Kulturë
Atdhe Geci: Monolog i lisit në pyll
E diele, 25.10.2020, 10:24 AM
Ese
MONOLOG
I LISIT NË PYLL
Të
palindurit duan ta dinë origjinën kush jemi dhe nesër cila është e ardhmja e
tyre. Nëpër dy kohë ecë i tërë njerëzimi. Dashuria e lindi dashurinë dhe
urrejtjen. E bukura është bimë e dashurisë. Çdo farë që laget edhe mbinë. Jemi
farë prej qiejsh të paanë. Jemi gur i shkruar që nga lashtësia. Lyra, në sytë e
tu të bukur më pëlqen liria dhe, ai krua poetik i shprehjeve!
Ky
lot i art i tokës, i detit, i ajrit, i diellit dhe yjeve është poezi, filozofi,
histori dhe çka jo. Bukuria e ndjesë në një dashuri me trazira të përziera
përsonale e shoqërore në të tëra çastet është vlerë kulturore e mendjes dhe
vetëdijes. I dashur popull, e dashur toka ime, i dashur deti im, i dashur
kozmosi im! Kush të tha që Pirro Burri, Aleksandri, Eleuteri, Gjegj Kastrioti e
Adem Jashar kanë vdekur!
Populli
im! Heronjtë e historisë sonë janë gjallë. Veprat e tyre, idetë, kudo janë
midis nesh. Ata Rilindin, sa herë i kërkon atdheu dhe flamuri!.. Çamëria,
populli me epikë fushash, malesh, detërash dhe qiejsh të pafund, është shqiptar, është Shqipëri, është atdhe.
Mbahu
Çamëri s´e të mbajmë! Shqiptar, je populli me gjuhën më të parë të njerëzimit.
I vetmi popull i pranuar, hyjnor, njëherit, dhe populli më jetëgjatë i tokës.
Çamëria është vendi ynë, i pushtuar pa të drejtë nga Greqia. Pra, Çamëria është
çelësi i bashkimit kombëtar dhe mision i pandalshëm i Rilindjes sonë Kombëtare.
Rroftë Çamëria! Rroftë populli shqiptar!
Zoti
e bekoftë Republikën e Çamërisë!
Atdhe Geci – Dortmund,
2020