Kerko: a
Blerim Rrecaj: Përshëndetje buzëqeshjesh
E hene, 09.09.2019, 08:31 PM
Përshëndetje buzëqeshjesh
Nga
Blerim Rrecaj
Duke
u çu' dikush nga karrika e autobusit, në lëvizje, kemi një përshëndetje me
buzëqeshje, e dikush që ulet pranë në karriken që u lirua, përsëri kemi
rrezatim buzëqeshjesh përshëndetëse. Si shenja të mira për ta vazhduar ditën.
Vazhdojmë secili pikëstacioneve tona. Udhëtojmë në heshtje e duke biseduar,
duke ndërruar ndonjë fjalë. Koha ka ndryshuar. Edhe moti. Edhe moti. Sot fryen
erë. Qielli është hirtësuar e bardhësuar. Dikush mban e vërtit një çadër, dhe e
var gypin mbajtës të autobusit që ngjan si degëzim qarkullimi i gypave të
nxemjes qendrore. Edhe sot këtë autobus ngjyrëverdhë përjashta e ngjyrëhirtë
përbrenda e nget kjo shofere. Konduktori merr paratë, dhuron biletat, e sheh
biletat mujore të udhëtarëve. Në rrugë qarkullojnë edhe taksi të shumta, dhe
ngasësit nguten për të parakaluar qoftë autobusët, qoftë kolegët, për të
"rrëmbyer" udhëtarët, e për të fituar diç më tepër, në këtë jetë të
ashpër me konkurrencë të egër. Ndërkohë dikush numëron paratë që sapo nxori te
ky bankomat skaj këtij stacioni. Vijon jeta me vazhdimin e tik-takeve të kësaj
dite. Si të flisnim për farë mbledhje qeverie, redaksie, ndërmarrjeje, partie a
kushediseçfarë, na shkon mendja për pikat kryesore të rendit të ditës, qoftë
kjo zyrtare a intime.
Kafenetë
të mbushura me bashkëpartiakë, me biseda, plane për të korrur suksese, për të
na kujtuar dikë që dëgjuam fëmijëve kështu duke u recitiar:
Më
ka çu hardhuca letër
Hajde
me u pajtu!
Ik
moj hardhucë
Me
ty jam hidhëru!
Hapem
e hapem,
Mbyllem
e mbyllem;
Hidhërohem,
hidhërohem,
Në
fund përqafohem!
Politikë
të raftë një pikë, thotë Mustafa Greblleshi. Po ka dhe biseda të këndshme e me
vlera, njerëzish e dashamirësh të etur e të uritur për të mirat, të bukurat, të
mbarat. Ata që s'i zuri stadiumi u bënë strehë edhe kafenetë, për të parë e
shijuar fitoren e Kosovës së pamposhtur. Po gjatë festës, e neveritshme duke
parë duke u munduar t'i bashkohen festës dhe politikanë aspak burrështetas, keq
që u valvitën dhe flamuj partiakë. Futbollisti Altin Lala mirë ka thënë: "Politikanë,
rregulloni Shqipërinë, pastaj futbollin!"
Dikush
nxjerr nga xhepi para metalike për t'ia dhuruar lypësit të lodhur.
E
dy të rinj ulur në ulësen publike në hyrje të sheshit, aty ku përkarshi rrijnë
tabelat: "Zahir Pajaziti" e "Nëna Terezë", hanë shtalba të
pjekur, blerë aty përskaj, dhe ca kokrra ua hedhin edhe harabelave që tashmë sa
vijnë e shtohen. E te ky shtalb i zier, me vetëm pak kokrra që i mungojnë në
mes, skaj kësaj rruge malore, vije çukit e ikën ky zog Gërmie. E shtrirë jo në
shtrat por në këtë shpat, në kokërr të shpinës, me duar nën kokë, me fytyrë kah
qielli, veç kur një pikë shi bije në sy, pikërisht aty ku zë fill rrjedha e
lotëve. Pas një pushimi që do të duhej të zgjaste edhe pak, ringriteni për të
ecur, duke 'cak-ur' duart me fëmijën që zgjat dorën për këtë qëllim, e të
kënaqur duke u përshëndetur pa fjalë po me buzëqeshje...