Kerko: a
Gjon Keka: Dielli dhe yjet simbole të lashta iliro-arbërore europiane
E merkure, 12.08.2020, 07:32 PM
Dielli dhe yjet sidomos tek Iliro-arbërorët kanë luajtur një rol të rëndësishëm, aq më tepër në mitologji ato janë parë dhe përmendur në mënyra të ndryshme simbolike ; p.sh. Dielli si një gur vezullues, si një furrë e zjarrtë, pastaj idea e diellit si mburojë, apo Dielli si heroi i përjetshëm i Zotit, e deri të ngritja e tij të një perëndie të diellit. Por jo vetëm kaq ,ai ka patur edhe simbolika sipas vendeve të ndryshme p.sh. diell është parë edhe si zemra e dragoit qiellor.
Poashtu
dielli u pa edhe si pëlhura dhe rrobat qiellore, si një faktor kryesor në
zhvillimin e tërë pamjes spektakolare vallëzuese të qiellit, ndërsa yjet
konsideroheshin si shërbëtorë të diellit.
Sidoqoftë
dielli dhe yjet si simbole të lashta jo vetëm iliro-arbërore,por edhe në tërë
kombet e kontinentit europian i dhanë kështu më vonë edhe simbolin e përbashkët
apo flamurin me të cilën e mbështolli veten kontinenti europian apo më mirë i
dha identitetin vetes pra yjet si simbole të veta të natyrshme të tij dhe
kombeve të tyre.
Imazhi
bashkëngjitur është nga një kronik e vitit 1644./Gjon Keka/