Kerko: a
Ndue Ukaj: Propaganda e egër ideologjike
E shtune, 02.05.2020, 04:57 PM
Ndue Ukaj:
Apologjetë
dhe besimtarë të pushtetit të tanishëm kanë hyrë furishëm në tufën e
militantëve të verbuar politikë dhe po bëjnë çmos të forcojnë makinerinë e
propagandës së egër ideologjike e politike, për Mesian politik të Kosovës.
Në
një mjedis social si ky i ynë, me plot mungesa, është e lehtë të shfrytëzosh
pakënaqësitë e shumta, që janë edhe historike, për të krijuar kultin e njëshit,
të barasvlefshëm me kultin e profetit.
Konica
i ditur qëmoti i këshillonte shqiptarët e mjerë që të shëroheshin nga dashuria
për individin, sepse vetëm kështu e ndihmon Shqipërinë dhe i kontribuonin asaj.
Kurse pas një shekulli, janë bërë bashkë plot gazetarë, media e opinionbërës,
për t’i mësuar e këshilluar shqiptarët sesi ta duan individin.
Por
ne - siç thoshte shkrimtari i madh Gabriel Garcia Marquez, s'jemi më kalamaj që
të presim Mesian politik.
Ndaj,
të jeni të sigurtë, propaganda e juaj e egër, një ditë do të bie dhe pas do të
mbetet llum i madh që keni mbjellë.