, 14.04.2022, 08:58 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 19. Zamak i Flamurit…
DON DEDË MAÇAJ
28 MARS 1947, FJALA E FUNDIT PARA GJYQIT:
“JA KU PO E THEM PARA ZOTIT TONË, QË SHPEJT KA ME MË PRITË,
DHE PARA GJITHË JUSH, USHTARË TË SHTREJTË, QË PO MË VRASIN VETËM PER SHKAK SE
URREJNË FENË KATOLIKE. I THAM KËTO FJALË PA LIGSI DHE PA URREJTJE PER ATA QË DO
TË MË PUSHKATOJNË!
RRNOFTË KRISHTI – MBRETI YNË!
RRNOFTË PAPA!
RRNOFTË SHQIPNIA!”
Kjo dishmi asht e një ushtari
që u lidh ndër pranga perdore ato ditë bashkë me Martirin Don Dedë Maçaj, porsa
ishte kthye n’ Atdhe nga Italia.
Dishmia e z. Aleksander Nokaj u
botue vite ma parë nga Prof Gjon Sinishta në Buletinin Katolik Shqiptar, në San
Françisko, ShBA. Vlera e këtyne pak rreshtave qendron në një dukje të kjartë të
vrasjeve që janë ba per një gjysë shekulli në Shqipni, mbas vitit 1944, per një
motiv nga PKSh, vegël e sllavokomunistëve jugosllavë, me anen e fanatikut
anadollak Ever Hoxha dhe pasuesit tij poaq vrastar, Ramiz Alia. Si njeni si
tjetri besoj e kanë lexue atë ditë, me 28 Mars 1947, radiogramin nga komandanti
i repartit ushtarak të Permetit, i cili, njofton edhe “komandantin e përgjithshëm”,
terroristin Ever Hoxha, se “e vramë një Prift Katolik Shqiptar, e hoq?m dhe nj?
Kryq!” Don Dedë Maçaj ishte nga Mali i Jushit, prej familjes së Gjeto e Tringë
Maçaj. Asht lé me 5 Shkurt 1920, perfundon studimet në Romë, shugurohet Meshtar
me 19 Mars 1944 atje dhe mbas tri vjetësh, kur thirret me krye sherbimin
ushtarak, pushkatohet n’ Atdhe!
Dishmitë e z.z. Aleksander
Nokaj dhe Nikollë Koleci, që ishin prezent në çastin e ekzekutimit tregojnë se
plumbat e parë të brigades së pushkatimit, që perbahej nga 8 vetë, nuk e vran?.
E në sa Don Deda, po vazhdonte Lutjen e vet ndër gjunjë, ushtarët thirren:
“Është i pafaj, faleni!”, po aktivistët e PKSh n’ ushtri urdhnuen: “Plumbin
ballit, plumbin ballit!”
“Një breshni e tretë e skuadres
së pushkatimit e bani Don Maçen të këputej mbi një pellg nga gjaku i vet”, flasin
dishmitarët e ngjarjes së pergjakëshme.
Lexues i nderuem!
Shumë herë kam marrë në dorë
jeten Heroit Don Dedë Maçajt.
Ua them me zemer të hapun: Tue
shikue foton e Tij, rrij e mendoj me vete:
Si mund të kurdisej me u vra Ky
djalë i pafajshem, pse ishte Katolik!?
Një brezni e tanë e Shqiptarëve tue u vra, tue u masakrue, tue u pergjakë, sa
mos me u njohë as nga shokët e njerëzit e vet, që pak orë përpara kanë pi çajen
e mjesit, lidhen ndër pranga e vargoj, akuzohen, dhunohen, shpifen, torturohen,
dhe humbin nder gropa pa Shenj tek koka, aq sa edhe Nanat e Tyne, ishin ma t?
knaquna me ua vra djelm?t, se me i lan? me jetue ashtu tue vujtë e tue u
torturue, nder qelit? e podrumet e pista t? sigurimit shtetit.
E pse? Pse? Deri kur: Pse? Çka
asht kjo urrejtje? Iku një brez, iku i dyti dhe po ikim edhe né, e urrejtja
vazhdon me u mbjell? n? trojet tona Shqiptare!
Ishim fëmijë kur njohëm krizmat
e armëve partizane, që shkrepeshin në Zallin e Kirit të Shkodres, nder Bardhej,
tek kallamat brijë Drinit e brijë Bunës, nga Urrejtja! E Nana, zgjohej tremshem!
Ké do të kenë vra sot?!
Kanë pa kufomen e Muzafer Pipës
e Kolë Prelës, me Ta edhe Paulin Pali.
