Kerko: a
U botua në gjuhën angleze romani i shkrimtarit të mirënjohur Kristaq Turtulli: Misteret e Parisit të Vogël
E premte, 15.05.2020, 08:35 AM
Miq të nderuar për hir të respektit ndaj jush, po ju vë në dijeni: më së fundi do njihet anë e mbanë botës Korça, historia, krenaria e nëpërkëmbur, misteret, tradegjitë, dashuritë, karakteret heronjtë, lapangjozët, tradhëtitë, madhështitë, me botimin në gjuhën e angleze, në Amazon romani mjaft i vlerësuar nga krijuesit dhe kritika
'MISTERET
E PARISIT TË VOGËL'
Për
ilustrim për ata që nuk kanë mundur ta lexojnë një fragment të shkurtër nga ky
libër:
Zotërinj,
Shqipëria kaçkë e fortë për t’u thyer dhe më e rëndë për t’u ndarë, kështu që
Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi ta lërë Shqipërinë të qetë, të lirë, të
lagur nga valët e Adriatikut...’
I
mahniti Noli të gjithë pjesëmarrësit me oratorinë tij të lartë dhe, prej
vendeve të fundit në sallë, iu lutën të vinte dhe të ulej në radhën e parë. Bëri
bujë në Evropë personaliteti i tij i lartë dhe fotografia e mbledhjes ku kishte
dalë Noli, Burri i Madh ardhur prej një vendi të vogël. U botua në faqet e para
të gazetave të kohës. Shumë personalitete iu afruan Nolit e uruan, e përgëzuan.
Mes tyre dhe përfaqësuesi i Kines. Burrë i shkurtër, i imët, flokëzez, presh,
të prera shumë shkurt, fytyrë zbehtë, sy të vegjël. Ai ja zuri dorën e plotë e
Nolit me të dy duart dhe qeshte.
‘Ho,
ho, ho! Bukur, urime, zoti Noli mos gabohem? Hë! Ho, ho, ho! Lavdërime. Një
fjalim i hatashëm. Po nuk më thoni zotëri, ku bie vendi juaj, Shqipëri, Albani,
a ku di unë?’ e pyeti.
‘Në
kërthizë të Evropës,’ i tha Noli.
‘Në
kërthizë të Evropës?! Ho, ho, ho! Jeni popull me fat!’ Shqeu sytë përfaqësuesi
i Kinës.’ Ku konkretisht?’
‘Midis
Greqisë dhe Italisë.’
‘Ha,
bukur! Sigurisht, shumë bukur. Midis dy kulturave të mëdha! Duhet të jeni
popullsi e madhe?!’
‘Ishim
të mëdhenj zotëri. Dhe, ishte populli im që i mbrojti, u dha dije, përparim dhe
kulturë, por komshinjtë dhe fuqitë e mëdha na lanë të vegjël. Mund të jemi
rreth tetë qind mijë..,’ foli Noli dhe vuri buzët në gaz me mirësjellje.
‘Tetë
qind mijë zotëri, apo tetë milionë, në mos gabohem?’- pyeti me dyshim kinezi
dhe picërroi sytë e, ato u zhndërruan si dy vija të zeza.
‘Tetë
qind mijë e ca më shumë.’
Kinezi
mblodhi buzët i zgjënjyer:
‘Zotëri,
ju mbajtët një fjalim të rrallë, të mrekullueshëm për tetë qind mijë?! Ho, ho,
ho! Zotëri, te ne, kaq sa jeni ju, vdesin çdo vit,’ ia bëri përfaqësuesi kines
dhe mori një pamje indiferente.
‘Zotëri,
ju lutem,’- i foli Noli qetësisht:- ‘Duhet të kuptohemi. Ata që vdesin çdo vit
në Kinë, janë kinezë, jo shqiptarë.’
‘Ho!’
‘Po.’
Noli
e përshëndeti ftohtë dhe u largua, duke lënë përfaqësuesin kinez me gojë
hapur...
KRISTAQ
TURTULLI