Kulturë
Lekë Mrijaj: Promovim mediatik i librit "Presidenti Trump dhe këneta globaliste" nga Klajd Kapinova
E merkure, 13.04.2022, 06:00 PM
Promovim mediatik i librit "Presidenti Trump dhe këneta globaliste" nga Klajd Kapinova
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Vepra
"Presidenti Trump dhe këneta globaliste" është vepra e radhës e
botuar para pak muajve nga studiuesi, Klajd Kapinova e cila para pak ditësh me
ka renë në duar e që nga autori në fjalë është shkruar në mënyrë profesionale
në gjuhën shqipe. Është vepra e parë në shqip dedikuar ish Presidentit Amerikan
Donald Trump, pra është një libër i konceptuar profesionalisht dhe mjeshtrisht
me fusnota valide dhe ka një karakter njohjeje për veprimet e tij të
gjithmbarshme... Vepra "Presidenti Trump dhe këneta globaliste" është
një libër e formë ditari historik, politik e kulturor i presidentit në fjalë
dhe aktivitetit të tij të vyer katërvjeçar në hierarkinë amerikane, mbi të
gjitha është dhe mbetet një libër me shumë vlerë si për kulturën poashtu edhe
për trashëgiminë dhe historinë amerikane. Paraprakisht autori i këtij libri,
studiuesi Klajd Kapinova ka konceptuar një thënie e portret të Donald Trump, të
ish Presidentit të 45-të i SHBA-së duke thenë: “Nënë Tereza përfaqësonte
më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe
unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh katolikët në mbarë botën që i
bëjnë asaj kaq shumë nderime”. Madje në faqën tjetër ai ka konceptuar thëniet e
gjeneralit me tre yje në pension të Forcave Ajrore të ShBA-së, z. Thomas
Mclnerney si znj. Candace Owens.
Në
faqën tjetër në vazhdim gjejmë parathënien e studiuesit të mirënjohur
shqiptarë, Tomë Mrijaj, redaktor i librit, i cili në fillim veprës në fjalë jep
mendime koncize duke thenë: "Lexuesit me anën e librit voluminoz të
shkruar me shumë kujdes dhe përkushtim nga penda e publiçistit dhe studiuesit
shqiptaro amerikan Klajd Kapinova, mund të mësoj shumë gjëra interesante mbi
kulturën, historinë dhe politikën bashkëkohore amerikane". Njëkohësisht z.
Mrijaj si redaktor i librit, me tutje jep një mendim të zgjeruar rreth librit
duke thenë (shkoqitur një pjesë në f. 9): "Unë si redaktor i librit them
se vepra e re, qe lexuesi ka në dorë veq tjerash mund të quhet një ditar i
pasur në brëndësi me përshkrime të ngjarjeve dhe datave mbresëlënse, të cilat
përfshijnë periudhën e sukseshme historike katërvjeçare 2016-2020 të
Presidentit të 45-të të SHBA-së republikanit patriot Donald J. Trump, i cili me
fakte dhe prova të reja për të mirën e popullit amerikan, radhitet si kryetari
me i suksesshem në të gjithë historinë e presidentëve të Amerikës. Ndërsa në
fund të parathënies së tij (f.18) studiuesi Tomë Mrijaj e permbyll parathënien
me këto fjalë: "Autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, me përvojë si
gazetar dhe analist bashkëkohorë, ka shkruar dhe botuar disa libra dhe mijëra
shkrime me tematika të ndryshme në shumë gazeta, revista dhe website brenda dhe
jashtë kufijve të vendlindjes dhe këtu në SHBA".
Në
përmbajtjen e mëposhtme të librit ashtu siq vijon nga faqja 29 deri faqen 554,
autori-Kapinova është përpjekur të na sjell sa më shumë material të shkruar.
Ndaj radhasi gjejmë të artikuluara artikuj, vizione, skandale e fakte dhe
deshmi tjera të rrymave antiamerikane. Qe në fillim, sipas autorit të
librit-Kapinova, gjejmë fakte për Qytetin e Paqes - Jerusalemin, radikalen
komuniste Alexandria Ocasio-Cortez, skandalet e demokratëve të SHBA-së, Thomas
J. Fitton dhe Judicial Watch, George Floyd, komunisti bashkiak Bill De Blasio
në krye të demokratëve në qytetin e Nju Jorkut, Leninin, Marksin, Stalinin
etj., e deshmi tjera për komitetin e senatoret e ndryshëm amerikanë si dhe
intervistën e gjerë të zhvilluar me Klajd Kapinova të titulluar: "Unë jam
përgjegjës për ato qe i them, dhe jo për ato që kuptoni" intervistuar nga
Elton N. Ndreca.
Autorit
në fjalë-Klajd Kapinova, i uroj shëndet dhe asnjëherë të mos të ndalet në
fushën e krijimtarisë, hulumtimit, shkencës e gazetarisë, ku ai përherë ka
dëshmuar një cilësi të lartë të një hulumtuesi dhe studiuesi të gjerë, të
zellshëm dhe të qendrueshëm. Suksese dhe çdo të mirë miku im Klajd.
Edhe
një herë faleminderit për librin e dhuruar!!