E enjte, 15.01.2026, 09:15 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti në mesin e Friedrich III, Prinz Eugen dhe shumë gjeneralëve të famshëm

E merkure, 18.11.2020, 07:18 PM


Gjergj Kastrioti në mesin e Friedrich III, Prinz Eugen dhe shumë gjeneralëve të famshëm

Nga Gjon Keka

Në veprën e tij „Biografitë e ushtarëve të shquar të katër shekujve të fundit(1856)“ autori dhe gjenerali John Mitchell, e rendit Gjergj Kastriotin në mesin e Friedrich III ,Prinz Eugen dhe shumë gjeneralëve të famshëm.Është me vend të theksohet këtu se ky autor i referohet Gjergj Kastriotit edhe si heroi i tij, duke nënvizuar shpesh "heroi ynë..." brenda veprës në fjalë.

Këtu si më poshtë ai e përshkruan heroin tonë të pavdekshëm dhe të Europës Gjergj Kastriotin me këto fjalë si vijon:

„…me çfarë aftësie, çfarë fuqie të lartë bindëse dhe gjeniale si një burrështeti, ai arriti ta bashkonte dhe t’i largonte mosmarrëveshjet në vendin e tij;dhe duke ditur gjendjen e shoqërisë në atë periudhë ai arriti me ushtrinë e tij të aftë në terren të luftoi kundër fuqisë dhe trupave të shumta ushtarake të armikut në atë kohë. Nga u morën mjetet? si u kryen veprimet? dhe cili ishte sistemi i taktikave i ndjekur me kaq sukses? janë këto disa nga pikat mbi të cilat kemi pak njohuri.

Skica e gjerë e fakteve, fitoret e shumta të arritura, mbrojtja e tij e gjatë e tokës së tij amtare kundër armikut të tij ,nuk mund të bëheshin po të mos kishte aftësinë e një ushtari eminent, e një gjeniu ,e një burrshteti,sepse këto në fakt ishin të domosdoshme për kryerjen e këtyre veprimeve fisnike…

I bukur si personalitet, dhe i pajisur me forcë të jashtëzakonshme e fat të mirë, Skënderbeu shfaqet para nesh si ushtari më i përsosur i epokës së tij. I pakrahasueshëm në luftime të vetme...sa ishte i guximshëm, po aq ishte edhe bujar,por edhe i ashpër për shkak të disciplinës që kërkonte ashpërsi. Sa ishte si peng në jetën e hershme, ai fitoi admirimin e shumë armiqve të tij; dhe kur ai shpëtoi, nuk e fshehu veten, por iu rikthye dhe e mori Mbretërinë e tij dhe bashkë me popullin korri fitoret. Liria e shkurtër e Shqipërisë u zhduk me vdekjen e tij...“



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Dita e 28 Nëntorit ditë e dritës dhe zgjimit kombëtar Gjon Keka: Përkrenarja dhe armët e Gjergj Kastriotit në syrin e studiuesve europian Gjon Keka: Një Shtëpi e një fisniku pellazg Gjon Keka: Historia e gjuhës dhe artit të shkrimit Gjon Keka: Kush e ndryshon historinë e popullit të tij - mallkon vetëveten Gjon Keka: Gjergj Kastrioti - Për hir të Qiellit! Ndërsa ka ende kohë, na vini në ndihmë!” Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është fjalëkalimi i njohjes së historisë së Arbërisë europiane Gjon Keka: Ja pse Gjergj Kastrioti u nderua si një hyjni i Arbërisë dhe Europës Gjon Keka: Ramon d’Ortafa ai që bëri monedhat tregëtare të Shtetit të Arbërit me autorizim të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Pse Gjergj Kastrioti është kaq i rëndësishëm për ne si komb?! Gjon Keka: Marreveshja e 4 Shtatorit ne Washington eshte ne dobi te rajonit per te ecur perpara ''Nga Ilirët tek Arbërit'' është libri më i ri i Autorit Gjon Keka Gjon Keka: Dokument i panjohur - Gjenealogjia e familjes arbërore të Engjëllorëve Gjon Keka: Dielli dhe yjet simbole të lashta iliro-arbërore europiane Së shpejti... Gjon Keka - ''Nga Ilirët tek Arbërit'' Gjon Keka: Gratë dhe fëmijët arbëror të Prizrenit të marrë pengë si skllevër nga pushtuesi otoman Gjon Keka: Gravurë e panjohur - Froni i Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Gjergj Kastrioti qëndron mbi epokat e ardhshme Gjon Keka: Vepra e tretë e panjohur e Marin Barletit Gjon Keka: Potret i panjohur i Gjergj Kastriotit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx