Kulturë
Shefqet Dibrani: ‘’Malësorja’’ – romani monumental i Kosovës
E shtune, 08.05.2021, 02:12 PM
Me rastin e 80 Vjetorit të lindjes së shkrimtarit Nazmi Rrahmani!...
"MALËSORJA"
ROMANI MONUMENTAL I KOSOVËS
Shënim
në këtë përvjetor:
Në
tetëdhjetëvjetorin e lindjes së shkrimtarit Nazmi Rrahmani,dhenë këtë përvjetor
të rëndësishëmedhe për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë, po veçmas për
Letërsinë Shqipe që krijohet në Kosovë, ne kemi realizuar një studim letrar (në
dy vëllime), për romanin monumental të Kosovës “Malësorja”.Pjesa e parë e
këtij studimi letrar, do të jetë në duart e lexuesitgjatë javës tjetër, ndërsa
pjesa e dytëështë në procesin e redaktimit! E në këtë jubile, për autorin dhe
për shkollën dhe arsimin shqip, po veçmas për Letërsinë Shqipe që krijohet në
Kosovë, ne po publikojmë këtë fragment, (marrë nga pjesa e parë e këtij studimi),
të cilin po e shoqërojmë me ballinën e librit, duke i uruar shkrimtarit tonë
Nazmi Rrahmani shëndet dhe jetë të gjatë, dukei shprehur falënderimin tonë për
kontributin e shkrimtaritnë fushën e letërsisë dhe të libritshkollor!
Shkruan:
Shefqet DIBRANI
Si prolog
Romani
“Malësorja”, është një vepër letrare e cila për më shumë se gjysmë shekulli ka
qenë, dhe është vazhdimësi e planprogrameveshkollore, andaj “Malësorja”,
është romani monumental i Kosovës, i Letërsisë Shqipe që krijohet në Kosovë.
Duke
u marrë më seriozisht me trajtimin e këtij romani, duket se shënimet kritike
dhe studimet letrare për këtë roman janë të pakta?! Prandaj na shfaqen dy
antagonizma kundërthënëse:
E
para: Pranimi
i romanit si vlerë letrare e artistike në sistemin shkollor e pedagogjik duket
të jetë i nivelit të kënaqshëm!
E
dyta:Shpërfillja
dhe heshtja, e kritikës profesionale, duket si fenomen klanor, që ka dominuar
mentalitetin letrar në Kosovë dhe përgjithësisht në hapësirën kombëtare.
Mënyra
për të injoruar gjithçka që nuk i përket rrethit a grupit të caktuar, ka bërë
që shumë vepra të mos zënë vendin e merituar, karshi ndikimit që kanë ushtruar
në sistemin edukativo arsimor, pasi në
planprogrametshkollore e pedagogjike, ka përfshirje admiruese, d. m. th.
heshtja shpërfillëse e kritikës letrare nuk paska ndikuar në shkolla.
Kushdo
që do të merret me romanin “Malësorja”, dot’iparaqiten
vështirësi dhe huti të kësaj natyre?! Si ka mundësi një vepër letrare e
këtij niveli, për 56 vjet, të jetë pjesë e pandashme e sistemit edukativo arsimor, e sistemitshkollor e
universitar në Kosovë, dhe kjo ka të bëjë për një periudhë më shumë se gjysmë
shekulli. Në anën tjetër nuk i kemi të përmbledhura
shënimet bibliografike rreth jetës së romanit, të paktën t’i gjenim në
një dosje të gjitha temat e diplomave, të të gjitha niveleve të mësimit
akademik, që për trajtim dhe studim kanë
pasur romanin “Malësorja”, të NazmiRrahmanit. Fatkeqësisht për këtë
roman, nuk gjejmë as shënime të sistemuara për ribotimet dhe prezantimet e
romanit në fjalë, nuk kemi shënime as për sistemimin e romanit nëpër
biblioteka, qoftë në shkallë vendi e qoftë nëpër ato ndërkombëtare, duke i
përfshirë edhe bibliotekat e katedrave albanologjike
kudo në botë, aty ku romani “Malësorja”, është pjesë e programit të studimevepërkatëse
dhe askund institucionet tona arsimore e kulturore nuk kanë as prezantim të
kënaqshëm në internet, ku mund të orientoheshin të gjithë hulumtuesit e kësaj
fushe.
Subjekti i romanit
Subjekti
i romanit, është shtresëzuar si koncept që lidh marrëdhëniet e karaktereve si
dhe raportin që ekziston në mes tyre. Ngjarjaperceptohet si konflikt në
marrëdhënie gjinore, ku mbizotërimi i gjinisë mashkullore ndaj asaj femërore
zhvillohet si raport i veprimit të brendshëm, por lënda si tërësi organike
pasqyron ambientin e jashtëm, gjendjen
sociale e kulturore të shoqërisë, që e karakterizojnë jo vetëm
kontradiktat në familje, por pasqyrojnë konflikte etnosociale të shoqërisë si
tërësi. Kjo gjendje shihet nga zhvillimet dramatike brenda rrëfimit në të cilin
ngjarjet e krijuara, ndodhitë dhe situatat e caktuara, kanë nxjerrë një heroinë
e cila do të arrijë për t’i sfiduar të gjitha vështirësitë që ia sjell faktori
njeri. “Ajo, me gjithë çka pëson mbi kurrizin e saj si dhe me qëndrimin
protestonjës”, deri sa i thotë “jo!”të ungjit dhe gjithë atyre, që ende
duan ta marrin nëpër këmbë jetën e gruas shqiptare,”[1]
ndërsa e tërë ngjarja është e strukturuar si mozaik i atyre zhvillimeve, e që
janë përshkruar me hollësi, si manifestim emocional i vetëHajrijes.
Struktura
e romanit, është e standardit gjuhësor që shkruhej në atë kohë, pa ndonjë
përpjekje për të nxjerrë ndonjë shkollë të re interpretimi. Siç duket, autori
më tepër dhe kryesisht iu ka përkushtuar mozaikut të brendshëm familjar,
gjegjësisht raporteve sociale në familje, se sa hulumtimit për shkolla të reja
të shkrimit letrar, kur dihet se ky roman ishte ardhje e re e romanit shqip në
Kosovë. "Malësorja", është roman i
realitetit ekzistues, me përshkrim të thjeshtë, i ndërlidhur mirë, si
strukturë estetike të fjalës, fjalisë dhe
frazeologjisë gjuhësore, prandaj shpeshherë përjetohej dhe është komentuar edhe si ngjarje reale. Përndryshe,
romani “Malësorja”, “ka një motiv shumë interesant nga jeta bashkëkohëse në
fshatin shqiptar ndër ne. Shkrimtari i ri tregon këtu në një mënyrë të
thjeshtëpor shumë të drejtpërdrejtë për njerëzit e ambientit të vet”[2], e
mbase për disa nuanca vetëm kështu ka arritur për të mbijetuar, duke i
ndërlidhë marrëdhëniet e karaktereve të romanit, të cilët janë narratorët e
mendimit artistik të vetë autorit, situata këto që i kanë ndërlidhur ngjarjet e
shumta, përmes të të cilave kanë përshkruar realitetin që mbretëronte kudo në
Kosovën e asaj kohe dhe më tej.
“Malësorja” veçohej për qasjen dhe mënyrën e shqiptimit të
realitetit e të botës së njeriut tonë, sidomos të botës së femrës, vuajtjet dhe
fatkeqësitë në veprimin konkret.”[3]Ky roman, vë në pah vlera të
humanizmit dhe modernizmit në letërsinë shqipe të viteve të shtatëdhjeta, që
pat marrë hov kudo në Kosovë. Ishte kohë e iluminizmit kulturor e arsimor që
krijoi mundësi veprimi, nxitje e përparimi, kudo dhe në të gjitha nivelet
edukativo arsimore, prandaj as autori nuk e ka “fshehur tonin iluminist të
rrëfimit, një pamje të gjerë të nacionales
si mentalitet.”[4]
Pashmangshëm, Nazmi Rrahmani, ka ushtruarndikimin e tij intelektual!
Romanet e tij janë kontributi më i madh që i bëhejshkollës dhe letërsisë shqipe
që përparonte atyre viteve, dhe ky përparim është bërë jo ngadalë, por me hapa
gjigantë.
Autori ishte vetëm 21 vjeç kur e shkroi,
dhe 24 vjeçar kur e botoi romanin “Malësorja”. Ishte shumë i ri, edhe
pse ishte romani i parë dhe punimi i parë i tij i botuar, ai e mori Shpërblimin
e Redaksisë së botimeve të Ndërmarrjes Gazetare Botuese “Rilindja” për vepër më
të mirë letrare të botuar gjatë vitit 1965.[5]
Nazmi Rrahmani, sivjet i mbush plot80 vjet, një jubile që rrumbullakon
angazhimin e tij në jetën publike e kulturore në vendin tonë. Por ky studim ka
qëllim parësor të shënoj55 Vjetorin e jetës së romanit
“Malësorja”, 1965–2020, dhe të realizohet si projekt më i kompletuar,
me rastin e 80 Vjetorit të lindjes së autorit 1941–2021. Megjithatë, studimi ynë,
është vlerësim i pjesshëm, i krijimtarisë së
gjithmbarshme letrare, të Nazmi Rrahmanit.