Nën shelqe të Samrishit në breg të Bunës, tradhëtarët vrasin pabesisht Lulen e
Rinisë sonë Shkodrane Bardhosh Danin me Mark Cacaj e Brahim Dergutin. E lotët i
shkonin rrëkajë! Të shkretat Ato Nana, pershpërisnin me vete! E, zemra u
plaste! Vetem nga Dhimbja! Vetem nga Dashunia per Motrat e veta. Sytë e Nanave
tona Shqiptare një gjysë shekulli veç tue lotue! Shfarosej Rinia Shkodrane e Shqiptare,
varrosej zallishtave e brij prrojeve, e tash kah e vona u lane gjak dhe
kufijtë, shetiteshin nder pjaca Djelmënia Shqiptare e shporueme n’pluma, nder
kamjonat e thurun në tela me ferra.
E Nanat tona thonin të
brengosuna me zemer të plasun nga shkrepjet e armëve: “O Zot! Deri kur kështu,
tue u vra Vllau me Vllanë per Urrejtje!?”
Motra e Vllazen Shqiptarë!
“Urrejtja ju ka lodhë kujtesen!
Ndue Pali e Caf Meti janë në Një Vorr!” “Urrejtja shuen Rininë, Urrejtja shuen
Fise, Urrejtja ka shue edhe Kombe!” Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme
tash sa shekuj ! Po vazhdon me vra edhe sot dhe me pre n’ besë Shqiptarët!
Urrejtje ishte edhe viti 1945 !
Lexoni dhe shifni të verteten: Nga
një dëshmi mbi Dom Dedë Maçaj!
“E larguan nga salla e gjyqit.
Gjykata mori një vendim pa apelim. Dënim me vdekje dhe ekzekutim të
menjëhershëm, po në atë vend.
I kërkuan të shprehte dëshirën
e fundit.” Ai tha: – “S’kam asgjë për të thënë përveç asaj që e dini edhe ju,
që jeni duke më dënuar pa faj” -.
“E çuan jashtë zonës ushtarake
në një lëndinë pranë Vjosës. I hoqën petkat, siç bënë me Jezusin në Golgotë,
dhe një skuadër qitësish qëlloi mbi të.
Por Ai nuk ra përtokë. Qëlluan
përsëri mbi të dhe përsëri Dom Deda nuk ra po, qëndroi në këmbë.
Xhelati, i tërbuar nga inati,
prej faktit se nuk kishte mundur ta shtrinte për tokë me një të goditur të
vetme atë vigan, dha urdhër që të qëllonin për të tretën herë. Por këtë herë Ai
nuk arriti të qëndronte!
U rrëzue dhe përshëndeti tokën
Nënë, e cila u skuq me Gjakun e Tij”.
***
A thue kjo vrasje ishte e para
që po bahej e këtij lloji dhe per këte qellim?!
Kjo asht një ngjarje e gjysës
së parë të Shekullit XX. Sot kur kujtojmë varjen e Don Gjon Gazullit(1927) nga
Ahmet Zogolli, njeriu vertetë dishprohet.
Si asht e mujtun me ngja këto
vepra të shemtueme pa asnjë shkak, mbrenda një shteti me ma pak se njëmiljon
popullsi në 1947, kur vrasjet, varjet dhe
pushkatimet pa asnjë arsye bindse, i trokitshin dyerve si t’ ishin
kafshë.
E tiranët të pangopun me gjak
Klerikësh, të shtrimë nder shilte pinin raki e venë, derisa marrakoteshin e
binin me fjetë të ngopun me gjak me putanat e tyne të cilat, edhe sot kujtohen
nder presidiumet e Kuvendit Popullor.
Dikur kujtohen edhe nder lozhet
e kinemave dhe të teatrove tue brohoritë si kafshët “plumbin ballit, plumbin
ballit,” po, nuk zgjati shumë e tirani, ua ka plotsue deshiren me plumbat e
shprazun në gjoksat e burrave t’ tyne.
Shqipnia dhe Shqiptarët kanë aq
shumë kujtime per komunizmin barbar e gjakatarë, sa ndoshta as vitet e ardhshme
të Shek. XXI, nuk i mjaftojnë per me u shkrue dhe me u ruejtë nder kujtime ajo
epokë kriminale. E sot, nuk i mjaftojnë brezit të pasuesve e trashigimtarve të vrasjeve
të djeshme krimet dhe gropat pa emna që ua lane baballarët vrastarë, po me
paturpësi bijtë dhe bijat e tyne sot, po “rilindin” në Tiranë edhe bustet e
tyne barbare.
Po nuk duhet të çuditemi aspak,
perderisa terroristët dhe kriminelët që
der dje vritshin dhe lanin në Gjak Popullin Shqiptar, sot vazhdojnë me mendue
se si duhet të vjedhim dhe të pasunohemi tue i pi Gjakun këtij Populli?!
Shpesh mendoj: “A thue këta
kafshë, s’ i lidhë asgja me këte Tokë Shenjte?”
Me siguri ata bisha janë
shpellarë t’ egjer të pyjeve të maleve t’ Kaukazit!
Shqipnia asht kenë e do të
vazhdojnë me kenë, po jo me komunista e tiran!
Asht Gjaku i Martirve të
Atdheut që vazhdon me vlue per Shqipninë e Re!
Melbourne,
14 Mars 2022.