Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Ta kujtojmë sot Anton Harapin
E shtune, 20.02.2021, 10:01 AM
Ta kujtojmë sot Anton Harapin
Nga
Ndue Ukaj
Të
cilin para 75 vjetëve, mizorisht e në emër të ideolgjisë së çmendur komuniste,
e pushkuatuan predikusit e ferrit, ata që në emër të "lumturisë
komuniste", popullit shqiptar i shkaktuan tmerre dhe vuajtje pafund.
Shkrimtari
Anton Harapi ishte frat i ditun, njeri i vlerave të mëdha kulturore e
shpirtërore - me një fjalë një iluministi i madh.
Ernest
Koliqi thoshte për të se ai ishte "nji ndër njerëzit mâ të kulturuem të
Shqipnís."
Ai
ka shkruar tekste në prozë dhe u shqua veçmas në publicistikë, duke u lanë
shqiptarëve një vepër shumë të pasur diturore e me vlera të tejkohshme.
Ai
ka mbajtë ligjerata monumentale për çështje shoqërore, për naltimin e
ndërgjegjës dhe kështu krijoi monumentin e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të
shqiptarëve.
Vepa
e tij, edhe sot, në kohë shtërngatash të frikshme ideologjike, është ushqyese
për kombin e tij, të cilin e këshilloi se: "çdo ndërtese i vihen themelet
në dhé", që domethanë se pa kulturë e pa traditë, asnjë komb s' mund të
shkojë përpara e as të hyjë në rrugën e qytetnimit.
Porosia
e Harapit se "pá kênë nierz kulture, nuk kemi si e krijojm kulturen
shqyptare, Shqypnín ideale..." tingëllon akutuale edhe sot, në Tiranë dhe
në Prishtinë, ku helmi i gjuhës së egër, ka ngulfatë kulturen shqiptare dhe po
e pamundëson naltimin tonë kombëtar.