E marte, 08.10.2024, 07:30 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Rruga Fan Noli në Bronx do të ndrijë përjetësisht

E diele, 10.04.2022, 07:43 PM


Rruga Fan Noli në Bronx do të ndrijë përjetësisht

Nga Keze Kozeta Zylo

Burri që çuditi dhenë,

Kur me Wilson u takua,

Bisedoi për Mëmëdhenë,

Dhe e mbrojti si fajkua.

Vij pranë rrugës së Fan Nolit,

Në Bronx ku u shkruajt historia,

Në gjunjë i bie Gjergj Kastriotit,

Dhe Flamurit sa Shqipëria.

Diaspora Shqiptaro Amerikane përjetoi sot një ditë historike në Bronx të Nju Jorkut. Një rrugë në Morris Park të Bronx-it në New York iu vendos emri i burrit të ndritur të Kombit: “Fan Noli”!  Kjo rrugë me këtë emër të madh u realizua nën kujdesin e posacëm të z.Mark Gjonaj “Nder I Kombit” ish këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut ne bashkëpunim të ngushtë me Federatën Panshqiptare “Vatra” ku një ndër themeluesit e saj ka qenë vetë Fan Noli.

Aktivitetin e moderoi Dr. Pashko Camaj aktivist i mirënjohur dhe anëtar kryesie i Vatrës.  Në këtë aktivitet të rëndësishëm morën pjesë personalitete të shquara si Senatori Amerikan, Udhëheqës i shumicës së Senatit të Shteteve të Bashkuara Chuck Shumer, Ambasadore Floreta Faber, Washington DC, Ambasadori Ferit Hoxha prane UN, z.Vedat Gashi kandidat per në Kongresin Amerikan, Ansambleisti Michael Benedetto etj.

Në përshëndetjen e tij z.Elmi Berisha kryetar i Vatrës me plot krenari tha midis të tjerash se: “Sot për çdo shqiptar është një ditë e pa harruar, një ditë lavdie e krenarie kombëtare e shtetërore. Një ditë e madhe që do mbesë historike në memorien tonë si komb e si mërgatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shërbimi i At Fan Nolit ndaj popullit, e shtetit e kombit të tij është gjeniale”.

Z.Mark Gjonaj politikan i palodhur për çështjen kombëtare tha se kjo ditë është e bekuar sepse i vumë emrin një rruge në Bronx, emrin e një udhëhqësi të pashoq për kombin Shqiptar si Fan Noli.

Senatori Chuck Shumer midis të tjerash tha se: “Fan Noli nuk është vetëm heroi i shqiptarëve, por dhe i Amerikës, sepse ai punoi dhe luftoi për Lirinë e shqiptarëve.

Ndërsa dëgjoja Chuck Shumer që fliste me aq simpati për Fan Nolin nëpërmjet vidiove live (direkt) në mendje më vinte takimi i Nolit me presidentin amerikan Wilson që ishte një fat i madh për Shqipërinë.  Noli në kujtimet e tij shkruan:

“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i Presidentit Wilson”.

“Kam patur nderin në një rast historik ta takoj këtë njeri të madh që tani është bërë orakulli i njerëzve të vuajtur. Ishte Dita e Pavarësisë, kur përfaqëusesit e të gjitha grupeve nacionale në Amerikë ishin ftuar nga presidenti Wilson për ta shoqëruar si miqtë e tij të huaj në jahtin Mayflover gjatë pelegrinazhit në Malin Vernon. Gjatë kthimit unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë, dhe t’i kthejë asaj bukën e jetës, Lirinë. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: ‘Unë do të kem një zë (votë) në Kongresin e ardhshëm të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”.

Dita e sotme ishte me nje aktivtet te larmishëm me këngë e valle të traditës së mrekullueshme shqiptare.  Me plot krenari morën pjesë në këtë aktivitet dhe performuan këngën hymn: Gjuha Shqipe, Gjuha jonë dhe Vallen e Pavarësisë së Kosovës Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx nën kujdesin e mësueseve të përkushtuara dhe koordinatoreve si: Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj, Majlinda Tafaj, Mirvete Krasniqi Veselaj, Fatbardha Shiqerukaj, Davida Hasanaj, Alda Hoxhaj.

TV “Alba Life” së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur enkas për këtë aktivitet të rëndësishëm si dhe disa interivsta të realizuara nga zonjusha simpatike Kendra Duli.

9 prill, 2022

New York



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit Gjekë Marinaj: Kozeta Zylo, një shkronjë shtesë në alfabetin e diasporës shqiptare në Amerikë Kozeta Zylo: Nëna pranë foshnjës së vdekur Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Romancë Kozeta Zylo: Ne 117 vjetorin e vrasjes se Papa Kristo Negovanit Kozeta Zylo: Në shtëpinë e shkrimtarit të shquar Walt Whitman Kozeta Zylo: Lamtumirë Agron Isufi Kozeta Zylo: Promovohet libri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë” Kozeta Zylo: Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr. Lazër Radi! Kozeta Zylo: Luigj Çekaj si Shenjt i Poezisë Kozeta Zylo: Koncert tradicional i festave të fundvitit nga Shkolla Shqipe "Alba Life" Kozeta Zylo: Lamtumirë Ilia Ylli Luka Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në mjediset universitare të St. Francis College në Brooklyn Kozeta Zylo: Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e lindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe Kozeta Zylo: Loti im godet pa meshire perdhunuesit serbe ndaj motrave te mia te Kosoves

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora