Kerko: a
Gëzim Llojdia: Kush janë tre kala në luginë?
E hene, 09.09.2019, 09:10 PM
Kush janë tre kala në luginë?
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Amonica apo Amantia?
Kur
Ago Agaj, i emigruar përtej oqeanit,shkruante ditarin historik të vitit 1920 të kohës, që ne
quajmë:’Lufta e Vlorës”,ngjarjet në atdheun e tij kishin ndryshuar shumë .
Midis ngjarjeve historike të atij viti famoz për jugun dhe Vlorën ,autori e nis me një histori të lashtë ,që në themel
duhet parë me vëmëndje. Autori na zbret nga qyteti ilir Amantia, që ngrihet në
kodrinën 560 m mbi det kodra e Kudhës-Gërhotit, rreth 500-600 m poshtë :Ja si
shprehet ai:Edhe këtu ndodhet një kala e vogël e në perëndim të Amonices dy
kilometra në vijë ajrore ndodhet fshati i Mavrovës, për të cilin do të flasim
edhe një herë kur t'i hyjmë përshkrimit të Luftës së Vlorës. Edhe këtu ndodhet
një kala e vogël, e cila sundon dhe ruan Grykën e Shushices dhe udhën prej
Amantias, që shkonte drejt për në skelën e saj. Pasi thamë se Ploca nuk është
Amantia e vjetër, del pyetja vetvetiu se ku ndodhet ky qytet.(Po saktësoj se
:Libri :”Lufta e Vlorës” është shkruar në emigrim ndërkaq arkeologjia
shqiptare, punoi prej viteve 1948-54 ,gërmoi në Amantia dhe nxorri në dritë:
stadiumin ,murrin rrethues,bazilikën,tempullin e Afërditës,nekropolin e pasur etj, por që autori s’kishte si të
ishte në dijeni për këtë fakt ,ngase të dhënat nuk ishin publike.Prandaj autori
i Luftës së Vlorës thotë:”Këtë pyetje na e zgjidh paditur dhe padashur populli
vetë, i cili rrëzën e fushës së Brusnjës edhe sot e quan "rrëza e qytetit".
Fjala qytet për shumë shekuj gjatë sundimit turk ,kishte humbur fare dhe vendin
e saj e kish zenë fjala turke "Kasaba" (Qaj kasaba në gropë,/ Q'të
rri Kanina mi kokë) kështu, që as atëherë, as edhe sot, asnjë nga fshatarët
rreth Fushës së Brusnjës, kur thonë "rrëza e qyteti", nuk mendojnë se
atje mund të ketë qenë një qytet i vjetër dhe i famshëm.Po sqarojmë se poezia e
mësipërme ,që autori i ”Luftës së Vlorës”, përmend i kushtohet sigurisht Vlorës,që gjendej në
gropë dhe sipër ishte Kanina.Nuk mund të bëhet fjalë për qyteza imagjinare
ndonëse gurë,varre dhe artefakte të tjera janë gjetur deri poshtë ,fushës së
Brusnjës madje deri në Armen,fusha e Lapardhasë,Kotë,Lubonjë etj ,ku shtrihej
territori i amantëve.
2.Kush janë 3 kala e
lashta?
Ku
gjenden këto tre kala dhe përse sot njihen vetëm dy prej këtyre kalave,jo 3
kala siç përmend autori. Amantia dhe Olympia,ndërsa Amonica sipas studimit, që u krye për qytetin ilir,
quhet pjesë , shtojë,teprica apo
fundi i qytetit , Amantia. Mirëpo autori thotë:Këto
tri kala, të Plocës, të Amonicas dhe të Mavrovës, përbëjnë një zinxhir mbrojtës
të "qytetit" në Fushë të Brusnjës, e cila ndodhet në mes dhe e
ruajtur mirë nga çdo anë dhe ku duhet të ketë qenë Amantia e vjetër. (Në fakt po citojmë këto të dhëna që autori si
përmend:Amantia, gjendej asokohe sikurse
dhe sot gjurmët e saj të hershme në
kodrën në formë koni të përmbysur.Sot fusha
dhe kodrat e Brusnjës përshkohet nga përroi i Brusnjës që rrjedh nga
liqeni Harvalasë.Autori përmend këto
fakte:Disa qindra metro larg "rrëzës së qytetit", fare në fushë,
gjenden tri pirgje, bregore të vogla dhe trajta, rendi dhe lartësia e pakët e
tyre nuk lënë asnjë dyshim mbi zanafillën artificiale. Këto janë të krijuara
prej dorës se njeriut dhe jo prej natyrës dhe s'kanë se ç'të jenë veçse
"tumuli" ose krijesa për ndonjë shërbim ose ceremoni fetare,shprehet
autori.
