Mendime
Nebil Çika: O gomar! Mendo për kërriçin tënd!
E marte, 15.12.2020, 07:33 PM
O gomar! Mendo për kërriçin tënd!
Nga
Nebil Çika
Shqipëria
është përfshirë ne një valë protestash nga të rinj te motivuar nga vrasja prej
policisë e 25 vjeçarit Klodian Rasha
disa dite më parë që çuan në dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Protestat kane mare përkrahjen e shumicës se opinionit publik ,megjithatë një pjese e tij indiferente ,
militante ose e kapur nga qeveria ka dale kundër ose ka heshtur ndaj kësaj
revolte e indinjate të të rinjve shqiptarë ndaj dhunës shtetërore dhe
përpjekjeve për rivendosjen e diktaturës ne Shqipëri .Mendoj qe kjo përballja e
fëmijëve me qeverinë meriton një
mbështetje kombëtare nga prindërit ,dhe
te afërmit e tjerë me te rritur pasi jemi edhe ne përgjegjës për situatën ndaj
te cilës janë revoltuar e po protestojnë ata .
Vrasja
e Rashës është vetëm shkëndija e kësaj proteste pasi te rinjtë dhe krejt
populli shqiptar ndjehen te varre ne gjithçka qe po ndodh ne vendin tone .
Fëmijëve
tanë u është vrarë e tashmja dhe e ardhmja
. U është vrare mundësia për te jetuar ne ketë vend , mundësia për tu ushqyer , mundësia për tu shkolluar
mundësia për tu punësuar . Ne ketë vend është shkelur e vrare, çdo e
drejte themelore e njeriut. Prona, fjala
e lire, lëvizja e lire, ekonomi , drejtësia
dhe sidomos shpresa, gjithçka qe
e bën një vend normal e me standarde
demokratike. Ata e kane kuptuar ketë dhe
ndryshe nga një pjese e mire e te rriturave qe nuk reagojnë ata kane vendosur
te kundërtën te protestojnë te mos
pajtohen me rivendosjen e diktaturës . Ata nuk e kane jetuar diktuarën de jure
por kane informacionin për te dhe me guxim refuzojani te jetojnë ne kushtet qe
jetuam ne fëmijërinë dhe rininë tone.
Ne
fakt duhet te ishim ne ta qe do t’iu garantim fëmijëve tanë kushte te tilla qe
ta te mos detyroheshin te dalin në proteste
si një detyrim gjenetik nga brezi ne brez. Ne nuk mundem tua garantojmë dot kushtet normale te
jetesës si fëmijëve te gjithë botes se qytetëruar e demokratike dhe
ta vendo0sen m te reagojnë vete për fatet e tyre , Nuk na akuzojnë ne për ketë
, por nuk na e kane borxh te mos i mbështesim me këtë përpjekje e përballje te
tyre te jashtëzakonshme me diktuarën.
Vrasja
e Rashës si kulmi i dhunës shtetërore është vetëm
motivimi i protestës pasi ata dhe
shumica nga ne përballën me ketë dhune
çdo dite dhe ne çdo moment te jetës. Dhune ligjore , dhune fizike, dhune
verbale gjen ne çdo moment e çast qe ne përballemi me shtetin dhe qeverinë.
Vetëm te drejte nuk mund te gjesh dot ne ketë vend sidomos kur te drejtën ta
shkel shteti e qeveria , dhe ne te gjithë e dimë ketë .
Prandaj
është detyrim i çdo prindi ,i çdo te rrituri
me mendje normale te mbështesë protestën e fëmijëve pavarësisht bindjeve apo interesave te
momentit, Ti mund te kesh një punë shteti , një biznes dhe i druhesh hakmarrjes
se qeverise ne se mbështet fëmijët .
Thyeje friken , me një rrogë apo biznes sot
nuk iu garanton asgjë fëmijëve përballë diktaturës qe po kundërshtojnë
ata. Ti e di mire qe diktuar mund te ti mare te gjitha këto si ne vitin 1945 .
Mund te pushkatojë , te burgose ,te internoje , te te largojë nga vendi bashke
fëmijët . Vetëm liria e demokracia qe ta po kërkojmë mund te jete garanci pet
ata dhe për ne.
Ti
mund te jesh militant i partisë ne pushtet
e nostalgjik i diktaturës apo
idiot me shume se politik dhe bindja jote nuk te lejon te shikosh e te reagosh
normalisht dhe je kundër protestës se fëmijëve
. Por ne se nuk ke mendje apo nuk
e ve dot ne pune atë aktivizo instinktin e krijesës ne mbrojtje te pjellës tende. Edhe kafshët e
kane ketë instinkt apo jo. Reago bej një
gjë qe fëmija jot mos te ketë fatin e Rashes apo te ngjashmeve me të.
Për
te me kuptuar me mirë po përdor standardin
e lejuar nga qeveria ne Ligjin e ri për Shpifjen:
O
gomar ! Mendo, për kërriçin tënd !