“Malësorja” romani monumental
i Letërsisë Shqipe në Kosovë
Romani
u bë objekt studimi, sidomos nëpër shkollat e mesme, në universitet dhe në
studimet pasuniversitare, prandaj do të ishte në interesin nacional sikur të
ndërtohej bibliografia e temave të diplomës, aspektet e studimit, specifikat e
tyre, tiparet dhe qasjet e ndryshme, për të orientuar këtë kronologji me
interes më të gjerë, studimor e hulumtues, qoftë në fushën e studimeve
linguistikës, e qoftë të studimeve nga fusha e të drejtës zakonore dhe të
aspekteve të tjera nga fusha e psikologjisë dhe e pedagogjisë.
Studimi ynë, është më specifik, pasi kemi bërë përpjekje
ta kundrojmë dhe studiojmë vlerën letrare të romanit “Malësorja”,
nga shumë aspekte, qofshin studime kritike,gjuhësore e zakonore, për
romanin që ka shëmbëllyer për 55 vjet, në sistemin arsimor në Kosovë, që
është monument kulturor i prozës moderne në Kosovë. Dhe ky pohim ka të
bëjë me faktin se “Malësorja”, është romani i pestë i botuar nga Redaksia e
botimeve Rilindja, përkatësisht i gjashti i publikuar deri në atë kohë[6].
Janë
këto arsye, pse ne kemi bërë përpjekje për të sjellë
argumente shtesë rreth këtij romani, të cilat në optikën tonë kemi veneruar[7]detaje
që ndërlidhen me aspektet tematike rreth këtij romani, sa modern po aq
edukativ dhe në planin arsimor edhe pedagogjik. Duke i shqyrtuar figurat
letrare e stilistike, aspektet gjuhësor, frazeologjinë dhe fjalët e rralla, me
të cilat kemi ndërtuar “Fjalorthin”,[8]
për të kompletuar mozaikun e vlerës letrare, artistike, pedagogjike që ka romani “Malësorja”. Me një fjalë, ne vetëm pomaterializojmë
atë që është thënë për romanin “Malësorja”, duke mos përjashtuar mundësinë e
interpretimeve dhe shqyrtimeve të reja.
Romani
“Malësorja” dhe romanët e tjerë të Nazmi Rrahmanit, janë veprat më popullore në
letërsinë shqipe që është krijuar në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare në ish Jugosllavi. Ky sukses i romanit lidhet edhe me
marrëdhëniet politike të ngrira në mes të sistemit jugosllav komunist dhe atij
socialist në Shqipëri, raporte këto që kishin prekur edhe fushën e kulturës dhe
sferat e tjera të studimeve shoqërore.
Tashmë po dihet se romani “Malësorja”, është shkruar kur autori ishte
vetëm 21 vjeç, dhe i botuar tre vjet më vonë, andaj studimi ynë ka të bëjë edhe
me një vepër letrare kaq e arrirë e shkruar nga një 21 vjeçar, që u publikua në
vitin 1965. Shikuar nën prizmin e fatit që
kanë popujt,përkatësisht letërsitë e tyre, edhe Kosova e ka pasur fatin
e vet, pikërishtme romanin që iu ka dhënë
kahe iluministe vlerave kulturore të asaj kohe, që patën filluar të
lëshonin rrënjë edhe në hapësirën tonë.
Ne i
kemi bërë një lexim më të kujdesshëm romanit, dhe jemi përpjekur të komentojmë
ato elemente të cilat na janë dukur se janë me interes dhe më të përshtatshme
për t’i trajtuar e komentuar, ndërsa sot shkrimtarit Nazmi Rrahmani, edhe një
herë i urojmëshëndet dhe jetë të gjatë!
Prishtinë, 7 maj 2021.
[2]Vehap Shita,
“Malësorja e Nazmi Rrahmanit”, “Gjurmave të letërsisë, “Rilindja”, Prishtinë
1970.)
[3]Anton
Nikë Berisha: “Romanet e Nazmi Rrahmanit,
shqiptojnë një botë dramatike dhe tragjike”, gazeta “Bota sot”, 10 Korrik 2018.
Prishtinë, 2018.
[4]
Kujtim Rrahmani, “Letra e Ideologji”, botoi “99-AIKD”, Prishtinë 2012,
faqe 166.
[5]Vehap Shita,
“Malësorja e Nazmi Rrahmanit”, “Gjurmave të letërsisë, “Rilindja”, Prishtinë
1970.)
[6] Romani "Gjarpijt e gjakut", i Adem Demaçit, është i botuar në
revistën letrare "Jeta e re".
[7] Hetuar,
vëzhguar.
[8] Shefqet
Dibrani, “Karakteri dhe Arketipi”, në romanin “Malësorja”, të Nazmi Rrahmanit”,
Prishtinë 2021.