Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Kinge Mitrovicalie
E enjte, 05.08.2021, 07:59 PM
Kinge Mitrovicalie
Nga
Edison Ypi
Një
Gentleman si unë nuk mundet me e lën me vujt sharmanten, inteligjenten,
seriozen, t'hirshmen, Kingen Mitrovicalie Kimete Berisha.
Nuk
mundem un me e lën Kingen Mitrovicalie me e hum rrugën mes pyllit të habitjeve
plot me ujq dhe çakaj, mes shkurreve të paradokseve plot me shqartha dhe skile,
mes moçaleve të keqkuptimeve plot me gjarpërinj dhe nëpërka helmatisëse.
Duhet
me ja bo Kinges Mitrovicalie do kjartësime.
Nëntor
'99. Po shkoja me autobuz nga Prishtina në Mitrovicë. Kosovari që kisha pranë,
mësues katundi pi Drenice, pa i lujt qerpiku, tha
-Nga
Ibrahim Rugova te armiku ma i funit, do t'i likvidojm "Në emër të
Popullit". Bam, bam, bam. N'lule t'ballit krejtve. Do ti likvidoj me dorën
teme.
Mësues
vrasës. Tobenestafkurullah. Po të mos e kisha pa me sy e nigju me veshë,
s'kisha për ta besu kurrën e kurrës.
O
Kinge Mitrovicalie, hele-hele, sa kosovarë ka vrarë vallë me dorën e vet ai
mësues ? Sa gjenerata nxënësish i ka bo vrasës para se me i tregu kush është
Noli, Lasgushi, Kadarea ? A ja ka mrrit ai përbindësh me e zaptu shtëpinë e
ndonjë serbi në Prishtinë ? A ja ka mrrit me u bo ministër ? A i ka bo vllaznit
a kushurit biznesmena ?
Moj
Kinge Mitrovicalie, a s'më thua, me çfarë tjetër mundesh me u habit më tepër se
me mësues-vrasës ?
Ku
ka mësuesa-vrasës që vrasin me dorën e vet, vllaznit e vet, katunarët e vet,
kush munet me pas problem tullat e shtëpisë së djegur me i ble te djegësi i
shtëpisë, e bashkë me tullat, edhe qumështin me e pi kalamajt dhe sapunin me la
bythën, dhe gjithçka tjetër ?
Prandaj
oj' Kinge Miteovicalie, e vetmja habi e imja janë habitë e Tuja.
Para
Kosovës, Shqipëria ishte përplot me mësuesa-vrasësa dhe vrasësa-mësuesa. Këtu
mësuesat quheshin komisarë, dhe vrasësat edukatorë.
Mësuesave-vrasësa
dhe vrasësave-mësuesa këtu u thurnin lavde. Për ata mutër këtu shkruheshin
libra, bëheshin filma, teatro, plenume, kongrese, që shoqëroheshin dhe me
rrahje burgosje, internime, varje,
pushkatime.
Ndodhte
kjo, o Kinge Mitrovicalie, sepse kurvi bëri atë që nuk mundet me e bo as Zoti
as Dreqi, as laboratori, as shkenca; Kuturisi brenda errësirës së errësirës, e
gjeti ku ndodhej, dhe ja shkatrroi shqiptarit kodin ekzistencial, palcën e
palcës, qelizën e qelizës, bërthamën e bërthamës.
Me
lejen tënde të supozuar, që me gjasa e kam, po marr një shembull.
Sikur,
Zot na ruaj, Ti Kingia Mitrovicalie, të kishe lindur diku në Shqipëri. A e di
çfarë, me probabilitet të lartë, do ndodhte me Ty ?
Diku
te 15 vjeç, vetëm sepse do vërejshin se ishe e bukur, do të quanin kurvë. Aq
shpesh do ta përsërisnin këtë, sa, pa asnjë provë, me cilësimin makabër, jo
vetëm shoqëria e afërt, por edhe familja, njerzit e shtëpisë, mami, babi, do
binin dakord në heshtje.
Në
18 vjeç, e dëshpërume, do filloje punë me tre turne te një llaftari pisanjose
që quhej "ndërmarrje" si tornitore ose saldatore, ose diçka tjetër.
Ditën e tretë ose të pestë, në ndërmarrjen e fëlliqur do të vërsulej me një
mijë mënyra një shef barkderr i fëlliqur, që do të bënte zap në ndonjë zgëq.
Pas kësaj, s'do ta ngrije kurrë kokën deri në vdekje.
Kokulur
pa bërë 20, përveçse dashnorja legjendare e shefit, s'do ishte hiç çudi që nja
dhjetë proletarë në ndërmarrje dhe po aq ushtarë në zbor, të përdhunonin me
rradhë, ose në grup.
Te
30 vjeç armiku yt më i madh do ishte pasqyra. Fytyra do të bëhej si baltë
Devolli.
E
të tjera e të tjera, po e lë këtu horrorin e jetës tënde nëse do kishe lindur
"knejna" në kohën e kurvit.
E
bumura është se kurvi nuk u mjaftu me vra shqiptarët e Shqipërisë.
Kryemësuesi-kryevrasës i Shqipërisë ishte betu' me i vra krejt shqiptarët kudo
ku ndodheshin. Kryesisht në Kosovë dhe në Diasporë.
Mësues-vrasës
në Kosovë nuk ishte vetëm mësuesi drenicak, bashkudhëtarin tim në autobuz.
Mësuesa-vrasës, gjysmën e mësuesave të Kosovës, i bëri kurvi me Zërin e
Popullit dhe Sigurimin.
Me
zërin e popullit dhe Sigurimin, kurvi vrau edhe në Diasporë çlirimtarët e
ardhshëm. Ata, që si u provua më vonë, në zbatim të mësimeve të kurvit,
"luftë çlirimtare" nuk quanin luftën kundër djegësave të shtëpive,
por vrasjen e vëllezërve të vet për me ushtru të vetmin zanat që kishin mësu
prej librave të kurvit dhe Zërit të Popullit, xhvatjen e pamëshirshme dhe të
pafundme të Kosovës.
Për
me ja arrit kësaj, "çlirimtarët" hajdutë nuk u ndalën para asnjë
vështirësie.
Pra,
e dashur Kinge Mitrovicalie, "anejna" janë vetëm pasojat. Fillesa apo
shkaku i habirave të tua, është "knejna".
Nëse
nuk beson, numuri kolosal i analfabetave "anejna" dhe
"knejna" shtuar frikshëm kohët e fundit, ata vigjilentat që vetë
s'din me lidh dy llafe, ama janë në gjendje me korigju dhe Zotin, janë prova.
Aftësia
diabolike e shumicës së çmendur kurviste me ja nxi jetën pakicës normale, është
një tjetër provë.
Gjithato
paradokse, pasoja pa shkak, përgjigje pa pyetje, luftë pa fakte, ekonomi pa
shifra, "anejna" dhe "knejna", dhe prap s'bindesh ?
Po
që as këtu as atje, jo që s'ësht' fitu, por as nuk është bërë kurrë ndonjë
luftë, të gjitha janë rrena, as me këtë nuk bindesh ?
Nuk
gjejmë karar ne shqiptarët, e dashur Kinge Mitrovicalie, sepse për të bërë atë
që ç'bëri kurvi, shkatërrimin e njeriut brenda njeriut, punë për të cilën, të
madhit Zot, ose mëmës Natyrë, j'u deshën miliona vjet, pra për të bërë
rrugëtimin evolucionar mbrapsht, duhet kohë, duhet kohë e gjatë, duhet kohë
tepër-tepër e gjatë.
Më
beso o Kinge Mitrovicalie: Mëkati fatal që bënë duke ja mundësuar kurvit ti
katandiste në këtë derexhe', është arësyeja pse shqiptarët e sotëm kanë frikë
nga Kalashnikovi i Bregoviçit.
Kinge
Miteovicalie, mos u habit. Se po na çmenesh. Dhe si Ty tjetër s'kemi.
A
e di Ti Kinge Mitrovicalie pse sot ju jeni pak më keq se ne, ne jemi pak më
mirë se ju ?
Sepse
ne jemi origjinali, ju jeni kopja e zezonës që bëri kurvi.
Qesh'
disa herë n'Kosovë.
Nuk
më shkohet ma.
Nga
Konispoli në Mitrovicë, gjith' aj' panair budallakie m'ban me kja.