Shtesë » Lajme
“Labëria” shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që kanë marrë përsipër krerët e UÇK
E marte, 10.11.2020, 08:00 PM
Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” “ Nderi i Kombit”, shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që kanë marrë përsipër krerët e UÇK
DEKLARATË PËR SHTYP
Shoqata
Atdhetare Kulturore “Labëria” “ Nderi i Kombit”, duke ndjekur me shqetësim
aktakuzat e ngritura shpifërisht nga qarqe serbofile, drejtuar Gjykatës
Ndërkombëtare të Hagës, ndaj drejtuesve
dhe luftëtarëve të UÇK-së, shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që
kanë marrë përsipër krerët e UÇK-së, në mbrojtje të dinjitetit,integritetit dhe
emrit të shenjtë, si luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftuan dhe
u sakrifikuan për çlirimin e Kosovës nga një agresor mesjetar, siç ishte klika
milosheviçiane e Beogradit. Por koha e padrejtësive historike për shqiptarët
është provuar se ende nuk ka mbaruar dhe këtë e dëshmon më së miri padija ndaj
krerëve të udhëheqjes të UÇK-së, ku agresori padit viktimat dhe kërkon ndëshkim
për luftën në mbrojtjen e trojeve të tyre, që kanë bërë këta heronj të lirisë
dhe pavarësisë së Kosovës.
Kjo
tregon se drejtësia ndërkombëtare ka rënë në gjunjë para krimeve monstruoze të
Beogradit dhe fatkeqësisht ka harruar të gjykojë krimet makrabe të ushtrisë së
Milosheviçit, Karaxhiçit, Vuçiçit dhe Daçiçit dhe lakejve të tyre, që vranë,
përdhunuan, masakruan burra, gra e fëmijë në format më çnjerëzore, që kaluan
dhe inkuizicionin mesjetar. Odisea e gjyqeve të Hagës nisi nga sajesat, alibitë
dhe fabrikimet monstruoze të Dick Martyt për trafikim organesh në “Shtëpinë e
verdhë” në Mat duke e transferuar në
Fushë-Krujë, për të krijuar besueshmëri, që u përdor mjeshtërisht nga
Karla del Ponte, Kryeprokurore e Gjykatës së Hagës, për krimet e luftës në
Jugosllavi, për të penalizuar drejtuesit e UÇK-së. Agresori serb me forca të
organizuara ushtarake, policore, e paramilitare vranë e masakruan mbi 15 mijë
vetë, plagosën mijra të tjerë, përdhunuan mbi 20 mijë gra e vajza, dogjën e
shkatërruan qindra shtëpi, shkolla,institucione shëndetësore, shtëpi kulturore,
muze, bibloteka dhe objekte të kultit fetar.
Genocidi
serb dhe spastrimi etnik i kosovarëve
duke dëbuar pjesën dërmuese të popullatës dhe duke shkatërruar banesat e tyre
ishte me qëllim për t’i shpopulluar nga trojet e tyre. Krimet, masakrat dhe
përdhunimet përçudnuese të serbëve janë të njohura botërisht, por autorët e
tyre, jo vetëm që nuk janë gjykuar, por nga kriminelë janë kthyer në akuzues.
Kjo situatë është tepër kritike për drejtësinë ndërkombëtare, që po humbet
reputacionin dhe besimin në opinionin mbarëshoqëror.
Gjyqi
i Hagës është një komedi e asaj tragjedie që ka ndodhur në Kosovë, që Gjykata
Ndërkombëtare po tregon se është futur në qorrsokak nga mostra të drejtësisë,
që i shërbejnë Serbisë.
Shoqata
Atdhetare Kulturore Labëria, duke përfshirë edhe të gjitha degët në rrethe, ka
qënë përkrah UÇK-së, me pjesmarrje aktive gjatë luftës dhe përsëri sot është
përkrah luftëtarëve të saj që sot janë në mbrojtje të një padije monstruoze të
një padrejtësie që e prodhon drejtësia ndërkombëtare.
Shoqata
Atdhetare Kulturore Labëria dënon unanimisht procesin e padrejtë të kalvarit të
gjyqeve që po stis Haga ndaj luftëtarëve
dhe krerëve të UÇK-së. Ata që akuzojnë sot UÇK-në për krime lufte duhet të
ishin në bangën e të akuzuarve, por drejtësia ndërkombëtare ka ndërruar vëndet.
Nuk
dimë kur do mbarojë kjo odise e kësaj maskarade të turpshme që ka filluar me
gjyqe false ndaj drejtusve të UÇK-së, por shpresojmë dhe besojmë që drejtësia
do ta thotë fjalën e vet për pafajësin e akuzave të stisura ndaj disa prej
drejtusve kryesor të UÇK-së.
E
drejta do triumfojë dhe padrejtësia do dështojë në gjyqet fars që po zhvillohen
në Hagë .
Shoqata Atdhetare
Kulturore “Labëria” “ Nderi i Kombit “
Kryetari
Prof. Dr. Ago Nezha, Sekretari Përgjithshëm Dr. Dorian Koçi, N\Kryetarët Gafur
Duda, Agim Çiraku, Agim Rrapaj, Sekretari Organizativ Bashkim Qeli,
Kryeredaktori Gazetës “Labëria”Albert Zholi, Kryetarët e Degëve Tiranë,
Prof.Asoc. Dr. Bernard Zotaj, Dega
Vlorë, Ahmet Dema, Dega Gjirokastër, Dr. Robert Çela, Dega Sarandë Rystem Duka,
Dega Tepelenë Myrdar Jera, Dega Himarë, Thodhori Beja, Dega Fier, Pasho Zhupa,
Dega Patos, Pëllumb Bënça, Dega Durrës, Julian Mehmeti.