Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Cili asht gjuetari?
E hene, 25.05.2020, 11:08 AM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET: PO KET A E DINI:
CILI ASHT
GJUETARI..?
DO MARR ÇIFTEN MORE, DO
DAL PER GJAH…
Jaman
shok-o, jaman aman…
E
çiftenë more me gjithë zagar,
Jaman
shok-o, jaman aman…
E
çu ngjita more sipër në mal
Jaman
shok-o, jaman aman…
E
pashë dy more të bukuro,
Jaman
shok-o, jaman aman…
Kaluene
një jetë, dit’ e natë tue gjuejtë..Cili po vret ma shumë?
Besoj,
ju kujtohet kjo kangë andej kah Pogradeci… Eeee, iku ajo kohë, kjoftë per
atëherë… Ikën edhe ata.., që e këndonin…
Ikën
gjuetarët… E vështirë se vijnë ma monstrat e tyne… Ikën.!
Po
mundohet “Rilindja” me vazhdue kangën e tyne… Po, na u gjet havale ky “virusi”…
Erdhi bash në kohen ma të keqe, kur gjithë Ballkani ishte çue peshë “me coptue
Shqipni e Kosovë”?!
Kësaj
i thonë, si dikur t’ vjetrit: “Mos me t’ lane dreqi rahat”!
Shpesh’
e shikoj këte foto… E u bane sa vjet’ e vjetë që nuk dij me e kuptue se, cili
kje gjuetari e cili zagari? Veç, kur ndigjoj…
Çiftëja
bam… zagari ham… ham… ham… Si sot... ham ...ham!
I
vetmi vend n’ Botë, ku lehin “heronjtë” edhe mbas vdekjes...
Melbourne,
24 Maji 2020.