| E diele, 06.12.2020, 04:45 PM |
Bashkëbisedim i rrallë në mes të Skënderbeut dhe Donikës
Nga
Gjon Keka
Një
bashkëbisedim i mrekullueshëm në mes mbretit Gjergj Kastriotit dhe mbretëreshës
së tij Donika e realizuar me mjeshtëri nga poeti gjerman J.B.Diel, në veprën e
tij të vitit 1882 mbi Skënderbeun. Veprën e kam gjetë gjatë hulumtimeve të mia
dhe e mbajë një në arkivin tim personal.
Këtu
në vijim po i ndaj disa vargje të shkruara nga autori të cilat i shqipërova nga
gjuha gjermane si më poshtë:
Populli:
Rroftë Skënderbeu, Mbreti i Arbërisë!
Skënderbeu
:Unë, Gjergj Kastrioti ,kam vetëm një dëshirë, lirinë e Arbërisë.
I
bëra të gjitha ato beteja për këtë nuse beteje.
Zoti
është dëshmitari im!
Ju
duhet të shkëlqeni nga Kulla e vrojtimit të Europës.
Skënderbeu :Gjaku i Arbërisë është në ju Donika.
Donika
:Mendoj se po nderoni gjakun e Topiave.
Skënderbeu:
Ju jeni një grua, butësia i përshtatet gruas.
Donika
:Ju jeni mbreti im, burri, të cilin unë e nderoj.Nëse duhet të habitem nga
fisnikëria e tij! Epo, le të jetë, unë të lë që ti të jesh zotërues i zemrës
time.
Donika
: A nuk thotë një fjalë e urtë: „Njerëzit e mëdhenj vuajnë shumë“? Gjergj im
,do të vijë një orë, atëherë Arbëria do të mendojë për ty me krenari! Dhe jo
vetëm Arbëria...
Mos
harro ëndrrën vite më parë kur Nëna jote ëndërroi para se të të lindte ty: Ajo
të pa në formë Dragoi,
Skënderbeu:
Donika, grua fisnike, lëre atë ëndërr: Unë jam Mbreti i Arbërisë, kam fituar.
Donika:
E gjithë kjo që keni bërë ishte për lirinë e Arbërisë.
Skënderbeu:Kështu mendoni ju, por shumë mendojnë ndryshe!
U
përpoqa të bëja mirë kudo,dhe aty ku mungonin ato të mira.
Donika
:Dhe ju keni shlyer fajin tuaj me bollëk. O Gjergj, ti je i guximshëm! Lëri
njerëzit ziliqarë të lehin!
Skënderbeu
:Donika ,ju jeni një grua fisnike, një zemër arbërore rrah në ju. Lufta në të
cilën po hidhem tani është e vështirë, aq e vështirë sa asnjëherë që kam
luftuar deri më tani.Tradhtia po afron; unë vetë nuk dua ta dënoj atë Vetëm
Zoti qoftë gjykatësi ynë!
/Gjon
Keka/portretet ;önb/