3.Olympia ose kalaja e
Rrethunit
Autori
fillon të shqyrtoj vendin përkarshi Brusnjës.Me tej, në Mavrove gjendeshin
përherë varre të vjetër e në secilin një arkë e përbëre prej gjashtë pllakash
prej guri me vija të gdhendura peranash, të cilat puthiteshin me shoshoqe e
përbënin një arkë të mbyllur pothuaj plotësisht. Në këto arka, përveç skeletit
të të vdekurit, ndodheshin dhe poce e shtambë të bukura në formë e me përfytyrime,
kandila bake, armë dhe vegla të përdorimit, të përditshem si brisqe (thikë),
hurore e të tjera. Po ashtu gjendeshin në Fushë të Brusnjes, kur punonin
fshatarët me parmendë arat e tyre, po lloj-lloj sende antike dhe me
vlerë.Autori ka dijeni për kodrën e qytezës Hadëraj ja si shprehet ai:Në veri e pothuaj paralel
me fortesat Plocë, Amonicë e Mavrovë ndodhen dhe dy të tjera: njëra në Gorrisht
dhe tjetra në Treblovë.Duke ju referuar një autori të panjohur për Majën e
Qytezës thuhet se kjo zonë është e pasur me mbetje arkeologjike ,kudo shfaqen
shenjat e qytetzave sin ë Majë e
Madhe,Shargane,Sazanet,Shkëmbi i Karakollit,udha e kalldrëmtë Qytezë-Amantia
buzë Vjosës dhe udha Vjosë-Bylys, mbetjet arkeologjike te bregu i varreve,deri
te gurët e kalasë në majën e qytetit
kodra mbi fshtain Hadëraj ,që tregojnë historinë dhe ende janë të pazhbirueshme
prej shek 4-5 pes.
Çfarë
thotë autori që kemi cituar në fillim të shkrimit:”Prej kësaj të fundit ka
mbetur vetëm emri "kala", por asnjë shenjë nuk gjendet sipër tokës.
Të dyja këto fortesa janë vendosur përgjatë rrugës, që del prej Vlorës, futet në grykë të Vllahinës,
del në Gorrisht, zbret në anë të Vjosës dhe vazhdon në anën e mëngjër të këtij
lumi gjer në Tepelenë, ku ndahet më dysh: njëra degë shkon për në Gjirokastër e
Janinë dhe tjetra kthehet po anës së Vjosës e shkon në Përmet, Leskovik,
Kolonjë e Maqedoni. Kjo është rruga e krijuar prej natyrës dhe e përdorur prej
banorëve "që kur është zënë dynjaja", si i themi ne, lebërit, por më
vonë u bë pjesë e rrugës së madhe romake, që niste në Fiume, shkonte nëpër
Dalmaci, Mal të Zi, Shkodër, Durrës, Pojan (Apolonia afër Fierit) dhe vazhdonte
për në Greqi.Ndodhja e dy fortesave të tjera ,në mes të atyre të Gorrishtit[1]
dhe asaj të Tepelenes ,në një breg të vogël në fushë të Shkozës pranë Vjosës
dhe tjetra në Matohasanaj të Lopsit e pak më tej fshati Martaloz, që domethënë karakoll ose roje, lë
të kuptohet se kjo rrugë ka qenë jo vetëm me shumë rëndësi, por edhe shumë e
kërcënuar, përndryshe nuk do të ishte ndërtuar në cdo 10 a 20 kilometra një
kala. Nuk është çudi që ato të Gorrishtit dhe Treblovës të jenë ngrehur për të
ruajtur rrugën e Bylisit për në Pllakë, skelën e tij në gjirin e Vlorës. Në
kohën e Amancisë, të Bylisit dhe të Orikonit duhet të ketë qenë kultura shumë e
lartë në Labërinë e Vlorës dhe popullsia shumë e dendur sipas shenjave, që
duken edhe sot. Gjithsecili nga këto qytete duhet të ketë qenë shumë më i
populluar nga ç'është Vlora e sotme, ndryshe nuk mund të zhvillohej një art e
një zanat aq i përsosur sa të habit edhe sot. Kush ka pasur rast të shohë me
sytë e tij vepra arti të krijuara në këto qytete, si dhe sasinë e mahnitshme të
tyre, do ta vërtetojë këtë mendim. Qytete kaq të populluara dhe të kulturuara
kanë pasur natyrisht dhe rrethe të gjera të populluara dhe këto shume dendet,
të perparuara dhe prandaj kanë qenë dhe ato të detyruara të bënin një punim
tokësor intensiv e me mjeshtëri dhe shenjat e kësaj pune bujqësore duken edhe
sot në shumë vende. Shohim në fshatrat e Shullerit, (fshatrat Vajze, Velcë,
Ramicë, Matogjin e Bashaj, me këtë emër quhen dhe këto tri të fundit, që
origjinalisht quheshin Hasko-Gjin, Mato-Gjin e Memo-Gjin e sot thirren me emrin
sllavë: "Smokthinë" që domethënë:” vend fiqsh ose fiqishte), të cilat
i rreh dielli më shumë, ku janë ndryshuar brinjët e pjerreta e shumë herë fare
të pjerrëta në sheshe të dobishëm, (tarraca), e prodhimtarë me anën e ledheve,
që nisin në Lumë të Smokthines dhe mbarojnë sipër, përmbi Bashaj e Matogjin.
