Kerko: a
Florim Zeqa: Politikë pa etikë!
E diele, 19.04.2020, 12:42 PM
Politikë pa etikë!
Shkruan
Florim Zeqa
Si
aktor indirekt në politikën kosovare, nuk po mund qëndroj indiferent ndaj
zhvillimeve politike, edhe pse nuk kam forcë të bëjë atë që duhet, nuk kam
ndërgjegje të rri pa bërë asgjë.
Për
këtë arsye, reagimet e mia janë shprehje e brendshme shpirtërore, e dashurisë
së pakufishme ndaj atdheut dhe qytetarëve të vendit tim, për të kontribuar sado
pak në funksion të ndryshimeve pozitive, e asnjëherë në funksion të një
subjekti apo subjekti tjetër politik.
Vetëm
djalli hesht para padrejtësive dhe fatkeqësive, qofshin ato produkt i natyrës
apo egoizmit njerëzorë!
Mos
koordinimi i veprimeve të liderëve shtetëror, gjegjësisht kryeminsitrit dhe
presidentit, edhe pse i ndanë një distancë e shkurtër prej vetëm 150 metrash në
vijë ajrore, mënyrën e komunikimit të tyre po e bëjnë përmes letrave, thuajse
janë në hasmëri apo distancë të largët prej mijëra kilometrash ose në anë të
kundërta të botës.
Kjo
sjellje e dy liderëve shtetëror e dëshmonë mjerimin politik, polarizimet e
skajshme politike dhe lojën e pandershme me "letra" të dy figurave sa
të kundërta, po aq kontraverse të politikbërjes kosovare.
Gjuejtja
pingpong me letra mes kryeministrit dhe presidentit kishte filluar edhe para
konstituimit të qeverisë dhe për fat të keq po vazhdon edhe pas rënjes së
qeverisë!
Politika
nuk është lojë "pilifunci" as lojë e "kuta-klincave" livadheve
të Kosovës, por është mjet për arritjen e qëllimeve dhe synimeve të përbashkëta
si shtet dhe shoqëri njerëzore.
Në
të njëjtën kohë, të kërkosh ndihma nga bashkatdhetarët në Diasporë dhe të
pranoosh ndihma nga armiku shekullorë, kjo bie në kundërshtim të plotë me
diskursin politik dhe nivelin intelektual të qeveritarëve tonë. Kësaj i thonë
politikë pa etikë!
Pas
futjes së mëse 100 "mantilbardhëve" serb në veri të Kosovës dhe
futjes së 1000 testeve për "Covid-19", mund të ndodhë që nesër Serbia
mund t'na i dërgojë edhe 1000 ushtarë për mbrojtjen e rendit dhe ligjshmërisë
në Kosovë.
Përderisa
fqinji ynë, Mali i Zi i refuzon respiratorët falas nga Serbia, pse Kosova me aq
lehtësi t'i pranojë 1000 teste nga armiku i saj shekullor.
Vërtetë
është paradoksale sesi Mali i Zi i refuzon ndihmat serbe, ndërsa Qeveria e Kosovës i pranon ato pa asnjë
hezitim.
Në
vend që të testohen qytetarët dhe shërbyesit shëndetësorë, përkatësisht mjekët
dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të këtij eksperimenti, të testohen
qeveritarët, krerët e institucioneve shtetërore dhe parlamentarët, në mënyrë që
ta jepin ata shëmbulin në vetën e parë, që t'i shohin efeketet dhe rezultatet bamirëse të Serbisë, e jo të
provohen drejtëpërdrejt në lëkurën e popullit të shumëvuajtur.
Kur
jemi në këtë segment, ja vlenë ta përkujtojë një thënje të ish senatores belge,
Anne Marie Lizin të vitit 1999, po citoj; "Edhe sikur ajri i pastër të
vinte vetëm nga Serbia, dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha
shqiptare nuk do ta blija. Do të më dukej përbuzje ndaj të gjitha
viktimave".
E
vetmja fije e shpresës për qytetarët e vendit ka mbetur tek ngjizja e një force
të re politike nga elita intelektuale në Kosovë dhe Diasporë, për të përmbysur
një herë mirë këtë klasë kusarësh politik që po bëjnë pazare politike në kohë
pandemie për marrjen e pushtetit, për të bërë më pas pazare me territor të
vendit për ti mbajtur postet e turpit.
Do
të ishte fat i mirë, që bashkë me virusin "Corona" ta largonim
komplet këtë klasë politike në pushtet dhe opozitë, ndryshe, mbetja e vetëm një
politikani nga kjo garniturë e politikbërjes aktuale, do ta kontaminojë çdo
lloj iniciative të shëndoshë nga një popullatë e stërvuajtur përgjatë këtyre dy
dekadave.