Mendime
Nue Oroshi: Kur do të dalë nga burgu Gjergj Kastrioti i Lezhës
E marte, 15.12.2020, 09:44 PM
Kur do të dalë nga burgu Gjergj Kastrioti i Lezhës
Nga
Nue Oroshi
Ka
kohë që Bashkia e Lezhës e ka dhënë një ide shumë të qëlluar që të vendosët një
Monument i Gjergj Kastriotit në Lezhë.Vërtetë u gëzova se vendvarrimi i Gjergj
Kastriotit ka vetëm një bust të vogël.Është për vajtim.Iniciativa e Bashkisë së
Lezhës filloi shumë mbarë dhe u ndërtua një monument shumë i bukur.Ky monument
u provua të vendosët në Lezhë por Edi Rama dhe Erdogani kishin dhënë urdhër se
është e ndaluar që të vendosët ky monument në Lezhë.Është fatkeqësi se sot e
asaj dite ky monument i Gjergj Kastriotit ka mbetur i burgosur në pranga në një
burg të errët. Gjergj Kastrioti i Lezhës po hyn në vitin e tretë të
burgut.Kisha ftuar Agron Gjekmarkajn para se te mirrët me Monumentin e Gjergj
Kastriotit në Prizren që të pys shefin e ti, Edi Ramën se sa vjet burg i ka
dhënë Erdogani Gjergj Kastriotit në Tiranë, dhe a ka mundësi që ai të dalë nga
ky burg dhe të vendosët në Lezhën historike.Agron Gjekmarkaj pse bre burrë nuk
mirresh me Gjergji Kastriotin e burgosur?!
Unë
për Gjergj Kastriotin e Prizrenit do të kërkoj tre ekspertë ndërkombëtar që të
bëjnë ekspertizën.Nga një skulptor gjerman,italian dhe anglez.Në bazë të
vendimit të tyre kemi me vepruar.Nuk kemi me vepru në bazë të eksperteve të
realizmit socialist të Tiranës e Prishtinës të cilët për interesa te tyre
private janë në gjendje çdo gjë të
shpallin jashtë vlerës artistike që nuk është e kornizave të realizmit
socialist.Agron Gjekmarkaj më vjen keq se qenke shumë i cekët në njohjen
historike.Përkrenarja nuk përcakton ushtarin osman por kalorësin
perëndimor,shqiponja nuk e përcakton ushtarin otoman por e përcakton arbërorin
Gjergj Kastrioti,veshjet mbretërore të kalorësit perëndimor nuk përcaktojnë
ushtarin otoman por e përcaktojnë mbretin perëndimor.Pra, të gjitha këto
elemente i ka Monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.Prandaj sa
pashë ju jeni marrur vetëm me leshin e Gjergj Kastriotit që ka në mjekërr.Nuk e di që ka ndonjë
ekspert të leshit në botën shqiptare por më vjen mirë që ju jeni i pari.Por sa
di lesh në mjekërr kanë burrat e të gjitha kombeve dhe këtu nuk mundeni të bëni
vlerësimin përmes mjekrrës dhe leshit se a është apo jo Gjergj Kastrioti.
Agron, unë jam mirditor i rrënjes se vjetër Arbërore dhe i takoj familjes se
Llesh Kokës bajraktarit të Oroshit që ka udhëheq luftën krahas Kapidanit të
Mirditës kundër Perendorisë Osmane, dhe më dhemb shpirti kur e shoh në burg qe
tre vjet Gjergj Kastriotin e Lezhës një skulpturë vërtetë gjigante ku e kanë
burgosur Edi Rama dhe Erdogani.Banu burrë e bane një shkrim për këtë çështje
dhe jo të kritikosh për gjërat që nuk i njeh fare. "Qeshem në punë të
njerëzve veq pse smuj me kja!", thoshte Lord Bajroni kurse "Jezu
Krishti thoshte Fali o Zot se nuk dijnë çka bëjnë!".