Sasia e arave të krijuara në këtë mënyrë është e panumërueshme dhe ndryshimi i
lartësisë së arës pranë Lumit me ato pranë fshatrave është mbase më tepër se
pesëqind metra. Këtyre arave, të ngjitura njëra me tjetrën, u kanë sjellë dhe
ujin e duhur për t'i ujitur me anë,vijash që dridhen e përdridhen sipas trajtës
e lartësisë së tokës.Në Velcë nisin ledhet në Përrua të Thellë, për nënfshat
dhe arrijnë gjer sipër te shtëpitë e para të fshatit. Në anën tjetër nisin në
Perrua të Trubullit dhe ngjiten përpjetë njeri mbi tjetrin në një simetri e
harmoni të habitshme dhe arrijnë në Rrezë të Shkëmbit. Fshati Ramicë, dikur
Hasko-Gjin, është i rrethuar prej ledheve të tilla, por më të përsosurat ledhe
në formë, të ndërtuara në vendet më të thyera, që nuk ta merr mendja se me sa
mjeshtëri e mundim janë bërë, janë ato të fshatit Vajzë në rrugën
Vlorë-Gjirokastër e pothuaj përballë Plocës e Amonicës dhe të ndara prej këtyre
nga një ose dy përrenj të thellë. Të gjitha këto ledhe ndër të gjitha fshatrat
quhen sot "Vreshta", por vreshta nuk duken gjëkundi, veçse ndonjë
lartje (pjergulle) e vjetër dhe e lënë pas dore.Në të gjitha malësitë e
Shqipërisë, ku toka e punuar është e pakët dhe e thyer, shihen ledhe primitive,
por të mbjella anë mbanë, si psh në Skrapar, Mirditë, Nikaj Mertur, Kurvelesh i
Poshtëm dhe të tjera, po asgjëkundi në formë aq të përsosur, në formë e
mjeshtëri, kaq të shumta dhe kaq te lëna pas dore sot, pasi edhe me drithë
mbillen rrallë e keq. Këto ledhe të krijuara në kohen e lumturisë, natyrisht
janë rrëzuar dhe rindërtuar herë pas here sic ngjan edhe sot, megjithë që
s'kanë më atë rëndësinë ekonomike ,që kishin më parë. Vec emrit
"Vreshtë" asnjë fjalë, asnjë gojëdhëne nuk të kujton prodhim rrushi,
vere, rakie ose rehanie vetëm në Mavrovë kam dëgjuar nga Hazbi Canua (Dautaj) i
ati i kadri Hazbiut, këtë tregim: "Dikur lashtë, shumë lashtë, Mavrova, qe
rrethuar prej armikut, i qe prerë uji dhe etja i mundonte shumë të rrethuarit. Në këtë gjendje të dëshpëruar
mavronjotët hapen vozat e verës, pinë verë,u
dhanë kuajve të etur të pijnë dhe
ata sa deshën vetë, u hypnë kuajve dhe sulmuan armikun. Sulmi ngjan të ketë
qenë i fortë si edhe vera, sepse as kuaj ,as kalorës nuk u ndaluan, pasi e
hodhën armikun, jo vetëm përtej lumit, po edhe përtej malit dhe e ndaluan
sulmin në qafë të Mazharit (Qafa e Malit përmbi Tragjas)."