E enjte, 15.01.2026, 09:08 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Bashkëbisedim i rrallë në mes të Skënderbeut dhe Donikës

E diele, 06.12.2020, 03:45 PM


Bashkëbisedim i rrallë në mes të Skënderbeut dhe Donikës

Nga Gjon Keka

Një bashkëbisedim i mrekullueshëm në mes mbretit Gjergj Kastriotit dhe mbretëreshës së tij Donika e realizuar me mjeshtëri nga poeti gjerman J.B.Diel, në veprën e tij të vitit 1882 mbi Skënderbeun. Veprën e kam gjetë gjatë hulumtimeve të mia dhe e mbajë një në arkivin tim personal.

Këtu në vijim po i ndaj disa vargje të shkruara nga autori të cilat i shqipërova nga gjuha gjermane si më poshtë:

Populli: Rroftë Skënderbeu, Mbreti i Arbërisë!

Skënderbeu :Unë, Gjergj Kastrioti ,kam vetëm një dëshirë, lirinë e Arbërisë.

I bëra të gjitha ato beteja për këtë nuse beteje.

Zoti është dëshmitari im!

Ju duhet të shkëlqeni nga Kulla e vrojtimit të Europës.

Skënderbeu  :Gjaku i Arbërisë është në ju Donika.

Donika :Mendoj se po nderoni gjakun e Topiave.

Skënderbeu: Ju jeni një grua, butësia i përshtatet gruas.

Donika :Ju jeni mbreti im, burri, të cilin unë e nderoj.Nëse duhet të habitem nga fisnikëria e tij! Epo, le të jetë, unë të lë që ti të jesh zotërues i zemrës time.

Donika : A nuk thotë një fjalë e urtë: „Njerëzit e mëdhenj vuajnë shumë“? Gjergj im ,do të vijë një orë, atëherë Arbëria do të mendojë për ty me krenari! Dhe jo vetëm Arbëria...

Mos harro ëndrrën vite më parë kur Nëna jote ëndërroi para se të të lindte ty: Ajo të pa në formë Dragoi,

Skënderbeu: Donika, grua fisnike, lëre atë ëndërr: Unë jam Mbreti i Arbërisë, kam fituar.

Donika: E gjithë kjo që keni bërë ishte për lirinë e Arbërisë.

Skënderbeu:Kështu  mendoni ju, por shumë mendojnë ndryshe!

U përpoqa të bëja mirë kudo,dhe aty ku mungonin ato të mira.

Donika :Dhe ju keni shlyer fajin tuaj me bollëk. O Gjergj, ti je i guximshëm! Lëri njerëzit ziliqarë të lehin!

Skënderbeu :Donika ,ju jeni një grua fisnike, një zemër arbërore rrah në ju. Lufta në të cilën po hidhem tani është e vështirë, aq e vështirë sa asnjëherë që kam luftuar deri më tani.Tradhtia po afron; unë vetë nuk dua ta dënoj atë Vetëm Zoti qoftë gjykatësi ynë!

/Gjon Keka/portretet ;önb/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: 28 Nëntori 1443 ditë e Lirisë dhe rikthimit te rrënjët europiane të Arbërisë Gjon Keka: Gravurë e rrallë e Skënderbeut dhe Donika Kastriotit Gjon Keka: Gjergj Kastrioti në mesin e Friedrich III, Prinz Eugen dhe shumë gjeneralëve të famshëm Gjon Keka: Dita e 28 Nëntorit ditë e dritës dhe zgjimit kombëtar Gjon Keka: Përkrenarja dhe armët e Gjergj Kastriotit në syrin e studiuesve europian Gjon Keka: Një Shtëpi e një fisniku pellazg Gjon Keka: Historia e gjuhës dhe artit të shkrimit Gjon Keka: Kush e ndryshon historinë e popullit të tij - mallkon vetëveten Gjon Keka: Gjergj Kastrioti - Për hir të Qiellit! Ndërsa ka ende kohë, na vini në ndihmë!” Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është fjalëkalimi i njohjes së historisë së Arbërisë europiane Gjon Keka: Ja pse Gjergj Kastrioti u nderua si një hyjni i Arbërisë dhe Europës Gjon Keka: Ramon d’Ortafa ai që bëri monedhat tregëtare të Shtetit të Arbërit me autorizim të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Pse Gjergj Kastrioti është kaq i rëndësishëm për ne si komb?! Gjon Keka: Marreveshja e 4 Shtatorit ne Washington eshte ne dobi te rajonit per te ecur perpara ''Nga Ilirët tek Arbërit'' është libri më i ri i Autorit Gjon Keka Gjon Keka: Dokument i panjohur - Gjenealogjia e familjes arbërore të Engjëllorëve Gjon Keka: Dielli dhe yjet simbole të lashta iliro-arbërore europiane Së shpejti... Gjon Keka - ''Nga Ilirët tek Arbërit'' Gjon Keka: Gratë dhe fëmijët arbëror të Prizrenit të marrë pengë si skllevër nga pushtuesi otoman Gjon Keka: Gravurë e panjohur - Froni i Gjergj Kastriotit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx