Kulturë
Fillon puna për ngitjen e Memorialit të 19 të masakruarve shqiptarë nga ushtria serbe
E merkure, 23.02.2022, 06:31 PM
Në fshatin Grazhdanik të Prizrenit më, 23 shkurt 2022 fillon puna për ngitjen e Memorialit të 19 të masakruarve shqiptar nga ushtria serbe
Shoqata
"Trojet e Arbrit" njofton të gjithë shqiptarët që jetojnë
në Prizren dhe rrethinë se ditën e mërkurë më , datë 23.02.2022
duke filluar në orën 12:00 do të vendosët gurë themeli dhe do të
fillojnë punimet për Memorialin e 19 shqiptarëve të vrarë
nga dy familjet Kalaj dhe Manreca. Memoriali pas plot 109 vitesh
do të ngritët në Grazhdanik të Prizrenit në afërsi të
shkollës fillore.
Punët
e këtij memoriali priten të përfundojnë më, 2 prill 2022,
kurse më , 03.04.2022 do të mbahët Akademia përkujtimore me rastin
e 109 vjetorit të vrasjes. Akademia do të organizohët nga shoqata
"Trojet e Arbrit " dhe do të mbahet në Shtëpinë e
Kulturës në Prizren prej orës 10:00 deri në ora 12:00 kurse
Memoriali do të zbulohet në fshatin Grazhdanik të Prizrenit
pas përfundimit të akademisë në ora 14:00.
Kjo
masakër është kryer nga ushtria serbe qe udhëhiqej nga gjenerali kriminel
serb Jankoviq ku sipas shenimeve të librit "Golgota
Shqiptare" të autorit Leon Freundlich e botuar
në vitin 1913 në Kosovë dhe vise te tjera etnike shqiptare
ishin vrarë dhe masakruar nga ushtria kriminale serbe 25.000 shqiptar dhe
djegur e shfarosur me qindra fshatra.
Ju mirëpret shoqata
" Trojet e Arbrit"