E premte, 04.10.2024, 06:25 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Me 9 maj 1945, ku ishte Shqipnia?

E marte, 12.05.2020, 04:02 PM


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI,

ME 9 MAJI 2020

KU ISHTE SHQIPNIA ?

9 MAJI 1945

DITA E EUROPËS PREJ VITIT 1945… Per disa të tjerë, jo per Shqiptarë!

Shqipnia e kishte percaktue vendin e vet me 29 nandor 1944…

Qeveria jugosllave kishte adaptue “bijë në shpirtë” Shqipninë komuniste.

Tito dekoroi të dashtunin Ever “hero i popujve të Jugosllavisë, 1.7.1946.

Po, dashunia e Everit per Stalinin na çoi tek “Perandoria e së keqes”, B.S.

Tek libri “Diplomacia” z. Henry Kissinger shkruen: “Jalta polli turpin per fizionominë e Botës së pasluftës... Dy vitet e para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” (fq.443)

Shqipnia socialiste nuk vonoi dhe hini edhe në “Traktatin e Varshavës”...

Sa komunistët nga të gjithë anët e globit i priste e i percillte Everi ynë...

Vdekja e “papitun” e Stalinit në 1953, e topiti pak Everin, i vdiq “babai” të shkretit, e donte fort Stalini...Po edhe ky nuk i la gja mangut “babait”.

Hime edhe në “Traktatin e Varshavës”... Dolme edhe prej tij... Vrapueme e mërrijtem në Pekin. U shpallëm “Shtet Ateist”...Vrame e preme Klerikë Katolik, e prap kishte mbetë gjallë Don Simoni... Sa me na “turpnue” kur na ishim ma mirë se kurr... Me 11 Nandor 1990 në Rrëmaji të Shkodres.

Këto ditë z. Mike Pompeo me 9 Ministra të Jashtem të 9 vendeve ish-komuniste:  Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë e Sllovakisë, po thonë se kanë nenshkrue një “Deklaratë” pa Shqipninë. Sejcili ballkanas kjoftë edhe Perëndimor pyet “Pse nuk asht Shqipëria e Rilindjes socialiste” nënshkruese e kësaj deklaratë së bashku me vendet simotra ish-komuniste po, na jemi edhe si Antare aktuale e Organizatës së Atlantikut Verior, NATO?

Pergjegjen e kësaj pyetje në fakt duhet ta japin veteranët e luftës, pasues të “testamentit” Ramiz Alisë: “Ne i kemi ruajtur lidhjet e vjetra…” E ata “lidhje” janë pikrisht ata, që “Rilindja” komuniste në Shqipni, po punon perditë e pernatë me “coptue Shqipninë dhe Kosoven”, se ashtu kerkojnë tradhtarët e Atdheut, qeveritarët që kanë nenshkrue hymjen e Shqipnisë me 2 Dhjetor 1992, në “Konferencen Islamike”, me qeveritarët e sotem, ata tradhtarë t’ Atdheut Gjergj Kastriotit Skenderbeut e Nanës Tereze…

Melbourne, 12 Maji 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora