Kulturë
Remzi Limani: Habib Limani - Për dashurinë
E diele, 25.10.2020, 10:01 AM
Habib Limani - Bibi, libër me tregime "PËR DASHURINË" (sa jep aq merr). (Botoi SHB "Lena Graphic Desingn", Prishtinë, 2020)
Nëse
nuk kemi lexuar, nëse nuk i kemi dëgjuar të tjerët, nëse nuk jemi socializuar
me njerëzit, nuk mund as të flasim as të shkruajmë, sepse na mungon brumi për
ta gatuar fjalën e duhur me të cilën shpalosim jetën dhe të bëmat rreth nesh.
Në këtë kontekst, autori i librit, Habib Limani - Bibi, na jep një pasqyrim të
lakmueshëm në zhanrin e tregimit autokton.
Shkruan:
Remzi Limani
Në
leximin e parë të librit me tregime "PËR DASHURINË" me nëntitull (sa
jep aq merr), shkrimtari Habib Limani - Bibi, na shpalosë një tablo të madhe
pikturale të ndarë në tre pjesë, me dyzetë e tre tregime të natyrave të
ndryshme. Pra, në tablonë e tij të mbështetur në një kavalet gjigant, autori
vëndosë imazhet e mbamendshme të jetës si koncept narrativ dhe filozofik, ku
brenda një kornize rrëfimtare fut të përzgjedhurat e tij, siç janë fushat e
shtrira rrëzë maleve, shtëpinë e lindjes, bashkëatdhetarët e tij, njerëzit e veçantë si protagonistë
brendapërbrenda rrëfimeve të tij dhe, pashmangshëm na shfleton edhe botën veçane të vejushave në krye me
kryevejushën e fshatit. Së këndejmi, z. Bimi, në tregimet e tij ngërthen dhe
nxjerrë në pah dashurinë si koncept universal dhe individual mbi të cilën
ndërtohen kallëzimet e shumta, për ta kuptuar frutin e dashurisë ndërnjerëzore,
e cila, na serviret si sukses i ndërsjellë i fjalës natare, mbi të cilën
shpërfillet një botë e tërë nga paragjykimet dhe diskrepancat e panevojshme të
një kohe, e cila flinte nën influencën e një kodi të papranueshëm, kur bëhet
fjalë për dashurinë e përzgjedhur nga vetë vajza, pa i përfillur
"rregullat" e shkukesisë (si një dukuri e rrallë ndër malësorë të
kohës së koduar...). Në këtë libër, shtjellohen meseletë me interes dhe ato të
natyrës humoristike, që në vetvete bartin mesazhet e qarta, si argumente
ndodhish të nduarnduarshme, nga të cilat lexuesi nxjerrë mësimin e duhur për
kohën e ikur dhe për të sotmën si reformë ndryshimesh dhe zgjidhjesh solomone
të një kontesti nëpër shtjellat e kohës. Tani, thuarja e tregimit brilant të
shkrimtarit tonë, Bibit, na jep edhe sentencën në kuadër të fjalës së urtë siç
e kemi në faqen 106 të librit ku thuhet: egoizmi është vetëvrasje në fund,
egoisti thahet tamam si një pemë e vetmuar pa fryte. Pa ashtu në faqen 122
thuhet: "çdo e mirë është pasojë e mendjes së mirë, dhe "çdo e keqe
është pasojë e mendjes së keqe". Pra, përveç rrëfimeve të cilat lexohen me
një frymë të vakët njeriu, lexuesi ka çka të mësojë për jetën dhe të bëmat e
jetës, e cila na fut nëpër shumë shtigje të panjohura, nga të cilat duhet
mësuar të dalim, mundësisht pa një therrë në këmbë. Të tjerat, po ia lë
lexuesit t'i shpslosë dhe t'i lexojë me ëndje, ashtu siç i lexova unë me një
frymë kënaqësie.