Kulturë
Agron Tufa: Të vdekurit
E diele, 25.10.2020, 10:01 AM
TE VDEKURIT...
Agron TUFA
Ky
vend popullohet më shumë me të vdekur;
Me
të vdekur të lashtë, me të vdekur të rinj:
Janë
të vdekur qytetesh me brengë të thekur-
Dhe
të vdekur fusharakë e të vdekur - barinj.
Një
popull të vdekurish gëlon kësoane;
të
vdekur qyshkuri, të vdekur tani...
Çfarë
i mban gjallë vallë, çfarë kambane
i
mbledh dhe i derdh nëpër rrugë mizëri?
Të
vdekurit ngatërrohen pa prâ midis vedit...
po
kush këtë makth do mundë ta zgjidhë vallë?
Vdes
ngapak dhe shpresa tek të vdekurit e shtetit -
më
shumë gjysmëvdekur, se sa gjysmëgjallë.
Të
vdekurit e lashtë nuk gjejnë dot paqe
nga
të vdekurit mbi dhe, që ngrenë pallate
mbi
eshtra fëmijësh, mbi plazmën e ardhme,
mbi
truallin që zhytet përditë në mëkate.
Dhe
ngrenë rebelimin të vdekurit e vjetër,
braktisin
qimitret, mallkojnë me tërbim
të
vdekurit e rinj, bastardë, kokëngjeshur,
dhe
kthehen qimitresh të pangushëllim.
Ky
marsh i të vdekurve nuk paska të sosur,
me
shenjat e tyre, me këngët, me shkrimet,
që
shuhen, rishkruhen dhe mbesin vulosur
prej
bëmave të tyre, gjithsej, vetëm krimet...
Të
vdekurit tanë, s'e dinë që kanë vdekur
dhe
s'gjendet i gjallë vdekësinë t'u provojë;
Kësoane
të gjallët kanë ngrirë të mekur
nën
grushtin e vdekjes që kthen në rrënojë
Lotët,
kujtimet, atë shpresë të pakët
që
gjallë mbet dëshirash në urna, saksi...
Të
gjallët tash janë, ah, kurme të vakët
kufomash
të gjalla, nxjerrë në liri...